Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Organizata CRCA në një deklaratë publike i bën thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente në mbështejt ëtë familjeve në nevojë që janë izoluar nga koronavirusi. CRCA shkruan se masat mjekësore të pashoqëruara nga masat sociale, ndonëse mbrojnë jetën, nuk sjellin ushqim në tavolinat e të varfërve.
Më tej në deklaratë shtohet se “kërkojmë nga Qeveria mbështetje për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të vetmet që ofrojnë mbështetje dhe shërbime direkte në komunitet”. Sipas tyre qeveria e ka për detyrë që të ndihmojë këto organizata për të ofruar shërbimet e kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore, jo vetëm për familjet në nevojë, por edhe fëmijët dhe të gjithë komunitetet në nevojë, në këto momente kaq të vështira për Shqipërinë.
NJOFTIMI I PLOTË
Ndonëse bëhet mbi një javë që Shqipëria po zbaton një plan të rreptë masash për mbrojtjen ndaj virusit COVID-19, përfshirë edhe vendosjen në karantinë të të gjithë qytetarëve në qytetet kryesore të vendit, Qeveria nuk ka bërë publike asnjë masë sociale për mbrojtjen e familjeve që e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimin e përditshëm, për shkak të varfërisë. Sipas Bankës Botërore, të paktën 14.3 % e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri ekstreme, ndërsa rreth 38% e popullsisë konsiderohet e pambrojtur dhe në nevojë për ndihmë shoqërore. Sipas një sërë vlerësimesh janë të paktën 100.000 fëmijë çdo ditë që rrezikohen nga uria dhe varfëria, të cilët sot janë të detyruar jo vetëm të vetëizolohen në shtëpitë e tyre por edhe të mos kenë mundësi të sigurojnë ushqimin e përditshëm. CRCA/ECPAT Shqipëri, në këtë situatë ekstreme për gjithkënd në Shqipëri, i kërkon me urgjencë Qeverisë Shqiptare, që përkundrejt masave mjekësore të zbatojë menjëherë edhe masa të mbështetjes sociale për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, sidomos në lidhje me plotësimin e nevojave bazë të tyre për ushqim, strehim të përshtatshëm, ngrohje, ujë të pijshëm dhe kujdes social.
Drejtori i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, shprehet se: “Në raste të tilla, Qeveria duhet të jetë e kujdeshshme për të balancuar masat represive me ato shoqërore, nëse do që të ketë sukses në luftën kundër këtij virusi. Në këtë kuadër Qeveria nuk duhet të lerë në harresë dhe pakujdesi familjet që nuk munden të sigurojnë ushqimin e përditshëm si shkak i mbylljes në karantinë. Si organizata kryesore për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri ne i kërkojmë Qeverisë zbatimin urgjent të një plani masash sociale, të konsultuar me shoqërinë civile, dhe që do të mbështesë familjet dhe shërbimet e nevojshme për ta. Në këtë momente kaq të vështira për vendin dhe ekonominë, organizatat e shoqërisë civile, kërkojnë të kthejnë vëmendjen edhe ndaj të gjitha atyre familjeve që si shkak i tërmetit të fundivitit të shkuar jetojnë ende në çadra, apo ambiente aspak të përshtatshme për një karantinë mjekësore të detyruar. Së fundmi, ne kërkojmë nga Qeveria mbështetje për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të vetmet që ofrojnë mbështetje dhe shërbime direkte në komunitet. Qeveria e ka për detyrë që të ndihmojë këto organizata për të ofruar shërbimet e kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore, jo vetëm për familjet në nevojë, por edhe fëmijët dhe të gjithë komunitetet në nevojë, në këto kmomente kaq të vështira për Shqipërinë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një intervistë për News 24, ku ka folur për situatën në cilën ndodhet Shqipëria pas përhapjes së COVID-19. Me...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një deklaratë të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë. Në reagimin e tij në Facebook, Rama u bënë thirrje q...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Neës24” ku edhe ka treguar se po bashkëpunon me institucionet e tjera shtetëror...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Neës24”, ku edhe ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.Kreu i shtetit tregoi se ishte...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje masat e propozuara prej tij për zgjedhjen e krizës. Basha shkruan se prej një...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar ngërçin që pritet të krijohet në ekonominë shqiptare për shkak të lënies së punës për t’u iz...
TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas masave të marra nga Bashkimi Evropain për kufizimet në transportin e q...
TIRANË- Partia Demokratike ne anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi Bashën. Në një re...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali, që kanë shkruar në profilin e tij në Facebook, dhe shprehin solid...
TIRANE- Hartimi i një plani që do të ndihmonte biznesin dhe individët në përballjen me efekte ende të panjohura me COVID-19, ka futur në një luftë replikash, dy...