LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dadoja’ nga Tirana që zhvati familjet në Zvicër, mashtrimi me biletën: Mi mbaj nga rroga

27 Shtator 2019, 19:59 Nga DOSJA
‘Dadoja’ nga Tirana që zhvati familjet në Zvicër,

TIRANË– Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale. Një zonjë kosovare me banim në Zvicër iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar një mashtrim të bërë nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado.

Përmes faqes “Babysitter Babysitter” në Zvicër, Ambra Dido kontaktoi me familjen e denoncueses. Dy palët ranë dakord që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht kërkoi lekët e biletës. Më pas ajo u zhduk, skemë të cilën e ka përsëritur edhe herë të tjera. Nëpërmjet lidhjes me Skype, denoncuesja shpjegoi për emisionin “Stop” me detaje se çfarë ndodhi me “dadon”.

Denoncuesja: Jam lajmëruar te ju sepse jetoj në Zvicër. Në faqen “Babysitter” në Zvicër më ka kontaktuar Ambra Dido, një vajzë nga Tirana.

Gazetarja: Për çfarë bëhej fjalë te kjo faqja?

Denoncuesja: Bëhet fjalë për babysitter, kujdestare. Kam kërkuar kujdestar, për të kqyrur fëmijët. Dikush, një vajzë, më ka gjetur në faqe dhe më ka kontaktuar.

Kemi biseduar me atë vajzën nga Tirana dhe më ka thënë që do vijë për të kqyrur fëmijët. Ajo zinte be të ëmën që s’kishte lekë për të paguar biletën.  

Atëherë burri im i ka çuar paratë 95 Euro. Nuk u lajmërua, e kam telefonuar prapë. Më duhen edhe 30 Euro për sigurim. Atëherë dyshova unë. E telefonoja, nuk ma hapte telefonin.

I kam shkrujtuar faqes “Babysitter në Zvicër”, I kam lajmëruar. Ata e kanë postuar, janë lajmërur shumë njerëz, një burrë, një grua, që i ka vjedh më shumë para.

Gazetarja: Vajza me emrin Ambra Dido ju ka thënë se do të vinte të bënte babysitter për fëmijët tuaj, ndërkohë ju i keni dërguar lekët e biletës dhe ajo nuk ka ardhur?

Denoncuesja: Ashtu, nuk ka ardhur. Nuk ma ka bërë vetëm mua, por edhe të tjerët i ka gënjyer.

Gazetarja: Juve, vajza ju ka dërguar një mjet identifikimi? Si quhej? Nga vinte?

Denoncuesja: Ambra Dido! Me pasaportë, me të gjitha.

Gazetarja: Keni mundur të kontaktoni më me të?

Denoncuesja: Jo, jo! Mua më ka futur bllok, s’kam kontakt hiç. Më kanë dërguar dhe të tjerët foto që kanë folur me të, të gjithëve u ka thënë njësoj si mua.

Gazetarja: Keni bërë një denoncim, përsa i përket mashtrimit të vajzës?

DenoncuesjaJo, jo! Nuk më duhen lekët, vetëm s’kam qejf të gënjej të tjera familje se kjo është duke vazhduar akoma. 

Emisioni “Stop” iu drejtua Policisë së Shtetit për të denoncuar Ambra Didon për mashtrim.   

Eksperti i sigurisë kibernetike, Rexhion Qafa u shpreh se qytetarët janë të pambrojtur në këtë fushë dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis ku po zhvillohen shumë krime, që kanë të bëjnë me fshehjen e identitetit.

“Pavarësisht nismave që janë ndërmarrë apo entit rregullativ, të cilat kanë punuar në pjesën e legjislacionit dhe rregulloreve, vazhdojmë të kemi ende një zonë gri. Kështu që konsumatori duhet të jetë shumë i sigurt për veprimet që bën. Pagesat duhet të bëhen të shoqëruara me një faturë apo të bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shpjegoi eksperti Qafa.

Të ndodhur në këto kushte, të gjithë qytetarët duhet të mbrohen vetë, duke dyshuar në të gjithë kontaktet që bëjnë online. 

(Marrë nga Tvklan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dadoja nga tirana mashtrimi i familjeve ne zvicer dadoja nga tirana mashtrimi i familjeve ne zvicer

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës