LIVE UPDATES
Bota

TANKET GATI! Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?

12 Shkurt 2022, 08:20 Nga DOSJA
TANKET GATI! Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të

Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh. Diplomatët dhe udhëheqës të qeverive, ndërkohë, u ndeshën me vështirësi në përpjekjet për të rifilluar bisedimet e bllokuara për të shmangur fillimin e një lufte të hapur.

Ja një vështrim mbi arsyet që kanë rritur frikën e fillimit të një lufte:

PARALAJMËRIME TË FORTA NGA SHTËPIA E BARDHË

Shtëpia e Bardhë tha se ende nuk e dinte nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të pushtuar, por tha se Putini ka grumbulluar të gjithë elementët për ta bërë këtë shpejt dhe u kërkoi amerikanëve në Ukrainë që të largoheshin brenda 48 orëve të ardhshme. Shumë analistë besonin se një pushtim i Ukrainës nuk kishte gjasa të fillonte deri më 20 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kinë.

Retorika e shtuar e Shteteve të Bashkuarae pasoi informacionet e reja të inteligjencës që tregojnë një rritje tjetër të numrit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

“Ne nuk mund ta përcaktojmë tani ditën dhe orën e fillimit të një sulmi, por kjo është shumë më e mundur të ndodh në çdo moment“, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan.

Sipas një zyrtari amerikan të njohur me gjetjet, Shtetet e Bashkuara morën informacione të inteligjencës, sipas të cilave Rusia po e shikon të mërkurën si një datë të mundshme të fillimit të një sulmi. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe e bëri këtë vetëm në kushte anonimiteti, nuk pranoi të thoshte se sa përfundimtare ishin informacionet e inteligjencës.

Në një demonstrim të përkushtimit amerikan ndaj aleatëve të NATO-s, Pentagoni njoftoi dërgimin e 3,000 trupave të tjera luftarake në Poloni për t’u bashkuar me 1,700 ushtarët amerikanë që tashmë ndodhen atje, tha të premten një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të diskutojnë me telefon për krizën në kufirin Ukrainë-Rusi të shtunën. Disa aleatë të NATO-s, përfshirë Britaninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, po u kërkojnë gjithashtu qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

PËRGATITJET DHE POZICIONIMET

Në portin rumun të Konstancës, në brigjet e Detit të Zi, zhurma e madhe nga dislokimi i pajisjeve të rënda ushtarake të Shteteve të Bashkuara po thyen heshtjen dhe qetësinë, shenja se përforcimet dhe 1000 trupa të tjera amerikane po vendosen në një bazë ajrore atje. Ky është një tjetër tregues i përforcimit me pajisje të rënda në zonat strategjike rreth Detit të Zi, ku Rusia, Ukraina dhe tre aleatë të NATO-s kanë baza ushtarake.

“Nga kjo zonë në rajonin e Detit të Zi, deri në Baltik, aleatët po përfocojnë praninë e NATO-s në këtë kohë kritike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nga Konstanca. Fqinji i Rumanisë, Bullgaria do të mirëpresë gjithashtu avionët spanjollë, që do të shtojnë më tej praninë e fuqishme të aleancës në rajon.

Në ujërat e Detit të Zi, anijet luftarake të flotës baltike dhe veriore të Rusisë mbërritën në Gjirin e Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Anije të tjera po u bashkohen forcave të ngjashme luftarake që janë pjesë e flotës ruse të Detit të Zi, duke rritur aftësinë e saj të zbarkimit amfib.

Moska ka njoftuar stërvitje gjithëpërfshirëse në Detin e Zi dhe Detin Azov në ditët në vijim dhe ka mbyllur zona të mëdha të transportit tregtar, duke nxitur një reagim të fortë nga Ukraina. Në kufirin verior të Ukrainës, Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia kanë filluar manovrat 10 ditore ushtarake, ku do të përdoret municion real.

“Ekziston rreziku për një pushtim të plotë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por ai shtoi se edhe kërcënime të tjera janë të pranishme, “përfshirë përpjekjet për të rrëzuar qeverinë në Kiev”.

PËR MOMENTIN TANKET KANË ZËVENDËSUAR BISEDIMET

Pavarësisht nga përpjekjet e mëdha diplomatike në Evropë, në të cilat u përfshinë edhe udhëheqës të lartë, rezultatet kanë qenë shumë të pakta, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të presin, e të shohin se cila palë do të bëjë lëshime e para. Lajmi i vetëm pak pozitiv të premten dukej se doli nga Moska, ku sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se kishte patur një diskutim “konstruktiv dhe të sinqertë” me homologun rus Sergei Shoigu.

“Dëgjova qartë nga qeveria ruse se nuk kishin ndërmend të pushtonin Ukrainën”, tha Wallace për gazetarët në Moskë. Ai shtoi: “Ne do ta gjykojmë atë deklaratë në bazë të provave në terren”.

Bisedimet në Berlin midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilave iu bashkuan Franca dhe Gjermania, në fillim shtuan shpresat për njëfarë përparimi pasi ato zgjatën deri në mëngjesin e së premtes, por në fund, ato nuk sollën rezultate të rëndësishme.

“Për fat të keq, gati nëntë orë bisedime kanë përfunduar pa ndonjë rezultat të rëndësishëm”, tha zëvendës shefi i shtabit rus Dmitry Kozak. Mbeti e paqartë se kur dhe si do të bëhej përpjekja e radhës për një përparim.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në ndërprerjen e luftimeve në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore midis forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, por përleshjet e rregullta në shkallë më të ulët kanë vazhduar. Kremlini ka akuzuar Kievin për sabotim të marrëveshjes dhe zyrtarët ukrainas argumentuan javët e fundit se zbatimi i saj i njëanshëm do ta dëmtonte vendin.

Në anën tjetër të botës, në Melburn të Australisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk dha shenja optimizmi. “Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme për të angazhuar Rusinë, për të marrë në shqyrtim shqetësimet që ajo ka ngritur, për të ndarë shqetësimet tona dhe ato të partnerëve dhe aleatëve tanë evropianë”, tha ai. Por vazhdon të ketë një hendek të madh me Moskën.

“Thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja në kufirin ukrainas. Dhe siç thamë më parë, ne jemi në një periudhë të caktuar kur pushtimi mund të fillojë në çdo kohë”, tha Sekretari Blinken.

Më vonë të premten, Presidenti Biden bisedoi me një numër udhëheqësish evropianë për të nënvizuar shqetësimet e ngritura nga inteligjenca amerikane në lidhje me mundësinë e fillimit të një pushtimi rus të Ukrainës në ditët e ardhshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se udhëheqësit perëndimorë ishin plotësisht të bashkuar dhe do t’i përgjigjeshin ashpër një pushtimi rus me sanksione shkatërruese ekonomike dhe tregtare.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Bota 12 Shkurt 2022, 07:25

Dosja “Titanik”, 8 të akuzuar pranojnë fajin

Ish-zyrtarët qeveritarë Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjer dhe pesë të akuzuar të tjerë kanë pranuar fajin për parregullsitë zgjedhore n...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron