Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Veshur me kominoshe si punëtor llaçi zbriti nga “Range Rover”-i i policisë, dalin detaje mbi ATENTATORËT e Çapjas, njer
8 Qershor 2020, 18:30Nga DOSJA
ELBASAN– Dosja.alka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Ardian Çapjas, që tronditi Elbasanin paraditen e sotme.
Mësohet se një person i veshur si punonjës në fushën e ndërtimit, me kominoshe që përdorin punonjësit e llaçit, ka zbritur nga një automjet i llojit “Ranga Rover”, i policisë dhe ka vrapuar drejt banesës së Çapjave, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.
Ky person, mendohet të jetë kyç në atentatin e ndodhur sot.
Nga ana tjetër, pas atentatit, mësohet se janë angazhuar të gjithë njerëzit e Çapjave dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Një pjesë e tyre bllokuan rrugën kryesore në dalje të Krastës dhe pritën momentin kur me ‘shpejtësi skëterrë’ kaloi mjeti i atentatorëve.
Ndonëse iu vunë pas, mësohet se atentatorët janë larguar me ndihmën e disa personave të tjerë, që dyshohet se i prisnin në fillim të lagjes së re në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.
I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Çështja e djegies së mbetjeve në Manëz tashmë është bërë një problem kombëtar. Pas protestave të banorëve, duke se autoritetet janë tërhequr...
TIRANË- Sizmologu Llambro Duni ka folur sot për tërmetin që u regjistrua pak orë më parë në qytetin e Durrësit. Në një lidhje telefonike me News 24, Duni u...
SHKODËR- Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve mësohet se trupi i pajetë është gjetur në fshati...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Policia e Tiranës mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ali D...
TIRANË- Plazhi këtë vit do të jetë tërësisht ndryshe. Hapësirat midis çadrave do të jenë minimumi nga 3.5 metra. Nëse shkoni në hotele, do të ketë r...
TIRANË– Pronari i një lokali në Tiranë është bërë shkak që një katërputrish të ngridhë në mënyrën më mizore në rrugët e kryeqytetit. Në videon e publikuar ...
ITALI- Gazetarja italiane Roula Kouskouris në emisionin “E vërteta me Zinën” ka folur për herë të parë për të dënuarin me origjinë shqiptare me burgim të përje...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Policia e Shtetit e ka marrë lajmin për atentatin ndaj Ardian Çapjas, përmes spitalit ku është shtrua...