LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari amerikan: Sulmi me dron ndaj fabrikës iraniane duket të jetë bërë nga Izraeli

Irani pretendon se ka kapur dronët që goditën objektivin pranë qytetit qendror të Isfahanit dhe tha se nuk pati viktima apo dëme serioze.

29 Janar 2023, 21:34 Nga k.m.
Zyrtari amerikan: Sulmi me dron ndaj fabrikës iraniane duket të
Foto ilustruese

Izraeli duket të jetë pas një sulmi me dron gjatë natës në një fabrikë ushtarake në Iran, tha një zyrtar amerikan të dielën. Irani pretendon se ka kapur dronët që goditën objektivin pranë qytetit qendror të Isfahanit dhe tha se nuk pati viktima apo dëme serioze.

Vlerësimi i shkallës së dëmit në mënyrë të pavarur nuk ishte i mundur. Media shtetërore iraniane publikoi një video ku shihet një shkëndijë në qiell dhe automjetet e urgjencës në vendngjarje. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentojë. Izraeli ka paralajmëruar prej kohësh se është i gatshëm të godasë objektivat iraniane në rast se diplomacia dështon të frenojë programet bërthamore ose raketore të Teheranit, por autoritetet e këtij vendi kanë një praktikë të përmbajtjes nga komemntimi i incidenteve specifike.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Partick Ryder tha se asnjë forcë ushtarake amerikane nuk ishte e përfshirë në sulmet në Iran, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Njoftimet rreth deklarimeve të zyrtarëve amerikanë mbi rolin e Izraelit në sulm u publikuan fillimisht në gazetën Wall Street Journal, duke cituar burime të paidentifikuara. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë Reuters se duket se Izraeli ishte i përfshirë. Disa zyrtarë të tjerë amerikanë nuk pranuan të komentojnë përtej asaj se Uashingtoni nuk luajti asnjë rol në sulm.

Teherani nuk fajësoi askënd zyrtarisht për atë që ministri i Jashtëm Hossen Amirabdollahian e quajti një sulm “frikacak” që synon të shkaktojë “pasiguri” në Iran. Por televizioni shtetëror transmetoi komentet e një ligjvënësi, Hossein Mirzaie, duke thënë se ka “spekulime të forta” se Izraeli qëndron pas tij.

Sulmi vjen në një periudhë tensionesh midis Iranit dhe Perëndimit rreth aktivitetit bërthamor të Teheranit dhe furnizimin me armë të Rusisë në luftën kundër Ukrainës, duke përfshirë “dronët sulmues” me rreze të gjatë , si dhe disa muaj demonstratash antiqeveritare në vend.

“Veprime të tilla nuk ndikojnë në vendosmërinë e ekspertëve tanë për të shënuar përparime në punën tonë paqësore bërthamore”, u tha gazetarëve ministri iranian i Mbrojtjes, Amirabdollahian.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi i parë izraelit në Iran nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanjahu, i cili u kthye në detyrë muajin e kaluar, qeveria më e djathtë në historinë izraelite. Në Ukrainë, e cila akuzon Iranin për furnizimin e Rusisë me qindra dronë sulmues për të goditur objektivat civile, një ndihmës i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy bëri një lidhje midis incidentit dhe luftës në vendin e tij.

“Natë me shpërthime në Iran. Ju kam paralajmëruar”, shkroi në Twitter, Mykhailo Podolyak.

Irani ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por thotë se ata janë dërguar para fillimit të sulmit të Moskës kundër Ukrainës vitin që shkoi. Moska kundërshton deklaratatat se ushtria e saj përdor dronë iraninaë, megjithëse shumë prej tyre janë rrëzuar dhe gjetur atje.

Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur që nga shtatori. Sipas marrëveshjes, nga e cila ishte tërhequr Uashingtoni më 2018 nën udhëheqjen e Presidentit të atëhershëm Donald Trump, Teherani binte dakord të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sundimtarët klerikë të Iranit janë përballur po ashtu me trazira të brendshme gjatë muajve të fundit, pas demonstratave anti-qeveritare të nxitura nga vdekja në paraburgim e një gruaje që ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit për mënyrën se si kishte vendosur mbulesën e flokëve./VOA

iran sulmi me drone ne iran izrael

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen