Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
VD-DEBATE/ Tabaku-Ibrahimajt: S’ke kaluar shkallët e duhura, turp të arrestohesh për PPP
12 Maj 2022, 10:45Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u përplas edhe me ministren Delina Ibrahimaj. Ministrja deklaroi se nuk e kuptonte se përse në Parlament quhet turp të bësh PPP ndërkohë që Tabaku i tha se turp është që dikush të arrestohet pikërisht për Koncesionet, Partneriteti Publik Privat. Debati mes tyre nisi gjatë seancës së sotme plenare për rritjen e çmimeve, e më pas kaloi në akuza.
DEBATI I PLOTË:
Jorida Tabaku: Në fillim të këtij viti patëm një rritje të çmimeve të ushqimeve. Autoriteti i konkurrencës dhe qeveria nuk morën masa. Patëm protesta masive. A patëm masa nga ana e qeverisë dhe institucionet shtetërore? Çmimet vazhdojnë dhe rriten, ngrihen struktura atipike komuniste si bordet, përsëri nuk ndodh asgjë.
Delina Ibrahimaj: Në vitin 2021 inflacioni nuk ishte rritur, ka filluar të rritet brenda këtij viti. U rrit në janar me 3.7%, në shkurt me 3.9%, në mars me 5.7% dhe në prill me 6.2%. e vërtetë u rrit, por filloi të rritet këtë vit. Është e lehtë të dalësh të flasësh pa shifra, me supozime, po nuk është e lehtë të marrësh vendime që japin rezulatet e duhura. Ne kemi marrë vendimet në kohën e duhur dhe po shohim që rezultate deri tani janë ato të duhurat. Konsumi deri tani nuk ka shfaqur shenja rënie, siç shfaq zakonisht në periudha inflacioniste. Autoriteti i konkurrencës ka qëllimet e veta që janë të përcaktuara me ligj. PPP nuk janë turp të përmenden. Janë procese dhe procedura që ndiqen nga gjithë vendet e botës për të financuar investime madhore të cilat nuk mund të mbarten nga buxheti i shtetit. Procedurat janë transparente dhe i shërbejnë vendit thuhet që kjo qeveri po bën porte dhe aeroporte. Po pse është turp të bësh porte dhe aeroporte? Është turp ta bësh Shqipërinë me 3-4 aeroporte? Unë mendoj që jo.
Jorida Tabaku: Gjithmonë me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës përgjigjet ministrja që nuk ka kaluar nga shkallët e duhura të meritokracisë. Nuk është turp të bësh PPP por turp është që të arrestohesh për PPP-të apo si puna e atij tjetrit që mund të shkojë prej Check Up. Tregu ka sot probleme më jetike dhe pres që AK të mos merret me tregun e Play Station 5 dhe jo me gjëra më të rëndësishme Çmimet e produkteve janë rritur me kohë, janë rritur çmimet për miellin, për sheqerin, për naftën që nga shtatori por ju e keni mohuar dhe sot vini këtu dhe gënjeni. I thashë ministres që jemi në një situatë stagflacioni dhe ministrja e mohonte ndërkohë që sot po flasim për këtë. Dhe e fundit, sot qeveria po bën biznes me krizën si spekulatore. Po bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptare janë për bukën e gojës. Kur sot po rriten çmimet. Po ndajmë ne para për popullin shqiptar, a thua se janë paratë e tyre por harrojnë që janë paatë e buxhetit të shtetit. Në fund, ju kujtoj që të jeni pak më të qetë dhe më me edukatë kur përgjigjeni.
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
BRUKSEL– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste nga Brukseli ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësu...
TIRANË– Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet K...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme në seancën e Kuvendit se Autoriteti i Konkurencës nuk ka gjetur asnjë z...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se projekt rezoluta duhet të votohet nga të gjithë de...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi ditën e sotme në seancën plenare, Sali Berishën se ai ka furnizuar me na...
Statusi i plotë:Gazmend Bardhi eshte mashtrues, genjeshtar, i pafytyre, intrigant, burre legen dhe pa te poshteme. Vetem sharlatane si Gazi mund te thone shpifj...
TIRANË– Inskenime dhe aludime i quan Tritan Shehu deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Kjo duket se ka qën...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ndërpreu procesin e votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Ai kërkoi që të merrte fjalën pas ndërhy...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Kjo u paraqit nga anëtarët e Partisë Demo...