Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19/ Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për të ruajtur distancën
12 Maj 2020, 10:25Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të disa shkollave publike, me qëllimin që ato të jenë gati për nxënësit. Mësohet se janë bërë dezinfektime në shkollat në periferi, si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre. Po kështu, ky proces do të vijojë edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit.
Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.
Pak javë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se çerdhet dhe kopshtet mund të hapen më 1 qershor. Ndërsa, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi pak ditë më parë se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre të dënuar, të cilët përfituan nga Akti Normativ dhe dolën nga qelia, janë arrestuar.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit ...
TIRANË– Zv. kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ishte sot pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, për të falenderuar infermierët për përkushti...
Tiranë- 15 nga 18 të burgosur që u prekën nga COVID-19 janë shëruar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 15 të burgosurit kanë dalë negativë në testin e dytë....
Tiranë- Një makinë xhiron gomat dhe frenon fort përpara këmbëve të dy agjentëve të policisë . Prej saj dalin dy të rinjë 21 dhe 22 vjeç. Ata i njihnin q...
DURRES- Një 31-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi mbante hapur biznesin e saj, lokal në lagjen numër 17 në këtë qytet. A.H.31...
BERAT- Bashkia e Beratit është një nga njësitë e futura nga qeveria në zonën e gjelbër, por mesa duket lirimi i masave ka risjellë edhe COVID-19 sërish në këtë ...
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja, pasi testimit të 243 qytetarë të dys...
Korçë- Fluks me emigrantë të kthyer nga Greqia në pikën doganore të Kapshticës. Ditën e sotme hyn në fuqi edhe urdhri i ri, ku të riatdhesuarit do të ka...
Shqipëri-Në një intervistë për Abc News, mjeku epidemiolog pranë ISHP, Artan Simaku tha se jemi drejt normalizimit të situatës sa i takon epidemisë. “Ecuria me ...