LIVE UPDATES
Bota

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar si Armin Laschet?

21 Maj 2021, 19:45 Nga DOSJA
Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar

GJERMANI-  Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si elektoratit gjerman, ashtu edhe botës. I drejtohej si Të Gjelbërve konkurentë në sondazhe, po ashtu përcaktonte ai linjën e politikës gjermane përballë ish-rivalëve brendapartiakë, si p.sh. Friedrich Merz-it.

CDU-ja, ndryshe nga Të Gjelbrit, nuk e ka paraqitur ende programin zgjedhor. Kështu që pozicionimet e Laschet-it në politikën e jashtme mund të shihen edhe si hapi i parë në programin zgjedhor të kësaj partie.

Në fjalën që mbajti në Fondacionin Konrad Adenauer, Armin Laschet-i u përqëndrua në temat që u interesojnë aktualisht gjermanëve në politikën e jashtme: në raportin e Gjermanisë me Bashkimin Evropian dhe botën pas pandemisë; në qëndrimin ndaj Rusisë dhe Kinës; në investimet ushtarake të Gjermanisë.

Si politikan i Realpolitikës, Laschet-i ndihet komod në këto tema edhe ndaj Të Gjelbërve, të cilët nuk janë krejt të lirë nga disa korniza ideologjike. Në politikën e jashtme ai ka mundësinë të jetë më i qartë se kandidatja e Gjelbër për kancelare, Analena Baerbock. Dhe se socialdemokratët, me kandidat për kancelar Olaf Scholz-in.

Në sondazhin e fundit të para tre ditëve të Institutit Insa, CDU/CSU-ja merr 25 përqind të votave, Të Gjelbrit 24%, ndërsa Socialdemokratët 16 %.

Rrethana të reja për politikën e jashtme gjermane

Laschet-i mbështet politikën e jashtme të kancelares Merkel, të zhvilluar më tej. Këtë politikë e mbështesin, në fakt, edhe shumica e gjermanëve. Por Lascheti shikon të nevojshme nisjen e një “dekade modernizimi” për Gjermaninë – që të ruajë aftësinë për veprim.

Ai evidentoi se kanë ndryshuar me themel kushtet për politikën e jashtme gjermane. Kjo ka të bëjë edhe me forcimin e Kinës. Lascheti e mbështet marrëveshjen e investimeve të BE me Kinën. Por Kinën ai e quajti njëkohësisht “konkurente, rivale dhe partnere”. Ky karakterizim është i ngjashëm me atë që kanë bërë së fundi për Kinën SHBA.

Qasje e re me instrumenta të rinj: një Këshill Kombëtar i Sigurisë

Rrethanave të reja Gjermania duhet t’u përgjigjet me një qasje të re. Kjo është e nevojshme që t’u rezistojë më mirë goditjeve shokuese nga jashtë, sulmeve kibernetike dhe krizave ekonomike.

Lascheti mendon se Gjermania duhet “të bëhet më strategjike”. Të hartojë strategji kombëtare, të cilat të miratohen nga një bazë e gjerë.

Nga njëra anë kjo do ta lejojë Gjermaninë të veprojë më shpejt, pasi me to do të parashikohen më mirë zhvillimet. Nga ana tjetër, me to do të bindet më mirë populli për angazhimet gjermane në botën e sotme, që është e ndryshme nga bota në të cilën është zhvilluar deri sot Gjermania. Si prioritet të parë ai përcaktoi ngritjen e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë, që të jetë i vendosur në Zyrën Kancelarore.

Kandidati konservator për kancelar tha se “në momente vendimtare, vendi ynë ka nevojë për ekspertizën e gjithë qeverisë, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës. Dhe të gjithë ata duhet të ulen në të njëjtën tavolinë”.

Ky Këshill do të përcaktojë p.sh. se cilat janë krizat e mëdha që përvijohen dhe si duhet reaguar. Pjesëtarë të Këshillit do të jenë aktorë të rëndësishëm, nga ekzekutivi, landet federale, shërbimet e inteligjencës. Këshilli do të zhvillojë një strategji kombëtare, të cilën do t’ia paraqese edhe Bundestagut. Strategjia do të hartohet në vitin e parë të legjislaturës dhe do të rishikohet në vitin e tretë.

Gjermania ka aktualisht një Këshill Federal të Sigurisë. Por ai është i kufizuar në disa ministri dhe mblidhet vetëm për çështje të caktuara.

“Bërthama e Evropës” dhe investimet ushtarake

Armin Lascheti u shpreh qartë që Gjermania është një vend i fuqishëm. Dhe në përputhje me këtë duhet të shpenzojë dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, në mënyrë që Nato-ja të mbetet “në gjendje të veprojë”.

Ai thumboi Të Gjelbrit kur tha se kush lëshon teza “të mjegullta” për këtë, nuk i plotëson kërkesat për kancelar. Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Analena Baerbock e ka quajtur “absurde” lidhjen e shpenzimeve ushtarake me Produktin Kombëtar Bruto. Ajo ka thënë se në rast fitoreje do të negociojë për këtë me Presidentin Biden. Kandidatja e Gjelbër kërkon „një kapitull të ri”. Si „kompensim të barrës në NATO” ajo përfytyron ngritjen e një “qëndre të mbrojtjes kibernetike”.

Kandidati konservator Laschet kërkon më tej edhe “një bërthamë të Evropës në politikën e jashtme”. Me këtë ka parasysh një grup vullnetar shtetesh të BE, që mund të mbështeten te Gjermania dhe Franca, të mbështeten në bashkëpunimin për të cilin janë dakorduar këto dy shtete në Traktatin e Ahenit.

Kjo bërthamë e Evropës mund të merret edhe me çështje armatimi dhe të politikës ushtarake. Kur t’i kërkojnë Gjermanisë mbështetje, ajo duhet ta ofrojë, tha Lascheti.

Qëndrimi ndaj Rusisë: konfirmim i politikës aktuale gjermane

Armin Lascheti tha se “nuk do të ndryshoj gjë në politikën e deritashme gjermane ndaj Rusisë”. Sipas tij, në rastin e Ukrainës, formati i Normandisë pengoi që lufta të shpërthente gjerësisht.

Ai kujtoi se “Rusia është fqinjë e Evropës”, se është partnere në shumë çështje, si p.sh. në politikën e klimës. Por nga ana tjetër, tha se sanksionet kundër Rusisë janë “të justifikuara”, sepse “zhvendosja e kundraligjshme e kufijve” është “e papranueshme”. Pushtimin e Krimesë ai e quajti “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Si i tillë, ai “nuk duhet të njihet”nga Evropa dhe Gjermania. Qëndrimi gjerman “do të jetë solidar me Shtetet Baltike”, kur ato ndihen të kërcënuara nga Rusia.

Përsa i përket projektit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani dhe në Evropë, Lascheti shprehu mbështetjen e tij. Ai tha se e quan “të drejtë qëndrimin e qeverisë gjermane, që ia dha të gjitha licensat projektit.” Por, pranoi se duhet shtruar pyetja se “cilat janë pasojat gjeopolitike (të projektit) ndaj Ukrainës?” Ai kërkoi që “ne të sigurohemi, që Ukraina të mos ndëshkohet”.

Të Gjelbrit e kundërshtojnë prerazi Nord Stream 2. Ata kanë deklaruar se po të vijnë në pushtet do të kërkojnë moratorium për këtë projekt në prag të përfundimit. Rezervat e tyre ushqehen nga shqetësimi për klimën, si edhe nga pasojat gjeopolitike të projektit.

Një evropian emocional

Armin Lascheti është një politikan emocional për Evropën. Si qeveria aktuale edhe ai e mbron multilateralizmin. Ai ka shprehur disa herë gatishmërinë për të rishqyrtuar idetë e francezëve për Evropën.

Kandidati për kancelar tha se hyrja në borxhe, e të gjitha shteteve të BE për të ndihmuar shtetet më të goditura nga Covid-19, ishte një hap epokal. E quajti „hap të duhur” Fondin e Rindërtimit të dalë nga iniciativa e Merkelit dhe e Macronit. Por ai e kundërshtoi me një “jo” të qartë idenë franceze për ta kthyer instrumentin e borxheve të përbashkëta në një instrument të përhershëm të Bashkimit Evropian.

Lascheti kujtoi se „gjermanët janë më të fortë, kur janë edhe të tjerë të fortë”. Në Gjermani janë të ndërgjegjshëm, për një element themelor: “se tregu i përbashkët mund të funksionojë vetëm kur janë të fortë edhe Spanja, edhe Greqia, edhe Portugalia, Italia dhe Franca”.

Prandaj, për kandidatin e CDU-së për kancelar, Fondi i Rindërtimit duhet të mbushet me jetë, në gjashtë vitet e ardhshme: “për të nxitur një dinamikë të re”, “jo për të mbyllur boshllëqe diku”.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin lashetit friedrich merz armin lashetit friedrich merz

Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2021, 19:11

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale