LIVE UPDATES
Bota

NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

8 Qershor 2023, 09:03 Nga k.m.
NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë
Foto ilustruese

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri.

Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje .

Smith u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion për t’u siguruar që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të tyre në mbrojtje, siç është rënë dakord në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet ta përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po planifikojnë të sjellin një DIP 2.0” në samit, tha Smith, duke shtyrë aleatët e NATO-s ta përmbushin dhe kapërcejnë pragun prej 2 për qind brenda viteve të ardhshme. Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin lituanez, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë presion NATO-s për ta lejuar anëtarësimin e vendit të tij, pritet të marrë pjesë në samit. Ai tha në fillim të kësaj jave se Ukraina është “gati për t'u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në këtë samit.

Lidhur me zgjerimin e mundshëm të NATO-s, Smith dhe Stoltenberg e bënë të qartë se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë, por se zgjidhja ka të ngjarë të jetë një kompromis midis opinioneve të ndryshme të aleatëve të NATO-s.

“Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

Stoltenberg shtoi se nevojitet një diskutim i marrëveshjeve të sigurisë para se Ukraina të bashkohet me aleancën ushtarake, por nuk specifikoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Shefi i NATO-s sqaroi se u takon aleatëve dhe Ukrainës që ta marrin vendimin përfundimtar se kur duhet të anëtarësohet Ukraina. Megjithatë, ai ritheksoi angazhimin e NATO-s për ta bërë Ukrainën anëtare pas luftës.

“Kur të përfundojë kjo luftë, ne e kemi një kornizë për t’i parandaluar sulmet e mëtejshme në Ukrainë”, tha ai.

Të dy zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin e NATO-s për fitoren e Ukrainës. I pyetur për një kundërofensivë ukrainase të shumëpritur, Stoltenberg tha se fitorja e Ukrainës si një komb i pavarur dhe sovran është një prioritet kryesor i NATO-s, por nuk foli më shumë për planet e Ukrainës për kundërsulm, përveçse tha se ukrainasit “kanë aftësinë për të çlironi tokat e mbajtura nga rusët”./REL

nato

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen