Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deidre u shpreh se konfliktet që kanë ndodhur gjatë viteve 90-ta e që e kishin shoqëruar shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë qenë një kohë e errët edhe për Evropën.
KOSOVË- Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Deidre Brown ka folur në lidhje me 25 vjetorin e fillimit bombardimeve të NATO-s. Deidre u shpreh se konfliktet që kanë ndodhur gjatë viteve 90-ta e që e kishin shoqëruar shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë qenë një kohë e errët edhe për Evropën.
Zyrtarja britanike ka kujtuar fjalët e Sekretarit të NATO-s në vitin 1999 se fushata e bombardimeve e udhëhequr nga NATO s’ka qenë kundër popullit serb dhe se ajo kishte nisur për t’iu dhënë fund abuzimeve në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, e që kanë pasur implikime në sigurinë e rajonit dhe atë të Evropës. Deidre u shpreh se ndërhyrja e NATO-s dha fund armiqësive, duke rihapur perspektivat për komunitetet për të ndërtuar një të ardhme pozitive së bashku.
“Kosova e vitit 2024 është e panjohshme nga ajo e vitit 1999 dhe ne jemi krenarë për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e progresit të saj. Ashtu si partnerët e tjerë të NATO-s, Mbretëria e Bashkuar po punon për të ndërtuar partneritete largpamëse me Serbinë, Kosovën dhe vende të tjera në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ne inkurajojmë të gjitha shtetet në rajon që të respektojnë Deklaratat e tyre të Përbashkëta të vitit 2018 për të bashkëpunuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, personat e zhdukur dhe trajtimin e krimeve të luftës, të bëra në kuadër të Procesit të Berlinit. Ngjarjet e fundit kanë treguar se edhe sot, normalizimi dhe pajtimi mbeten të pakapshme. U bëjmë thirrje liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë angazhimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve të tyre dhe për të ofruar të ardhmen paqësore, të qëndrueshme dhe të begatë që qytetarët e tyre meritojnë”, ka përfunduar ajo.
fotot ilustruese UKRAINË- Ministri moldav i Mbrojtjes Anatolie Nosatii konfirmoi të premten se qytetarët e vendit po luftojnë përk...
Emmanuel Macron RUSI- Kushdo që mendon se Rusia do të ndalet në Donbas dhe Krime e ka gabim, ka thënë presidenti francez Emmanuel ...
Pamjet e publikuara KOSOVË- Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misi...
pamje ilustruese SHBA- Tre vjet më parë, gjithçka ndryshoi për Victor Sharrah kur fytyrat demonike u shfaqën kudo dhe jeta ...
foto ilustruese KOSOVË- Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) i ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët en...
ari që peshon 64.8 gramë ANGLI- Pjesa më e madhe e arit e gjetur ndonjëherë në Angli është detektuar nga një m...
Buckingham Palace BRITANI E MADHE- Buckingham Palace është aktualisht në kërkim të një asistenti/eje komunikimi për...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi nevojën për të mbrojtur civilët në Gaza gjatë t...
Fani Willis SHBA- Gjykatësi i çështjes mbi ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale në Xhorxhia në vitin 2020 i hapi udh...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Ko...