LIVE UPDATES
Bota

Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska

Agjencia kanadeze Mjedisi ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit. Në një njoftim të posaçëm për motit më 7 qershor, agjencia rekomandoi që të gjithë të mbajnë maska kur të jenë jashtë shtëpive.

8 Qershor 2023, 09:06 Nga k.m.
Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen
Foto ilustruese

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada. Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.

Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë, thanë zyrtarët të mërkurën. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kuebekut. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë falas një milion maska për banorët.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është Covid”, tha ajo në një konferencë për media, teksa shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë dhe për këtë arsye janë mënyra të sigurta udhëtimi.

Agjencia kanadeze Mjedisi ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit. Në një njoftim të posaçëm për motit më 7 qershor, agjencia rekomandoi që të gjithë të mbajnë maska kur të jenë jashtë shtëpive.

“Këto grimca të imëta paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin. Megjithatë, respiratorët nuk e zvogëlojnë ekspozimin ndaj gazeve në tymin e zjarrit,”- thuhet në deklaratën e Environment Canada.

Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e klasifikoi cilësinë e ajrit në pjesën më të madhe të verilindjes së vendit si “të pashëndetshme” veçanërisht për njerëzit me probleme të frymëmarrjes. Gjithsej, miliona njerëz në Amerikën e Veriut mendohet se janë në ndonjë formë paralajmërimi për cilësinë e ajrit.

Në Nju Jork, një mjegull portokalli mbuloi horizontin e qytetit dhe monumentet, përfshirë Statujën e Lirisë. Kopshtet zoologjike kanë futur kafshët në ambiente të mbyllura dhe, në Nju Jork, shëtitjet me kuaj me karroca janë pezulluar.

Më 7 qershor, shkollat në zonën e Uashington DC anuluan gjithashtu aktivitetet në natyrë pasi nivelet e cilësisë së ajrit u përkeqësuan, ndërsa Detroit u rendit si zona e pestë metropolitane më renditjen më të keqe në botë për ndotjen e ajrit.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar njerëzit të mos ushtrojnë jashtë dhe ta minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ajri paraqet rreziqe të menjëhershme dhe afatgjatë për shëndetin.

Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin më të keq të zjarreve në histori. Ekspertët kanë vënë në dukje se pranvera ka qenë më e ngrohtë dhe më e thatë se zakonisht. Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës. Zjarret në Kanada kanë djegur tashmë më shumë se 3.8 milion hektarë tokë - një sipërfaqe 12 herë më e madhe se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.

Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për t’i ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 7 qershor. Po këtë ditë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, zhvilluan një telefonatë për ta diskutuar situatën aktuale.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të gazrave serrë./REL

kanada

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj