16 Nëntor 2024, 18:47
Nga N.F
Spitali
INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali në veri të Indisë. Zjarri u përhap shpejt dhe pasoi kaos dhe panik me prindërit që thyen xhamat për të hyrë në repart, duke u përpjekur të shpëtojnë fëmijët e tyre.
"Infermieret po i shtynin njerëzit jashtë, por ata që arritën të futeshin, kapën çdo fëmijë që mundën," tha një dëshmitar.
Stafi i spitalit në rrethin Jhansi në shtetin Uttar Pradesh arriti të shpëtojë 44 foshnja, por 16 janë në gjendje kritike. Tre nga dhjetë foshnjat që vdiqën ende nuk janë identifikuar, duke i lënë prindërit të pyesin nëse ishin fëmijët e tyre.
“Kur shpërtheu zjarri, nuk munda të hyja për të shpëtuar fëmijën tim. Si munda? Kur askush nuk mund të hynte, si mund të ma jepte dikush fëmijën tim?" tha një nënë e re, e cila është ende në kërkim të foshnjës së saj 10-ditore.
Zjarri i së premtes mbrëma në spitalin Maharani Laxmi Bai Medical College i atribuohet një defekti elektrik. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqnin prindër të shqetësuar jashtë spitalit për fatin e fëmijëve të tyre.
Mediat indiane raportuan se zjarri fillimisht shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të repartit të foshnjave rreth orës 22:30 me orën lokale. Zyrtarët lokalë besojnë se një qark i shkurtër ose një mosfunksionim tjetër në një makinë të përdorur për të ngritur nivelin e oksigjenit në dhomë shkaktoi zjarrin.
zjarr ne spital ne indi vdesin 10 foshnja
Bota
16 Nëntor 2024, 17:14
ZH.LL
Filipine
FILIPINE- Super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj.
Stuhia...
Bota
16 Nëntor 2024, 17:09
N.F
Mitsotakis dhe Samaras
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ditën e sotme përjashtimin nga partia Demokracia...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:47
ZH.LL
Carlos Mazón
SPANJË- Udhëheqësi rajonal spanjoll, Carlos Mazón që po përballet me presion të jashtëzakonsh...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:37
ZH.LL
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proc...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:21
ZH.LL
Foto ilustruese
GAZA- Një avion i forcave ajrore italiane u ngrit të shtunën duke transportuar më shumë se 15 tonë ndihm...
Bota
16 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Joe Biden dhe Giorgia Meloni
ROMË- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përs&eum...
Bota
16 Nëntor 2024, 14:00
ZH.LL
Sergio Mattarella
ITALIA- Në Fletoren Zyrtare të hënën do të publikohet ligji që e bën të dënueshëm krimi...
Bota
16 Nëntor 2024, 13:01
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 ...
Bota
16 Nëntor 2024, 12:54
ZH.LL
Foto ilustruese
KINË- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi u dogj nga zjarri m&...
Bota
16 Nëntor 2024, 12:28
ZH.LL
punetore ndertimi
GJERMANI- Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e pun&eum...