Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Deklarata me ministren Luhrman/Integrimi, Ahmetaj: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë
18 Janar 2022, 09:42Nga DOSJA
TIRANË – Zv.Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët për mediat me ministren gjermane për Evropën, Ana Luhrman deklaroi se shpreson që në 6 muajit e ardhshëm të hapen formalisht negociatat për Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria i ka bërë tashmë detyrat e saj të shtëpisë përsa i përket integrimit, ndërsa i ka shprehur ministres gjermane shqetësimin e kryeministrit për vonesën në proces.
Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, citoi Këshillin e Evropës, i cili e ka theksuar se hapja e negociatave bazohet mbi meritat. Në lidhje me këtë çështje, Ahmetaj ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptarë që të kapë kohën e humbur, ndërsa shtoi se, grupi negociator punon përditë, kryeministri dhe qeveria e monitron punën e grupit negociator përditë.
Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj:
“Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, është vizita e tretë në Shkup dhe Tiranë janë një sinjal tejet domethënës, i fortë. Ndava me ministren të gjithë atë ndjesi dhe shqetësim që kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare ka për vonesën e hapjes formale të negociatave me BE-në, duke theksuar se qytetarët shqiptarë, Shqipëria vazhdon të referojë një mbështetje rreth 90 për qind në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit evropian. I shpreha keqardhjen ministres se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të ngrejë një problematikë që ta pengojë hapjen formale të negociatave. Megjithëse Komisioni ka tre vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyerat e shtëpisë. Megjithëse edhe në KiE është pohuar e njëjta gjë. Në gjashtë muajit e ardhshëm shpresojmë që të kemi hapjen formale të negociatave. Ashtu sic KiE e ka theksuar hapja e negociatave bazohet mbi meritat. Jemi gati që të kapim kohën e humbur. Grupi negociator punon përditë, kryeministri dhe qeveria e monitron punën e grupit negociator përditë”, tha Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministrja gjermane për Evropën Anna Luhrmann ka shprehur mbështetjen e saj për nismën “Balkani i Hapur” që njihet vetëm nga tre vende të Ball...
TIRANË– Ministrja gjermane për Evropën Anna Luhrmann është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është në interes të vetë BE-së. N...
TIRANË – Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Lührmann, pritet të vizitojë sot kryeqytetin shqiptar, Tiranën, një ditë pas vizitës së saj në Maqedoninë e Ver...
TIRANË – Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të ish-ministrit të Mjedisi...