Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Çau patrullën dhe rrezikoi efektivët, shpallet në kërkim 29-vjeçari, armën e hodhi në det
11 Shkurt 2022, 19:26Nga DOSJA
Njoftimi i policisë Sarandë
Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi në det për të fshehur provat. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
TIRANË– Një person ka rënë në pranga pas zbulimit të laboratorit të drogës në Ndroq të Tiranës. Dosja.al ka mësuar se personi në fjalë është prangosu...
TIRANË- Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndidhru në afërsi të Lundrës.Sipas policisë shkaku i rënies ...
TIRANË– Elton Bano, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është kthyer në një temë diskutimi gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin Qendror të Z...
TIRANE – U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e ...
KUKËS- 3 ton e 519 kilogramë kafe janë sekuestruar pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se gjatë aksionit të policisë në ambientet e marra në përdorim nga nj...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur të pyetet nga prokurorët belgë në cilësinë e bashkëp...
TIRANË – Një automjet në Laprakë ka dalë nga rruga. Policia njofton se drejtuesi i një makine me inicialet S.S. humbi kontrollin e automjetit të tij ...
TIRANË– Dy punonjës të OSHEE-së kanë përfunduar në polici pas zbulimit të laboratorit të kanabisit në Ndroq, Tiranë. Mësohet se në banesën ku kultivo...