8 Qershor 2023, 08:14
Nga I.A
Kongresi
SHBA- Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duhet të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të mund të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.
“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t'i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t'u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
Senatorët u bënë thirrje të udhëheqësve që ndërsa shqyrtojnë hapat e tyre të ardhshëm, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.
“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe pa rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.
Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.
Marrë nga VOA
jeanne shaheen aleksandar vuçiç albin kurti tensionet në veri të kosovës
Bota
8 Qershor 2023, 08:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar nj&...
Bota
8 Qershor 2023, 07:48
I.A
Chris Licht
SHBA- Rrjeti televiziv CNN pushoi nga puna shefin ekzekutiv Chris Licht pas një viti të trazuar në drejtimin e kanalit televiziv...
Bota
8 Qershor 2023, 07:34
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovës nga ana e të dërguarve të posa&cce...
Bota
7 Qershor 2023, 21:58
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë sot një intervistë për televizionin France24, ku ka folur për zhvi...
Bota
7 Qershor 2023, 21:54
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 27 maj, grupet ekstremiste në Veri të Kosovë...
Bota
7 Qershor 2023, 21:28
a.l
Gabriel Escobar
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të të...
Bota
7 Qershor 2023, 21:15
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë publike njof...
Bota
7 Qershor 2023, 21:07
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se është e qartë se zgjedhjet e parak...
Bota
7 Qershor 2023, 20:48
a.l
Kilauea
Vullkani Kilauea i Hawait ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure. Shpërthimi aktualisht ësht...
Bota
7 Qershor 2023, 20:47
m.s
foto ilustruese
MOSKË - Bombardues strategjikë me rreze të gjatë të ushtrisë ruse dhe kineze bënë patrullime t&eum...