Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti Zelenskyy është shprehur vazhdimisht që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë në shkurt të 2022, se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukriana duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.
Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.
“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.
Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha të enjten se Rusia do të ishte e hapur për negociata për përfundimin e luftës nëse ato do të niseshin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, megjithëse sipas tij në bisedime do të duhej të pranoheshin "realitetet territoriale”.
Moska e përdor këtë frazë për të nënkuptuar që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga katër rajonet që forcat ruse i kanë pushtuar pjesërisht dhe për të cilat Rusia pretendon kontrollin e plotë.
Presidenti Zelenskyy është shprehur vazhdimisht që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë në shkurt të 2022, se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.
Megjithatë, rikthimi tek kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës të vitit 1991 nuk u përmend në "planin e fitores" të Presidentit Zelenskiy, që ai e prezantoi publikisht muajin e kaluar.
Presidenti Zelenskiy tha se lufta kishte të ngjarë të përfundojë më shpejt nën administratën Trump, i cili u shpreh gjatë fushatës së tij se do t'i jepte fund konfliktit me shpejtësi, pa dhënë detaje.
Presidenti Zelenskiy tha se ligji amerikan e pengonte atë të takohej me zotin Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
“Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne (për të siguruar një takim). Ne patëm një takim vërtet të mirë në shtator”, tha Presidenti Zelenskiy, duke shtuar se ai do të bisedonte vetëm me vetë zotin Trump dhe jo me ndonjë të dërguar apo këshilltar./VOA
Foto ilustruese MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Z...
Protesta GJEORGJI- Protestuesit në Abkhazi sulmuan parlamentin dhe refuzuan të largoheshin nga ndërtesa edhe pasi presidenti i raj...
Spitali INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali n&eum...
Filipine FILIPINE- Super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj. Stuhia...
Mitsotakis dhe Samaras GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ditën e sotme përjashtimin nga partia Demokracia...
Carlos Mazón SPANJË- Udhëheqësi rajonal spanjoll, Carlos Mazón që po përballet me presion të jashtëzakonsh...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proc...
Foto ilustruese GAZA- Një avion i forcave ajrore italiane u ngrit të shtunën duke transportuar më shumë se 15 tonë ndihm...
Joe Biden dhe Giorgia Meloni ROMË- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përs&eum...
Sergio Mattarella ITALIA- Në Fletoren Zyrtare të hënën do të publikohet ligji që e bën të dënueshëm krimi...