LIVE UPDATES
Bota

Nuk ka qetësi për Trump/ Ish-Presidentit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara

Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht po bën fushatë për t'u bërë president i SHBA-së edhe një herë.

8 Qershor 2023, 08:02 Nga I.A
Nuk ka qetësi për Trump/ Ish-Presidentit mund t’i ngrihen akuza
Donald Trump

SHBA- Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ai kishte në posedim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe, raportojnë media amerikane. Vendimi i prokurorëve federalë për ta njoftuar ish-presidentin amerikan se po zhvillohen hetime penale sugjeron se ai së shpejti mund të përballet me akuza lidhur me këtë rast.

Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht po bën fushatë për t'u bërë president i SHBA-së edhe një herë. Prokurorët kanë qenë duke e hetuar transferimin e dosjeve konfidenciale në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago të Floridës që nga viti i kaluar.

Kjo pronë ishte kontrolluar në gusht të vitit të kaluar, kur ishin sekuestruar 11.000 dokumente, përfshirë rreth 100 të etiketuara si dokumente të klasifikuara. Disa prej tyre cilësoheshin top sekret.

Në një intervistë të dhënë më 7 qershor, Trump mohoi të i ishte thënë se ai përballet me një aktakuzë për këto dokumente.

Kur u pyet nga New York Times nëse i ishte thënë se ndaj tij po zhvillohej një hetim federal, Trump tha se “duhet ta kuptoni” se ai nuk ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorët.

CNN, ABC Neës dhe Politico të gjitha raportuan mbrëmjen e 7 qershorit se Trump ishte njoftuar se ndaj tij po zhvillohej një hetim penal.

Këto media thanë se ky veprim i prokurorëve sinjalizon se akuzat mund të ngrihen së shpejti, por se është gjithashtu e mundur që një personit, të cilit i është thënë se është nën hetime, të mos i ngrihet aktakuzë.

New York Times citoi dy njerëz të njohur me këtë çështje të kenë thënë se njoftimi erdhi nga zyra e Jack Smith, i cili më parë shërbente si prokuror i specializuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, tha se një burim i afërt me Trumpin i kishte konfirmuar se ndaj ish-presidentit amerikan po zhvilloheshin hetime penale, por nuk e kishte konfirmuar nëse ai kishte marrë njoftim zyrtar për këtë gjë.

Ky lajm vjen pasi prokurorët gjetën një regjistrim audio të Trumpit, në të cilin ai pranonte se ka mbajtur një dokument të klasifikuar edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet e dokumenteve që mund të kenë qenë në posedim të Trumpit mbeten të paqarta. Dokumentet e klasifikuara zakonisht përmbajnë informacione që zyrtarët mendojnë se mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen publike.

Është kundër ligjit të SHBA-së që zyrtarët federalë, përfshirë presidentët, të transferojnë ose mbajnë dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar.

Në fillim të kësaj jave, anëtarët e ekipit ligjor të Trumpit u takuan me hetuesit në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.

Trump, i cili kryeson në sondazhet për të qenë kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024, ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar hetimin e departamentit të drejtësisë si “të motivuar politikisht” dhe një “gjueti shtrigash”.

Çdo aktakuzë lidhur me dokumentet e klasifikuara do të vinte pasi Trump u bë ish-presidenti i parë që u akuzua për krim në SHBA, pasi ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore për një pagesë për ta blerë heshtjen e një ylli të pornografisë. Gjyqi ndaj tij për këtë rast do të zhvillohet në Nju Jork vitin e ardhshëm.

Marrë nga REL

donald trump

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë