LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudia në Burgun e Lushnjes, stomatologu firmos tenderin e riparimit të autobusit

15 Dhjetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Çudia në Burgun e Lushnjes, stomatologu firmos tenderin e riparimit

LUSHNJE- Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin për riparimin e autobusit. Redaksia e emisionit investigativ siguroi dokumentet e këtij tenderi, të zhvilluar në muajin shtator 2020, ku rezulton se fondi ishte nën 800.000 lekë. Në këtë procedurë u kualifikuan 4 firma, ku sipas rregullores u ftua firma e parë me ofertën më të ulët.

Por, ajo nuk mori pjesë, ndërkohë që nga firma e parë u kalua te firma e tretë! Firma e dytë u “harrua” dhe u shpall fitues i treti. Në dokumente kishte një sërë kriteresh që duhet të bënte, madje edhe ndërrimin e motorit të autobusit. Por, motori nuk u ndërrua, vetëm sa u riparua.

Në dokumente rezulton se firma me ofertën më të ulët ishte subjekti “Sokol Rrokaj”, me vlerë oferte 563 000 leke. I dyti “Luxode Studio” me ofertë 569 000 lekë. I treti “Arteo 2018” me vlerë 579 000 leke dhe i katërti “NovoAkti” me vlerë 580 000 lekë. Operatori i parë nuk ka marrë pjesë, ndërkohë IEVP Lushnje duhet që të kalonte te oferta e dytë “Luxode Studio”. Ky operator ka konfirmuar në sistemin e prokurimit elektronik, por nga njësia e prokurimit është kaluar si fitues oferta tretë “Arteo 2018” pa argumentuar përse u s’kualifikua operatori ekonomik i renditur i dyti. Ndërkohë, edhe i treti “Arteo 2018”, nuk është paraqitur në kohë, por sërish u shpall fitues.

“Fiks Fare” ka siguruar një dokument, nga sektori i projekteve dhe shërbimeve në Drejtorinë e Burgjeve, ku është bërë verifikimi fizik i autobusit. “Në zërin e punimeve me nr.11, motorr mjeti King Long, parashikuar në ‘ftesën për ofertë’ dhe urdhrin e prokurimit nuk përputhet me kontrollin fizik të punimeve të kryer. Dhe konkretisht nuk ka vendosje motori të ri, marka MAN, apo të përdorur për automjetin, por ai ekzistues. Kjo vërtetohet me etiketën e motorit të mjetit ‘King Long’ me pamje filmike. U verifikua procesverbali i marrjes në dorëzim të pjesëve rikupero nga ku rezultoi se komisioni nuk ka marrë në dorëzim motor të ndërruar të ri ose të vjetër, por bllok cilindrash të motorit ekzistues të riparuar” thuhet në këtë dokument.

Fiks Fare udhëtoi në Burgun e Lushnjes, në fshatin Kosovë e Madhe. Gazetarët kërkuan që të takonin drejtorin Zoi Rrushi, por edhe personat e tjerë që kishin hartuar këto dokumente. Por, asnjë prej tyre nuk denjoi të japë shpjegime. Ndërkohë, një specialist informacioni i tha gazetarëve se informacionin duhet ta japë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. “Kontaktoi drejtori institucionit me drejtorinë e përgjithshme. Duhet të shkoni atje” tha specialisti, ndërkohë që gazetarët tentuan që të telefononin përgjegjësin e prokurimeve si dhe drejtorin. Por, asnjë prej tyre nuk iu përgjigj telefonatave.

Gazetarët i drejtohen me një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat pohojnë se është bërë një inspektim dhe janë konstatuar problematikat me tenderin dhe ndërrimin e motorit. “Kjo procedurë prokurimi është zhvilluar në rrugë elektronike, nga IEVP Lushnjë. Ka rezultuar që është shpallur si fitues oferta tretë OE “Arteo 2018”, për shkak të mos paraqitjes së dy ofertave të para. Nga verifikimi fizik është konstatuar se motori i autobusit nuk është ndërruar fare, por i është nënshtruar riparimit. Procedura është audituar dhe janë marrë disa masa. Për Zoi Rrushi, drejtori i IEVP Lushnjë i është dhënë masa disiplinore ‘vërejtje me shkrim’. Për Maringlen Myftari, specialist finance IEVP Lushnjë i është dhënë masa disiplinore ‘vërejtje me paralajmërim’” thuhet në përgjigje.

Më tej, Drejtoria thotë se ka shkarkuar nga detyra z. Myfit Nezha, përgjegjës i Sektorit Logjistik në IEVP Lushnjë. Ndërkohë që, çuditërisht, është marrë masë “vërejtje me shkrim” edhe për stomatologun z. Kujtim Dosti. “Në vlerësim të gjetjeve të auditit dhe shkeljeve është depozituar kallëzim penal për zyrtarët e IEVP Lushnje dhe për operatorin ekonomik ‘ARTEO 2018′” thuhet në përgjigje. Pyetjes se, sa herë pas riparimit ka pësuar defekt, Drejtoria e Burgjeve thotë se ka pësuar 3 herë. Gazetarët tentuan që të marrin informacion edhe nga kompania “Arteo 2018”. Fillimisht, administratori pohon se kanë kryer ato shërbime për të cilat iu është kërkuar. Por, pyetjes se përse autobusit nuk i është vendosur motor i ri, siç ishte edhe në specifikimet teknike, administratori do të pyeste specialistët. Më pas pohoi se do të kontaktonte redaksinë për të dhënë shpjegime. Por, pas telefonatës së dytë, ai nuk dha asnjë shpjegim.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet ne burgun e lushnjes arteo 2018 luxode studio maringlen myftari myfit nezha novoakti sokol rrokaj zoi rrushi abuzimet ne burgun e lushnjes arteo 2018 luxode studio maringlen myftari myfit nezha novoakti sokol rrokaj zoi rrushi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë