LIVE UPDATES
Sport

“Danke”, rrëfimi unik nga Mario Götze: Kam qenë tradhtar, hero, dështim…

21 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA

26-vjeçari ka një histori të veçantë, sepse u bë heroi i Gjermanisë në vitin 2014, me golin që vlejti Kupën e Botës, por më pas pati shumë probleme, për shkak të një çrregullimi hormonal.

Karriera – “Nëse keni lexuar dhe dëgjuar në media, unë kam qenë tradhtar, hero, dështim, më pas jashtë futbollit. Të gjitha këto në 4 vite. Për mua ferri është të mos luaj dot futboll. Kaq e thjeshtë është”.

Debutimi – “Goli im në finalen e Botërorit do të mbahet mend edhe pas 100 vitesh, por për mua dita më e madhe ka qenë në 21 nëntor 2009, një barazim 0-0 ndaj Mainz në Dortmund. Isha 17 vjeç, Klopp më tha të bëhesha gati se do futesha. U çova, nisa të bëj nxehje, pashë Murin e Verdhë dhe sinqerisht isha aq nervoz sa gati po e bëja në brekë. Kur shkela për herë të parë në Westfalenstadion, atë moment nuk do ta harroj kurrë, ashtu si golin në Kupën e Botës. E falënderoj Klopp për gjithçka”.

Sëmundja – “Për pjesën më të madhe të jetës sime nuk kam njohur vuajtje. Gjithçka më ecte vaj dhe e jetova ëndrrën që kur isha shumë i ri. Luaja përballë Murit të Verdhë që në moshën 17-vjeçare, luajta duke pasur në drejtim dy ndër trajnerët më të mëdhenj në futboll. Shënova në finalen e Botërorit në moshën 22-vjeçare. Të jem i sinqertë, isha aq i ri saqë nuk e kuptoja mirë çfarë po përjetoja. Nuk i vlerësoja si duhet gjërat. Më pas u sëmura dhe gjithçka avulloi”.

Botërori 2014 – “Të gjithë flasin për golin e finales, por njerëzit harrojnë sa i shëmtuar ishte ai Botëror për mua. Tani të gjithë harrojnë që kundër Algjerisë u zëvendësova në pushim, por unë nuk harroj. E nisa nga stoli kundër Francës, nuk luajta frae kundër Brazilit në gjysmëfinale. Para finales isha në depresion, nuk e them dot që isha i pjekur dhe prisja gjithçka me qetësi. Nuk e parashikoja dot atë që do ndodhte më vonë. Goli? Për mua është pjesërisht fat, pjesa më e rëndësishme ishte para finales, në hotel, ku vendosa të mos trishtohesha më për atë situatë dhe vetëm të stërvitesha. Mund të mos luaja unë, mund të futej dikush tjetër, apo Schurrle të mos e hidhte atë kros aq saktë”. 

Trajneri Jogi Löw e hodhi në fushë në minutën e 88-të dhe i tha frazën e famshme: “Tregoji botës që je më i mirë se Messi!“. Götze tregon: “As që e dëgjova qartë çfarë më tha. Kur ai e përsëriti në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u bë zhurmë e madhe. Unë isha nën presion të paparë te Bayern. Krahasimi me Messin nuk ishte diçka e mirë për mua, vetëm 22 vjeç në atë kohë”.

Transferimi te Bayern në 2013 – “Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime! Bayern më kërkoi edhe verën paraardhëse, por vetëm kur shkoi Guardiola u binda. E kisha vendosur të largohesha nga Dortmundi, por nuk i kuptoja pasojat. Nuk e di kush e nxori sekretin, por jo unë. Dy ditë para se të luanim kundër Real Madridit në Champions League, lajmi mori dhenë. E kuptoj reagimin e njerëzve, për shumë njerëz futbolli është shumë më tepër se një lojë. Megjithatë, në atë kohë ishte diçka tronditëse të shihje reagimet e njerëzve. 

“Disa javë më vonë policia qëndronte te dera e shtëpisë së prindërve të mi, për të na mbrojtur. Unë mund ta përballoja atë situatë, por vëllai im ishte vetëm 14 vjeç kishte njerëz që e prisnin jashtë shkolle. Mamasë sime çfarë nuk i thanë, familja mori kërcënime në internet. Ishte e pabesueshme ajo që përjetuam, m’u desh të largohesha në verë, por familja qëndroi në Dortmund. Ishte periudha më e vështirë në jetët tona”.

Jeta në Bavari – “Duhet ta kuptoni çfarë mendon një djalosh 20-vjeçar. A e mbani mend kur keni qenë 20 vjeç? Nuk e kupton si funksionon bota. Unë nuk shkova kurrë në universitet, nuk kisha jetuar kurrë vetëm. Mendoja se më duhej një ndryshim në jetë dhe në aspektin futbollistim, mendoja se të luajturit me Pep në drejtim do të më ndihmonte të zhvillohesha edhe më shumë. Është e vështirë për mua të them që transferimi te Bayern ishte gabim, sepse mësova jashtëzakonisht shumë nga Guardiola”.

Götze për Jürgen Klopp: “Ishte trajner fenomenal, por personaliteti i tij ishte më i rëndësishmi për mua si lojtar i ri në moshë. Më lejoi të debutoja që në moshën 17-vjeçare, më kujtohen ende britmat e tij në stërvitje, kur shihte që nuk jepja maksimumin, por pas stërvitjes gjithçka ndryshonte, ishte shumë i qetë. Trajner i mrekullueshëm, person i jashtëzakonshëm, ai dinte si të më trajtonte. Nuk kam takuar kurrë një trajner aq gazmor sa ai. Nuk do ta harroj kurrë kur e takova në Dusseldorf gjatë verës. Ishte duke shkuar te një specialist për transplant flokësh. Në Gjermani kishte bërë bujë ai lajm, ndërsa ai bënte humor. Qeshi, më tregoi sa bukur do dukej kur të vendoste flokë të reja. Kur u ndamë, më shkeli syrin dhe më tha: ‘Mos u shqetëso Mario, do ta ruaj numrin e telefonit’. I thashë: ‘Çfarë numri?’ Më tha: ‘Të mjekut. Nuk i dihet, pas pak vitesh mund të kesh nevojë për flokë të reja’. Tani, pas kaq shumë vitesh, nuk kam ende nevojë për numrin e specialistit të flokëve. Ende jo. Ndoshta do kem nevojë pas shumë vitesh”.

Faleminderit – “Në fund, gjëja më e rëndësishme: Falënderoj tifozët e Dortmundit për mbështetjen që më kanë dhënë këtë sezon. Ka qenë diçka vërtet e veçantë për mua. Kam qenë në majë, kam prekur fundin. Nuk e di si po ecën ky udhëtim, por dua të them që ky klub është një pjesë shumë speciale e jetës sime dhe jam shumë i lumtur që jam rikthyer ta shijoj të luajturin futboll”.

Marrë nga: TeleSport

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport mario götze rrëfim sulmuesi i borussia dortmund tradhtar mario götze rrëfim sulmuesi i borussia dortmund tradhtar


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen