LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH mban të pandryshuara normat e interesit, paralajmëron rritje; inflacioni +3%

2 Shkurt 2022, 18:32 Nga DOSJA
BSH mban të pandryshuara normat e interesit, paralajmëron rritje;

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%, duke shtyrë edhe pak në kohë procesin e pritshëm të tërheqjes së stimulit monetar. Guvernatori, Gent Sejko, tha në deklaratën pas mbledhjes së sotme se goditjet e ofertës në inflacion po rezultojnë më të forta se parashikimet, por megjithatë Banka e Shqipërisë i qëndron projeksionit bazë se këto goditje do të zbuten deri në mesin e këtij viti.

Sipas parashikimit të ri të Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të kthehet pranë objektivit prej 3% në vitin 2023, ndërsa në projeksionet e mëparshme pritej që kjo të ndodhte brenda vitit 2022.

Megjithëse Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuara normat e interesit, orientimet për tregun ishin të ngjashme me ato të përcjella në dy mbledhjet e mëparshme. Sejko tha se tërheqja e stimulit monetar do të nisë gjatë muajve të ardhshëm, çka nënkupton se norma bazë e interesit dhe normat e tjera referuese të Bankës së Shqipërisë do të rriten.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimi i skenarit bazë, ai i konsolidimit të mëtejshëm të rimëkëmbjes, i vijimit të rritjes graduale të presioneve të brendshme inflacioniste dhe i frenimit të goditjeve të ofertës, do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë vitit 2022. Ky normalizim pritet të fillojë në muajt në vijim dhe të vijojë në mënyrë graduale gjatë horizontit afatmesëm. Nëpërmjet tij, Banka e Shqipërisë do të synojë respektimin e objektivit tonë të inflacionit dhe do të krijojë premisa për një rritje më të qëndrueshme ekonomike në afatin e mesëm e të gjatë,” tha Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare ka vijuar rimëkëmbjen dhe rritjen pozitive edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar dhe se tashmë Prodhimi i Brendshëm Bruto është kthyer në nivelet e shënuara para pandemisë dhe para tërmetit të 2019. Guvernatori Sejko nënvizoi se këto goditje nuk kanë shkaktuar pasoja strukturore afatgjata në ekonominë shqiptare.

Ai tha se rritja ekonomike pritet të vazhdojë edhe për vitin 2022, por me ritme më të ulëta krahasuar me ritmet e vitit të kaluar. Për tre tremujorët e vitit 2021, ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur me 10.6%. Normat e larta të rritjes së vitit të kaluar i detyrohen edhe efektit të fortë të bazës krahasuese që shkaktoi pandemia gjatë vitit 2020.

“Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Ekonomia shqiptare parashikohet të ndjekë një trajektore rritëse gjatë viteve në vijim. Rritja e aktivitetit pritet të mbështetet si nga kërkesa e brendshme dhe nga ajo e huaj, duke pasqyruar kushtet e favorshme të financimit, përmirësimin e besimit dhe të bilanceve të sektorit privat, si dhe rritjen e kërkesës në ekonomitë partnere.

Përkundrejt niveleve të larta të vitit 2021, normat e rritjes ekonomike pritet të vijnë në reduktim gjatë vitit 2022 e në vazhdim. Megjithatë, zgjerimi i kërkesës pritet të jetë i mjaftueshëm për të siguruar rritje të punësimit në linjë me ofertën e tregut dhe rritje të pagave në linjë me objektivin tonë të inflacionit.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime do të mundësojë rritjen e pothuajse të gjithë sektorëve të ekonomisë, ndonëse disa prej tyre do të përballen me kosto të rritura për produktet bazë dhe ato energjetike,” u shpreh ai.

Rreziku kryesor për objektivin e inflacionit, por edhe për vijimësinë e rimëkëmbjes ekonomike ngelet goditja inflacioniste që po vjen kryesisht nga çmimet e lëndëve të para dhe produkteve energjetike. Nëse rritja e çmimeve do të vijojë edhe përtej parashikimeve të skenarit bazë të bankës së Shqipërisë (mesi i këtij viti), kjo do të përkthehehj në një shtrëngim më të madh monetary dhe rritje më të shpejtë të normave të interesit.

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë gent sejko tirane banka e shqipërisë gent sejko tirane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale