LIVE UPDATES
Politike

Delegacioni i PE-së në Tiranë/ Nishani: Sot zhgënjyet popullin shqiptar, s’jeni me ne

28 Shkurt 2019, 19:19 Nga DOSJA
Delegacioni i PE-së në Tiranë/ Nishani: Sot zhgënjyet

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani që aktualisht mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar deklaratat e ndërkombëtarëve për situatën poltike të krijuar së fundmi në vend.(Lexo këtu)

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shprehet se mesazhet që u dhanë në këtë vizitë, janë zhgënjyese për shqiptarët, pasi nuk dëgjuan asgjë kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit

Shumë e mirëpritur ishte vizita e disa parlamentarëve të Parlamentit Evropian në Shqipëri, për të adresuar situatën e një krize të rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore që po e çon këtë vend drejt kaosit me impakt të rëndë në të gjithë rajonin. Për fat të keq rezultati i kësaj vizite rezultoi për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, zhgënjyese. Mesazhi kryesor që shqiptarët dëgjuan nga disa prej parlamentarëve ishte artikulimi i një ndasie të madhe midis shqiptarëve.

E pasaktë kjo tezë, të nderuar parlamentarë ! Një ide e gabuar për ta kanalizuar kështu krizën e madhe në Shqipëri. Vërtetë që edhe ne shqiptarët kemi angazhime, përkatësi, ndjeshmëri të ndryshme politike në kuptimin partiak. Por ne jemi shumë pak që të jemi aq të ndarë sa ç’dëshiron klani anarkist i “rilindjes”. Demokratë, socialistë, liberalë, konservatorë janë çdo ditë me njëri tjetrin në vendet e tyre të punës, në blloqet e tyre të banimit, në kafenetë e lagjes, madje edhe brenda familjeve të tyre. Nuk ka asnjë urrejtje apo ndasi midis shqiptarëve, zotërinj !

Ndasia dhe urrejtja është midis qytetarëve me krimin e organizuar, që tek ne për fat të keq ka kapur pushtet politik. Përballja dhe dallimi i madh është midis popullit që vidhet dhe pushtetarëve që zhvasin popullin më të varfër të Evropës.

Shqiptarët dëgjuan disa mesazhe për bashkëpunimin, respektim institucionesh, integrimin evropian. Mesazhe këto shumë të mirëpritura. Por, për fat të keq, shqiptarët nuk dëgjuan asnjë mesazh kundër krimit të organizuar, asnjë mesazh kundër korrupsionit të kthyer në kult dhe sistem, asnjë fjalë kundër përdorimit të vrasësve serial, bosëve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe detashmenteve partiake në policinë e shtetit, në blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të së djathtës.

Kongresi Amerikan (Voice of America), shumë më larg (në kontekstin gjeografik) ka mundur ta shoh dhe ta denoncoi blerjen e votave nga krimi i organizuar.

Deputetët e Parlamentit Evropian që vizituan Tiranën nuk e kanë parë dot atë maskaradë elektorale. Mediat prestigjoze italiane, gjermane, britanike, franceze kanë paraqitur fakte dhe prova se si grupet e krimit të organizuar dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës kanë tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se po pregatiten të vendosin rezultatin në zgjedhjet e ardhëshme. Zëri i këtyre mediave prestigjoze nuk ka mbërritur ende tek parlamentarët që vizituan Tiranën. Mekanizma të specializuar të Parlamentit Evropian konstatuan se 20% e votave u blenë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 20% e votave në sistemin tonë do të thotë që kjo “shumicë” e sotme, me rezultatin që mori, nuk do të mund të kishte më shumë se 60 vende në Parlament.

Për rrjedhojë do të ishte minorancë dhe jo maxhorancë. Njëri prej parlamentarëve u tregoi shqiptarëve se kur këto ndodhin në vendin e tij, me këtë çështje merret drejtesia !!!! Ne shqiptarët e dimë mirë se në vendin e tij, kurrë nuk ka ndodhur e nuk ndodh që bandat e vrasësve dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës të përfshihen në proceset zgjedhore e jo më ti sigurojnë 20% të rezultatit partisë qeverisëse. Deri këtu jo, ju lutem mos na fyeni ! Shqiptarët nuk dëgjuan asnjë fjalë se çfarë mendojnë parlamentarët evropian për 5 prioritetet e procesit të integrimit evropian.

Si mundet të flitet për integrimin pa gjykuar për procesin drejt tij ? Njëri prej deputetëve shkoi deri atje sa të inkurajonte kthimin e sistemin monist në Shqipëri !

Kjo përbën fyerjen më të madhe ndaj dinjitetit dhe integritetit të shqiptarëve në këto 27 vite të pluralizmit politik. Kjo përbën një fyerje ndaj mijëra viktimave të ekzekutuara nga diktatura, ndaj dhjetra mijërave të interrnuar në kampet e përqëndrimit nga rregjimi i Hoxhës për shkak të përpjekjeve të tyre për liri dhe demokraci. Sot, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë më parë që ta kthejnë Shqipërinë në rrugën e idealeve, parimeve, standardeve, dinjitetit, integritetit, civilizimit evropian. Hapi i parë, i përfaqësuesve të shumicës së shqiptarëve duke dorëzuar mandatet e një parlamenti ilegjitim është një vendim historik në shërbim të një të ardhmje krejt ndryshe nga kjo që sot vuajnë shqiptarët dhe që bie ndesh thelbësisht me standardin evropian. Sot, në Shqipëri nuk ka një përpjekje politike të partive në opozitë për të marrë pushtetin në tavolinë. Sot, në Shqipëri ka nisur një lëvizje e madhe qytetare, për një ndryshim të madh në sistemin politik, në proçesin e ndërtimit të institucioneve, në mënyrën e sjelljes së pushtetarëve ndaj qytetarëve, në ekonominë e shqiptarëve, në imazhin dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Ata që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këtë lëvizje të madhe qytetare, nuk janë në krah të shqiptarëve në përpjekjen për projektin e tyre evropian.

Delegacioni i PE pas takimeve me zyrtarët shqiptar dhe opozitën nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. Eurodeputeti Krstian Preda dhe kryesuesi i delegacionit Tunne Kelam, thanë se zgjedhjet e 2017-ës ishin korrekte dhe të pranuara pasi u monitoruan nga BE. Ata theksuan se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk ishte zgjidhja e duhur dhe se krijimi i një qeverie tranzitore do të hiqte vëmendjen nga negociatat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opozites bujar nishani delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opozites

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit