LIVE UPDATES
Politike

DEBATET brenda grupit të PD-së/ ‘Berisha nuk ka nevojë për avokat’! Noka- Bashës: Ore zotëri, po si mund të m

21 Shtator 2021, 14:38 Nga DOSJA
DEBATET brenda grupit të PD-së/ ‘Berisha nuk ka nevojë

TIRANË– Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua ditën e djeshme me debate të ashpra. Ishte Flamur Noka ai i cili kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të mos anashkalojë debatin mbi vendimmarrjen për përjashtimin e përkohshëm të Sali Berishës e duke i thënë se vendimi që mori ka përçarë partinë.

Gazeta “Panorama” ka zbardhur debatin e plotë në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së Grupit të PD-së, ku Noka i kujtoi kreut të PD-së se vendimi që ka marrë Basha kishte kundër 80% të anëtarësisë së PD-së. Basha nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por argumentoi para tyre se vendimi ishte në të mirë të PD-së dhe të vetë liderit historik saj, pasi vetë Basha dhe Berisha kanë të dhëna që mbase asnjëherë nuk do të bëhen publike. Ndërsa Salianji ka thënë se nëse marrëdhëniet me SHBA do të cenoheshin, atëherë ai do ta linte mandatin e deputetit.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA

Flamur Noka: Ti zotëri ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë që e përçan anëtarësinë, ti e ke kaluar në heshtje.

Lulzim Basha: Këtë vendim e kam marrë dhe nuk ka më kthim pas. Kjo është kërkesë e aleatëve tanë. Dhe ti Flamur e di shumë mirë se nuk ka qenë një kërkesë nga zyrtarë të nivelit të ulët, të nivelit të tretë, por ka qenë nga kupola e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund të dalim kundër partnerëve tanë. Për 3 muaj me radhë unë kam bërë gjithçka që të shmang sanksione të Berishës brenda kësaj partie dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të.

Flamur Noka: Ky vendim përçan partinë dhe ti e di që 80% e anëtarëve të PD-së mbështesin liderin historik, se ti ke bërë testime dhe unë e di këtë. 10% të mbështesin ty dhe 10 për qind janë të pavendosur. Ti ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë, si mund të qëndrosh në krye të Partisë Demokratike kur ke 80% të anëtarësisë kundër.

Lulzim Basha: Unë këtë e bëra që të mos përçaj Partinë Demokratike. Kam ndjekur debatet e ditëve të fundit, pas vendimit për doktor Berishën dhe më vjen keq që ta them më shumë kam dëgjuar gjysmë të vërteta. S’do ta gjeni kurrë të thënë nga goja ime që ai ka qenë vendimi i jetës sime, kam thënë që është vendimi më i vështirë që kam marrë. Dhe i tillë ka qenë dhe nuk ka kthim pas. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht se nuk ka nevojë që askush prej nesh të jetë avokat i tij, pasi është përfshirë në një betejë personale.

Flamur Noka: Partinë e ke përçarë. Partinë e ke rrokullisur nëpër hore të historisë. Do të ngelë në histori kjo që ke bërë. Nuk ka kthim pas përçarja. E di si shpëton nga përçarja? Ka vetëm një rrugë: i jepet anëtarësisë vendimi. Demokracia direkte zbatohet. Duke zbatuar demokracinë direkte, aty ke shpëtuar partinë. Sepse po vendosi anëtarësia që vendimi yt është i drejtë, edhe Sali Berisha e pranon, edhe partia gjen paqen.

Lulzim Basha: Unë e di që e kam kundër ndaj e bëra që të mos e përçaja PD-në. Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën, sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga Grupi Parlamentar.

Ervin Salianji: Pa diskutim që është një çështje që ka ndjeshmëri të madhe. Nëse flitet për konformizëm, ne jemi të konformuar vetëm me një gjë. Që ne nuk po japim betejë. Por po përpiqemi të japim më të mirën për interesin e demokratëve. Pra këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë interes as të kryetarit të partisë dhe as të askujt tjetër. Ne duhet që të gjithë trashëgiminë e Berishës ta ruajmë. Thënë këtë, ne duhet të ngremë një pyetje: a ka një mundësi që të ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në dhe të mos merret çvendimi?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka.

Ervin Salianji: Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin.

Flamur Noka: Po le të pyetet anëtarësia.

Ervin Salianji: Nëse shtrohet pyetja në anëtarësi, 100% do të jenë jo, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Nuk e ka përjashtuar njeri nga PD-ja Sali Berishën. Nuk ka një përjashtim dhe nuk do të ketë përjashtim nga partia. Ndërkohë a do të shtrojmë pyetjen aty ku është thelbi kryesor: a doni të mbani marrëdhënie me SHBA? Kjo është e kushtëzuar. Ne jemi njerëz që marrim vota. Fitojmë dot ne pa partneritetin me SHBA-në? Demokratët janë me PD-në sepse është pro-amerikane. Sepse janë pro-perëndimorë. Ne duhet t’i shterojmë të gjitha debatet me njëri-tjetrin dhe jo që të kalojë pa debat. Por t’i themi të vërtetat e plota. Të bashkohemi. Por jo të përdorim populizma. Ne nuk duhet që duke dëmtuar demokratët në kurriz të demokratëve të përfitojë ndonjë kredit politikisht. Kemi qenë në këtë sallë që të mos digjnim mandatet. Ndërkohë ata që ishin flamurtarë të djegies së mandateve dolën e thanë që nuk ishte vendim i duhur. Ndërkohë, një ndër ta, edhe unë që isha kundër, dola e fola pro djegies së mandateve, sepse ishte vendim kolegjial.

Flamur Noka (i drejtohet Bashës): Ore zotëri, po si mund të marrësh vendim kundër shumicës. Kujt i shërben ky vendim? Je i interesuar që ta shpëtosh partinë? Vendimin tënd hidhe në votë.

Lulzim Basha: Si ta hedh në votë?

Flamur Noka: Do mblidhen firmat dhe hidhe në votë në kongres, në referendum.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mbledhja e grupit parlamentar te pd mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll
Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen