LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ju njohim dhe nuk na rruhet k…”, dy djemtë me makinë luksi në Yzberisht rrahin dy agjentë të krimeve se kishin i

12 Maj 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Ju njohim dhe nuk na rruhet k…”, dy djemtë me

Tiranë- Një makinë  xhiron gomat dhe frenon fort përpara këmbëve të dy agjentëve të policisë . Prej saj dalin dy të rinjë 21 dhe 22 vjeç. Ata i njihnin që ishin policë. Megjithëse  asnjë prej tyre nuk i’u kërkoi të ndalonin dy shokët e kishin ndarë mendjen për sherr. Ky është fillimi një ngjarje që ndodhi pranë Bulevardit të Kasharit në Tiranë. Atë ditë kishte pak njerëz.

Shefi i seksionit me inicialet  Sh.M dhe oficeri i policisë gjyqësore Y. K, që të dy pjesë e policisë pranë komisariatit numër gjashtë, ishin në detyrë. Njëri nga oficerët tregon se “Në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kaluar pranë tyre një automjet lukzos duke lëvizur me mbishpejtësi. Mjeti ndaloi në mes të rrugës, rreth 50 metra më tej. Ishte tip Range Rover. Ata u kthyen indietro dhe ne  pamë që prej aty zbritën dy djem të rinj. Nuk njihnim asnjërin. E pamë që vinin drejt nesh, dhe sapo mbërritën ne u prezantuam edhe emrin e  mbiemrin dhe pozicionin e detyrës”. Por ndonëse dy punonjësit nuk i kishin bërë asnjë shenjë mjetit luksoz që të ndalonte, të rinjtë pasi kanë dhënë gjithashtu emër e mbiemër kanë vijuar “ ju njohim dhe nuk na rruhet k..”. Nuk e kuptojmë pse ndaluat kanë vijuar të pyesin dy oficerët e policisë kur ne nuk ju bëmë shenjë kontrolli, por njëri prej tyre i dyshuari me inicialet B. H, i moshës 21 vjeç ka ngritur tonet e zërit dhe më pas ka shtuar sërisht  “ nuk më rruhet k…, ua kam inatin juve se kam qenë edhe njëherë i shoqëruar në komisatiat”.

“21 vjeçari dhe shoku i tij M.Gj nuk e kanë ndalur për asnjë moment të sharat dhe ofendimet dhe në këto kushte, oficerët kanë kërkuar ndihmë dhe përforcime në radio”-thuhet  në librin e shërbimit. Por nga dëshmia e oficerit që më pas dha deklaratë para kolegëve për sulmin e  pashpjegueshëm evidentohet se pas çastit që ai ka njoftuar në radio “ shtetasi B.H u afrua, e shtyu me duar  dhe më pas e goditi me grusht dhe shkelma”. Njëlloj ka vepruar edhe bashkëpuntori tjetër që ka filluar të gjuajnë oficerin  e dytë. Secili nga oficerët pasi kanë kaluar pak sekonda nën breshërinë e grushtave kanë reaguar në të njëjtën mënyrë derisa i kanë vendosur nën kontroll. Oficeri i patrullës së policisë që ishte dërguar menjëherë për të dhene ndihmë tregon se  “kolegët i kishin vendosur nën kontroll të dyshuarit por ata vazhdonin ti shanin”.  Të dy agjentët janë dërguar më pas për ekspertizë ku dhe përshruhen shenjat e grushtave në fytyrë. Ata dëshmuan se “me asnjërin nga të dyshuarit nuk kishin konflikte personale dhe as mosëmarrëveshje të mëparshme”. Dy të rinjtë siç thotë burimi i gazetës “Si” u arrestuan për kanosje për shkak të detyrës si edhe kundërshtim të forcave të policisë. Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se përse ata befas ndaluan dhe sfiduan dy agjentët e krimeve. Secili prej tyre ka thënë vetëm kaq “do flas në një faze tjetër të hetimit”, ndërkohë njëri nga avokatët që do ti përfaqësojë i tregoi  gazetës “Si “ se “ ky është një rast kur i thuhet burgut hapu, pasi asnjëri nga të dyshuarit nuk kishte konflikte, por i njihnin si agjentë të zonës dhe me sa u kuptua ata e kanë inatin me policinë dhe jo me policët në veçanti”.

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjentët e krimeve në kashar sherri në kashar agjentët e krimeve në kashar sherri në kashar

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen