Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Edi Rama kërkon ndihma për tërmetin: Diaspora të kontribuojë, Majko na thirri me urgjencë (VD)
18 Dhjetor 2019, 09:52Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në Këshillin Koordinativ të Diasporës, ku ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë Shqipërinë për të përballuar situatën. Rama tha sa me diasporën duhet të ketë një institucionalizëm, pasi është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë.
Më tej Rama citoi dhe Faik Konicën, i cili ka thënë se “Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit”. Prandaj dhe kreu i qeverisë përsëriti thirrjen për diasporën.
Më tej ai tha kur kishte marrë materialin për në konfernecë, kishte para se salla kishte emrin e Jeronim De Radës, i cili për të është mishërimi i diasporës. “Se di nëse Pandi e ka zgjedhur këtë sallë të ngushtë thjesht se mban emrin e tij, por ai la pas testament poltiik se parashikonte ditën kur të gjithë shqiptarët në liri e begati thotë ai mund të ulen bashkë në një tryerze për të vendosur për të ardhmen”, shtoi Rama në fjalën e tij.
Po ashtu bëri dhe një batutë, ku shtoi se Majko e kishte ftuar me urgjencë që të ishte i pranishëm në orën 09:30. “Nga ministri që na ftoi me alarm të madh që në 9 e gjys duhet të ishim këtu e në fakt nisi me vonesë se ishin mbledhur disa të rinj nga Firence me pedagogë për një ekspozitë që titullohej “make your home dhe better place”, u shpreh kreu i qeverisë.
Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar të fjalës së lirë. Nga protesta e gazetarëve para Kuvendit, Kri...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nga mbledhja e Këshillit Koordinativ të Diasporës, ka bërë thirrje që e gjithë diaspora të ndihmojë të prekurit nga tërmeti pë...
TIRANË- Ministria e Diasporës ka organizuar sot mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku marrin pejsë shumë përfaqësur së shtetit shqiptar...
TIRANË- Paketa anti-shpifja ka përçarë Partinë Socialiste. Para nisjes së seancës plenare, grupi Parlamentar i PS ka zhvilluar një mbledhje, ku ka p...
GJERMANI- I ngarkuari i OSBE-së per mbrojtjen e lirisë së medias, Harlem Desir, e ka miratuar draftin përfundimtar të paketës anti-shpifje që pritet të kalohet ...
TIRANË- Mark Marku ka reaguar ashpër kundër zv. Sekretares së Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, e cila është dhe një prej hartuesve të paketës anti-sh...
TIRANË- Avokati i Popullit ka raguar në lidhje me paketën anti-shpifje dhe shprehet se është kundër draftit të propozuar nga qeveria. Në një njoftim për me...
GREQI– Kufiri i detit vijon që të jetë një nga çështjet më të nxehta që ka hapur gjithmonë konflikt mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kësaj herë ka qënë ish-mi...
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Kombëtare Media Italiane, Raffaele Lorusso, është shprehur kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria...
TIRANË- Gjatë debatit të zhvilluar për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i ashpër ka qenë debati mes deputetit të PS Musa Ulqinit dhe pedagogu...