Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Ç’ndodhi gjatë natës në Ukrainë, bombardimet vijojnë, Zelenskyy thirrje Perëndimit
14 Mars 2022, 07:18Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
UKRAINË– Sot është dita e 19 e luftës në Ukrainë. Por, çfarë ka ndodhur gjatë natës? SkyNews sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që janë regjistruar në Ukrainë në orët e fundit.
*Evakuimet e civilëve vazhduan gjatë fundjavës, me zëvendëskryeministrin e Ukrainës që vuri në dukje se 140,000 njerëz kanë arritur të largohen nga zonat e konfliktit.
*Rusia i ka kërkuar Kinës armë dhe ndihmë financiare pas sanksioneve perëndimore, ndërsa ajo vazhdon të pushtojë Ukrainën, thonë raportet; Megjithatë, ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund të konfirmojë që Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake dhe forma të tjera ndihme;
*Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar sërish Perëndimit të vendosë një zonë ndalim-fluturimi – duke paralajmëruar se është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin e NATO-s;
*Zyrtarët në portin e Mariupolit thonë se më shumë se 2,100 civilë tashmë dihet se kanë vdekur në qytetin e rrethuar. Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se “koha po ikën” për të shpëtuar njerëzit;
*Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, forcat detare ruse kanë vendosur një bllokadë të bregut të Detit të Zi të Ukrainës – duke e izoluar vendin nga tregtia detare;
*Të paktën 35 njerëz u vranë dhe 134 u plagosën kur deri në 30 raketa qëlluan në një bazë stërvitore ushtarake pranë kufirit me Poloninë;
*Presidenti i Ukrainës pritet t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një seancë të jashtëzakonshme më vonë – duke filluar nga ora 10.30 me orën e Mbretërisë së Bashkuar.
UKRAINË-Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, raporton Skynews. Sh...
UKRAINË– Njerëzit që arritën të shpëtonin nga Mariupol në Ukrainën jugore kanë folur për BBC-në për skenat e dëshpëruara në qytetin ku forcat ruse ka...
FRANCË– Aktivistët kanë pohuar se kanë hyrë në një vilë franceze që supozohet se është në pronësi të Vladimir Putinit, duke thënë se ata synojnë të s...
UKRAINË– Dita e 18-të e luftës në Ukrainë. Në orët e para të mëngjesit forcat Ruse sulmuan bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak. Guvernatori...
UKRAINË– Ermiri dhe Rudi lanë Pogradecin katër vite më parë, për të nisur një jetë të re e ngritur një biznes të tyren në Ukraninë. Ermiri vijon të j...
RUSI– Rusia ka kërkuar nga Kina pajisje ushtarake dhe trupa për të luftuar në Ukrainë, por SHBA nuk rri pa përgjigje. CNN shkruan se Jake Sullivan, këshil...
BRITANI E MADHE– Dhjetëra qytetarë në Britaninë e Madhe kanë protestuar përpara shtëpisë së vajzës që pretendohet se është e bija e ministrit të Jashtëm r...
SHBA– Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Obama.Përmes një statusi...