LIVE UPDATES
Bota

Çmimi i Paqes në Ahen u jepet Nismave kundër Racizmit

13 Nëntor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Çmimi i Paqes në Ahen u jepet Nismave kundër Racizmit

GJERMANI- 19 shkurt 2020 është një ditë që nuk harrohet kurrë – për të afërmit e Gökhan Gültekin, Ferhat Unvar, Hamza Kurtoviq, Mercedes Kierpacz, Sedat Gürbüz, Kaloyan Welkov, Vili Viorel Păun, Fatih Saraçoğlu dhe Said Nesar Hashemi. Nuk është rastësi që këta nëntë emra tingëllojnë të çuditshëm për veshët gjermanë: Në këtë mbrëmje fatale në qendër të qytetit Hanau, atentatori 43-vjeçar kishte në shënjestër vetëm njerëzit që ai i kishte klasifikuar si të huaj, siç tha prokurori federal Peter Frank disa ditë pas sulmin në një prezantim të tij në Bundestag. Për 12 minuta i sëmuri mendor tërhoqi këmbëzën të paktën 52 herë. Ishte sulmi më i rëndë racist dhe ekstremist i djathtë në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Kujtimi, drejtësia, zbardhja, pasojat”

Erdhën kamerat, erdhën politikanët. Kishte tubime, mitingje – dhe funerale. Por anëtarët e familjeve të viktimave raciste e dinin, se politikanët dhe kamerat do të largohen përsëri, ndërsa ata do të mbeten. Ndaj ata i premtuan njëri-tjetrit se nuk do ta lënë njëri-tjetrin të vetëm. Ata nuk do të kënaqeshin vetëm me shprehjen e shqetësimeve të parëndësishme. Së bashku me bashkëmendimtarët, ata themeluan “Iniciativën Hanau 19 Shkurt”. Kërkesat e tyre ata i përmblodhën në katër nocione: “Kujtim, Drejtësi, Zbardhje, Pasojat”.

As sot e kësaj dite, të afërmit nuk i kanë marrë të gjitha përgjigjet: Pse nuk funksionoi thirrja e urgjencës natën e tmerrit? Pse atentatori kishte armmë legale? Pse nuk e vunë re autoritetet edhe pse me muaj të tërë para sulmit racist ai i kishte dërguar Prokurorit të Përgjithshëm një letër me plot mite konspirative? Ata janë të bindur se rreziku nga e djathta është nënvlerësuar në Gjermani prej dekadash. Një komision hetimor i parlamentit të landit Hesen, po merret tani me dështimet e mundshme të qeverisë në lidhje me sulmin.

140 metra katrorë për solidaritet, takime dhe kujtime

Nisma themeloi një qendër sociale si një vend takimi dhe këshillimi në qendër të qytetit Hanau, drejtpërdrejt përballë vendit ku është kryer krimi i parë. 140 metra katrorë janë më shumë se një zyrë, më shumë se një vend solidariteti, një vend takimi. Është edhe një vend përkujtimi për të vrarët. Fotot dhe vizatimet e fytyrave të tyre varen në mure dhe në pjesën e përparme të dritares së gjërë. Cetin Gültekin vjen pothuajse çdo ditë në zyrën e iniciativës. Ai ka humbur vëllain e tij Gökhan në sulm: “Për mua, kjo dhomë është si të vizitoj Gökhanin. Është dhoma e tij e ndenjes”, tha Cetin Gültekin për DW në fillim të këtij viti. “E kur vjen familja Unvar këtu, kjo shndërrohen në dhomën e Ferhatit”. Ferhat Unvar u vra gjithashtu në kioskën në të cilën u qëllua Gökhan Gültekin.

Letra e hapur dërguar kancelares Merkel

Nëna e Ferhat Unvar i shkroi një letër të hapur kancelares Angela Merkel menjëherë pas sulmit. Në letër ajo kishte kërkuar edhe krijimin e një fondacioni të sponsorizuar nga shteti. Ajo dhe të afërmit e tjerë të viktimave duhej të ishin drejtuesit e fondacionit. Qëllimi i këtij fondacioni do të ishte të “edukojë njerëzit kundër urrejtjes dhe racizmit dhe të promovojë bashkëjetesën paqësore të të gjithë banorëve të këtij vendi”.

Por as sot, një vit më vonë, Serpil Temiz Unvar nuk ka marrë përgjigje nga kancelaria. Ndaj ajo vendosi të themelojë “Iniciativën Edukative Ferhat Unvar” në nëntor 2020. Iniciativa financohet vetëm nga donacionet.

“Përvojat raciste që Ferhat kishte në jetën e përditshme dhe veçanërisht në shkollë ndikuan edhe në marrëdhënien tonë. Shpesh grindeshim për këtë. Shpesh ndihesha e pafuqishme. Dhe jam e sigurt se edhe Ferhati ndjehej kështu. Fatkeqësisht, nuk kishte njeri që mund të na ndihmonte”, thotë Serpil Temiz Unvar. Iniciativa ofron punëtori kundër racizmit në shkolla, kryen punë edukative kundër racizmit – dhe është një pikë kontakti dhe vend takimi për fëmijët dhe të rinjtë që kanë përjetuar racizëm.

Të drejtat personale dhe ato të shoqërisë

Si “Iniciativa Hanau 19 Shkurt” ashtu edhe “Iniciativa Edukative Ferhat Unvar” do të nderohen në 13 nëntor me Çmimin e Paqes Aachen. Ajo jepet nga një shoqatë private. Lea Heuser është në bord dhe zëdhënëse për shtyp e shoqatës. Për DW ajo thotë se është e impresionuar se si “të afërmit thonë, pavarësisht traumës së tyre: “Ne duam të parandalojmë që diçka e tillë të përsëritet në të ardhmen”. Ajo mendon se është për këta njerëz duhet të thuash: Mirë, ne luftojmë për të drejtat tona. E megjithatë ne luftojmë publikisht edhe kundër racizmit në shoqëri për shkak të shqetësimit tonë.

Një ditë pas ndarjes së çmimeve, Ferhat Unvar ka ditëlindjen: më 14 nëntor ai do të bëhej 25 vjeç. E kjo ditë është edhe përvjetori i parë i themelimit të nismës arsimore që mban emrin e tij.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cmimi i paqes ferhat unvar serpil temiz unvar cmimi i paqes ferhat unvar serpil temiz unvar

Sondazh

Poll
Bota 13 Nëntor 2021, 09:13

Nesër votohet! Kosova sot në heshtje zgjedhore

KOSOVË- Kosova është sot në heshtje zgjedhore pasi nesër qytetarët e 21 komunave do të votojnë për kryetarin e tyre të ri. Telegrafi shkruan se në raundin ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit