LIVE UPDATES
Bota

Reforma e azilit në BE ngjall pakënaqësi në Gjermani

Gjermania i mbështet planet e Komisionit të BE-së, të cilat përfshijnë procedura të shpejta për sqarimin e kërkesave për azil në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe deportime më të lehta drejt vendeve të treta. Por qeveria federale po përpiqet për marrëveshje detyruese për shpërndarjen e refugjatëve ose të paktën pagesat e kompensimit nga vendet që nuk duan të pranojnë azilkërkues.

8 Qershor 2023, 08:54 Nga f.i
Reforma e azilit në BE ngjall pakënaqësi në Gjermani
Olaf Scholz

GJERMANI- Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të enjten pikat kyçe të politikës së përbashkët të azilit në Luksemburg. Ata duan të bien dakord për procedura të reja të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm të Evropës dhe për një shpërndarje më të drejtë të refugjatëvve midis vendeve anëtare.

Komisionerja e Brendshme e BE-së, Ylva Johansson ishte optimiste se mund të arrihej një "përparim" pas vitesh mosmarrëveshjeje. Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nansy Faeser (SPD) ka sinjalizuar miratimin e procedurave të planifikuara kufitare. Por brenda Gjermanisë ka kritika të ashpra nga radhët e dy partive të koalicionit, Të Gjelbrit dhe SPD, si edhe nga organizatat joqeveritare dhe shkencëtarët. Ata i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që  të mos pajtohet me propozimin e BE.

Sistemi i Dublinit mbetet në fuqi

Këshilli për Migracionin, një organizatë ku marrin pjesë kryesisht shkencëtarë të fushës, deklaroi të mërkurën në Berlin se asnjë reformë nuk do të ishte më e mirë se ajo  që do të rriste problemet në politikën e BE-së për azilin. Kryetari i këshillit, Vassilis Tsianos, i bëri thirrje Ministres Federale të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), të votojë kundër planeve të reformës në Luksemburg. Tsianos tha se planet nuk çojnë në një sistem të përbashkët azili, por  thellojnë më tej ndarjen e Evropës në politikën e azilit dhe migracionit. Këshilli kritikoi faktin që me planet e reja nuk po reformohet sistemi i Dublinit, i cili i vë nën presion të madh shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm  të BE-së. Sipas sistemit të Dublinit, përgjegjës për refugjatët është ai vend, tokën e të cilit ka shkelur refugjati për herë të parë.

Procedurat kufitare nuk janë procedura të mirëfillta azili, por vetëm një “kontroll paraprak i bazuar në kritere të përafërta”. Arsyet e arratisjes dhe nevoja për mbrojtje nuk mund të dokumentohen si duhen. Kjo çon në burgime pranë kufirit, tha Bernd Kasparek nga Instituti i Berlinit për Hulumtime Emprike për Migrim dhe Integrim. Reforma e planifikuar e BE-së synon "të minojë sistematikisht qasjen e azilkërkuesve në ligjin e azilit", kritikoi Marei Pelzer, specialiste për  ligjin e azilit dhe migracionit nga organizata Pro Asyl. Refugjatët në kufi nuk do të kenë përfaqësim ligjor, kjo bën që të mos ketë një procedurë të drejtë azili. 

Përfaqësuesi i Këshillit të Kishës Ungjillore në Gjermani (EKD), peshkopi Christian Stäblein, u bëri thirrje të mërkurën ministrave të brendshëm të BE-së që të tregojnë "guxim për një politikë humane me  refugjatët". Stäblein kërkoi që reforma  të përmirësojë mbrojtjen e refugjatëve dhe efektivitetin e sistemit të azilit. “Refuzoj shprehimisht procedurat e detyrueshme kufitare dhe zhvendosjen e mbrojtjes së refugjatëve në vendet jashtë BE-së duke zgjeruar listën e vendeve të treta të sigurta”, tha peshkopi i Kishës Ungjillore Berlin-Brandenburg-Schlesische Oberlausitz (EKBO) për agjencinë gjermane të lajmeve, epd.

Kritikë edhe nga radhët e partive të koalicionit

Por kritikë vjen në edhe nga vetë partitë e koalicionit qeverisës:Shumë politikanë të partisë Të Gjelbrit e kanë të vështirë të pranojnë që njerëzit që kërkojnë mbrojtje mund të mbahen në ambiente në kufijtë e jashtëm të BE-së me javë të tëra, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u shqyrtuar. Në programin e tyre zgjedhor, të Gjelbrit e hodhën poshtë qartë këtë në 2021. Rreth 730 anëtarë të partisë Të Gjelbrit qëndrojnë pas një letre drejtuar politikanëve kryesorë në partinë e tyre, ku kritikojnë kursin e “trembjes dhe izolimit”.  22 nga 206 deputetë të grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag nënshkruan gjithashtu një deklaratë që kundërshton qartë reformën. Aty thuhet: "Ne e shohim në mënyrë kritike futjen gjithëpërfshirëse të procedurave kufitare, pasi ato nxisin kushte të përafërta me burgosjen".

Qeveria gjermane pro planeve

Gjermania i mbështet planet e Komisionit të BE-së, të cilat përfshijnë procedura të shpejta për sqarimin e kërkesave për azil në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe deportime më të lehta drejt vendeve të treta. Por qeveria federale po përpiqet për marrëveshje detyruese për shpërndarjen e refugjatëve ose të paktën pagesat e kompensimit nga vendet që nuk duan të pranojnë azilkërkues. Gjithashtu, Të Gjelbrit duan që nga kjo procedurë e përshpejtuar të përjashtohen familjet.  Marei Pelzer, nga Pro Asyl është skeptike se Gjermania do të ketë sukses me këtë kërkesë.

Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë që të martën, 6 qershor, në Berlin, se Gjermania tashmë e ka marrë vendimin.  Që nga lëvizja e madhe e refugjatëve në 2015 dhe 2016, ka pasur grindje të vazhdueshme në BE nëse ata që kërkojnë mbrojtje duhet të shpërndahen në të gjitha vendet anëtare. Kjo parashikohet edhe në propozimin aktual të Komisionit të BE-së. Ministrja e Brendshme e SPD, Nancy Faeser, nga ana e vet, ka disa javë që "moment historik" për politikën e BE-së për refugjatët. Të paktën që nga fluksi i miliona refugjatëve nga viti 2015, politika e përbashkët e BE-së për azilin është konsideruar e dështuar – pavarësisht përpjekjeve të shumta për reforma.

Nëse 15 nga 27 vendet anëtare të BE-së votojnë në favor të reformës në Luksemburg dhe nëse së bashku përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë totale të BE-së, atëherë mund të fillohet me negociatat me Parlamentin e BE-së.

Marrë nga DW

gjermani azilet refugjatet ne gjermani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë