Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Drejtori i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali nga protesta e gazetarëve ka thënë edhe njëherë se paketa anti-shpifje nuk duhet të miratohet. Me shallin e zi, në formë prorteste, Cukali tha se ligji nuk ekziston në asnjë nga vendet e BE.
“Këtë ligj nuk e ka asnjë vend në perëndim, madje as në vendet e Ballkanit. Madje frika është se nëse tolerohet ky ligj në Shqipëri, liderët autoritarë në të gjithë botën do ta kishin lakmi”, u shpreh ai.
Më tej ai u shpreh se jemi rikthyer 30 vite mbrapa, pasi tani po merren sinjali vetëm nga ERTV dhe RTSH.
“Genin e protestës në Shqipërisë e kanë paralizuara pak nga pak dhe problemi i këtij vendi është propaganda. Ne e marrim të gjithë informacionin nga ERTV, jemi kthyer 30 vjet mbrapa kur e merrnin sinjalin nga RTSH. E kuptoni sa poshtë ka rënë cilësia e informacionit?! Gazetarët, unë e ti do ta marrim vesh se çfarë ka ndodhur, të vërtetën, por kjo e vërtetë nuk do të shkojë dot tek publiku. Kjo synohet, që të mos shkojë tek publiku…”, u shpreh ai.
Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim për media ka folur lidhur për paketën antishpifje. Kreu i shtetit ka qënë i ftuar në mbledhjen e...
TIRANË- Gjergj Erebara, gazetar i BIRN, ka lexuar sot qëndrimin e gazetarëve për paketën anti-shpifje, duke thënë se ata janë kundër. Sipas deklaratës tran...
STRASBURG- Eurodeputeti, David Lega në një reagim në mediat sociale ka ritheksuar edhe njëherë se nuk është dakord me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeve...
TIRANE– Drejtuesi i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa është i pranishëm në protestën e gazetarëve, dhe është shprehur se paketa që do të vo...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në Këshillin Koordinativ të Diasporës, ku ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë Shqipë...
TIRANE– Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar të fjalës së lirë. Nga protesta e gazetarëve para Kuvendit, Kri...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nga mbledhja e Këshillit Koordinativ të Diasporës, ka bërë thirrje që e gjithë diaspora të ndihmojë të prekurit nga tërmeti pë...
TIRANË- Ministria e Diasporës ka organizuar sot mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku marrin pejsë shumë përfaqësur së shtetit shqiptar...
TIRANË- Paketa anti-shpifja ka përçarë Partinë Socialiste. Para nisjes së seancës plenare, grupi Parlamentar i PS ka zhvilluar një mbledhje, ku ka p...