LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Tritan Kalo iu përvishet mjekëve të QSUT-së: E pafalshme të ulet vigjilenca, jeni bërë burim infektimi

25 Qershor 2020, 07:48 Nga DOSJA
COVID-19/ Tritan Kalo iu përvishet mjekëve të QSUT-së: E

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai shprehet se qytetarët duhet të kujdesen  dhe në asnjë moment nuk duhet të ulin vigjilenën. Ndërkohë, mjeku kritikon ashpër edhe stafin mjekësor të QSUT, që së fundi është kthyer në burim infeksioni, duke infektuar edhe pacientët.

“ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët”,  shprehet ai.

Mesazhi i plotë i Kalos:

KOHË KOVIDIANE…..KOHË për më shumë KUJDES dhe jo për FRIGIM apo PANIK….PËR JU bashkëqytetarë që ende jeni sy dhe mëndjehapur…Ju miq, shokë e kolegë që ende OKSIGJENONI si dhe sa duhet, arësyetimin dhe qëndrimin tuaj ndaj infeksionit me Sars-Cov2/Covid-19….Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….NUKU bëhët fjalë aspak për një “Con-virus” ose “Con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo TV e huaj….SARS-COV2/COVID-19 është “një virus inteligjent”, REAL dhe sëmundje e vdekje-shkaktues….

Të dhënat nga e mbarë Bota e vërtetojnë këtë gjë….Më mirë se kushdo tjetër janë të SËMURËT e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni, ata/ato që mundet më qartë të mbështesin shpjegimet e mësipërme, si dhe të cilët me bindje të plotë janë kundër çdo DONKISHOTIZMI për mos ekzistencën e këtij infeksioni, të përhapura shpesh nga disa GJITHOLLOGË apo ANAL-ISTË jo profesionistë të fushave të Epidemiologjisë, Infektologjisë, Virologjisë, Imazherisë apo Imunologjisë…..VETËNDËRGJEGJËSIMI mbetet KYÇI i suksesit në sfidën tonë me Sars-Cov2/Covid-19….

NUKU është e pamundur të kujdesesh ndaj vetes si dhe ndaj atyre që gjallojnë rreth jush, të mbash higjenën e duhur personale, kolektive dhe të mjedisit të punës, shkollës apo të jetës së përditëshme, ti ajrosësh ato sa më shpesh, të eleminosh sa të jetë e mundur grumbullimet jo jetësore, të hidrosh sa më shpesh trupin tënd, të ushqehesh sa më variueshëm dhe sa më shëndetshëm sipas mundësive, POR të shprehësh njëkohësisht edhe SOLIDARITET me ata që janë në nevojë dhe në mungesë të tij, të ecësh në natyrë apo buzë lumenjve, liqenjve e detit që NATYRA na i ka falur me bujari, të ekspozohesh ndaj diellit jetë-zgjatës dhe jetë-dhënës, të mbash maska në mjediset e mbyllura dhe aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektosh distancimin fizik kur dhe ku është e mundëshme….TË GJITHA këto janë masa lehtësisht të zbatueshme, POR që në fund të fundit rezultojnë edhe jetë-shpëtuese….

KAQ pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të???….PËRSE nënvlerësohet jo rrallë VETËIZOLIMI i këshilluar i personave pozitiv për Covid-19, çka është një DETYRIM moral, social si dhe ligjor….ËSHTË e PAFALËSHME që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët…SARS-COV2/COVID-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij DUHET vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar…Ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….BASHKË dhe me MIRËBESIM reciprok NE me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me Sars-Cov2/Covid-19!!!

Javët e fundit është rritur ndjeshëmnumri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me COVID-19. Harta u zgjerua në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë. Ndërkohë dje humbën jetën edhe 2 pacientë në spitalin Infektiv. 2 personat që ndërruan jetë ishin një 90-vjeçar dhe një 34-vjeçare nga Librazhdi. Sakaq në spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq