Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VD-“Jam kuzhinier, po hap rrugën”, 64-vjeçari në Tropojë: Vetëm tanku futet këtu
15 Dhjetor 2021, 19:17Nga DOSJA
TROPOJË – Një qytetar në Tropojë është detyruar të pastrojë rrugën në zonën e Velishtit. Në një video të shpërndarë së fundmi, qytetari, i cili zbulon se punon kuzhinier në një biznes në Bjeshkët e Tropojës, tregon se bashkia është treguar shumë indiferente ndaj zgjidhjes së situatës së rrugëve në Tropojë. Ai shprehet se në këto rrugë “vetëm tanku mundet të vijë”. Kuzhinieri 64-vjeçar shton se bashkia është treguar shumë indiferente ndaj lutjes së banorëve për t’i ndihmuar për zhbllokimin e rrugës drejt Tropojës.
“Unë në moshën time 64-vjeç burrë kam ardhur nga Tirana. Kam dy vite që punoj kuzhinier në një biznes në Bjeshkët e Tropojës. Dal hap rrugën që biznesi mos falimentojë pa na ardhur njerëzit, klientela. Këtu është pikë turistike, me këto rrugë nuk vijnë dot sepse është normale, vetëm me tank me ardhur. Nuk kemi ndihmë nga bashkia e Tropojës për 4 km rrugë. Pavarësisht kërkesave që kemi dërguar nuk reagojnë. Të dal të bëj detyrën e kuzhinierit, por të dal të hap edhe borën është e vështirë. Për moshën që kam, larg qoftë të na ndodhë ndonjë fatkeqësi si do të shkosh në spital? Nuk shkon dot. Kam që në 30 nëntor me bërë vaksinën e dytë nuk shkoj dot sepse nuk zbret makina dot. Kujt ti lutem, bashkia është shumë indiference, as na ndihmon, as shikon, na kanë kthyer kurrizin. Kaq të paaftë janë këta”, shprehet kuzhinieri 64-vjeçar në video.
Disa zona malore në Shqipëri u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura të borës, ku pati dhe mungesë të energjisë elektrike dhe bllokim të rrugëve. Moti i keq në Shqipëri para disa ditësh shkaktoi probleme të mëdha në vend, ku pati përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave si dhe bllokim të disa zonave malore prej dëborës.
TIRANË- Në Shqipëri, një ditë pasi ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua nga SPAK për korrupsion, opozita deklaroi se ai është vetëm maja e ajsb...
TIRANË– Situata brenda Partisë Demokratike është tensionuar sërish sot mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësve të kryedemokratit...
TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Sh...
SHKODËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, për konsumim kanabisi dhe luajtje të lojërave të fatit. Tre personat e arrestuar janë me inic...
TIRANË – Situata në selinë e Partisë Demokratike mbetet akoma e tensionuar. Ditën e sotme grupi i mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha shko...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend...