LIVE UPDATES
Politike

Delegacioni i PE/ Meço: Nuk i beson më askush. Çfarë prisnin shqiptarët prej tyre

28 Shkurt 2019, 17:43 Nga DOSJA
Delegacioni i PE/ Meço: Nuk i beson më askush. Çfarë

Gazetarja e njohur Sonila Meço, ka reaguar pas vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë. (Lexo këtu)

Duke u ndalur tek deklaratat e tyre lidhur me situatën politike në vend, Meço shprehet se ndërkombëtarët nuk thanë asgjë çfarë pritej të thonin, ndërsa i quan ato si të pabesueshëm. 

“Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi situatën ndërkombëtarët dhe nuk veprojnë të pastrojnë ujrat? Se nuk i beson më askush se po i turrbullojnë për t’i kthjelluar. Jo më!”, – shkruan Meço. 

Sipas saj, “Sot pritej nga ndërkombëtarët të flisnin jo vetëm për pasojat, por mbi gjithçka për shkaqet. Sepse nesër mund të mos jenë më eurodeputetë e një Zot e di kur do t’u bjerë sërish në mendje për Shqipërinë. Ndërsa ne do të ngrysim ditët këtu. Ndaj nëse nuk ia dolën deri më sot të mundësonin me udhëheqjet shqiptare një sistem minimalisht të pranueshëm në vendet e tyre, të paktën mos lënë tokë të djegur pas.”

Reagimi i plotë: 

Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi situatën ndërkombëtarët dhe nuk veprojnë të pastrojnë ujrat? Se nuk i beson më askush se po i turrbullojnë për t’i kthjelluar. Jo më!

Atëherë pse nuk bëhen ata nismëtarë të një pakti, të një dokumenti ku qartaz të nënshkruhen nga liderët politikë rregullat për të patur një sistem? Se nuk është se e kemi të keq, por nuk e kemi asfare.

Sot pritej nga ndërkombëtarët të flisnin jo vetëm për pasojat, por mbi gjithçka për shkaqet. Sepse nesër mund të mos jenë më eurodeputetë e një Zot e di kur do t’u bjerë sërish në mendje për Shqipërinë. Ndërsa ne do të ngrysim ditët këtu. Ndaj nëse nuk ia dolën deri më sot të mundësonin me udhëheqjet shqiptare një sistem minimalisht të pranueshëm në vendet e tyre, të paktën mos lënë tokë të djegur pas. Ja çfarë prisnin shqiptarët sot prej tyre, një zgjidhje ku të preken një herë e mirë shkaqet:

• Të hetohet deri në fund blerja e votës e të ndëshkohet çdo i përfshirë në të.
• Të vihet në lëvizje prokuroria (që duhet të ketë një kokë të votuar jo vetëm nga një parti politike dhe të marrë fund përkohshmëria e saj) për çdo dosje përgjimesh a akuzash mbi zyrtarë të shtetit, për skandale të qeverive që po myken nëpër sirtarët e saj.
• Të kryhet me themel reforma zgjedhore, produkt primar i së cilës të jetë demokracia përfaqësuese.
Që shqiptarët të mos votojnë më për listat e kryetarëve, por të zgjedhurit e tyre.
Që shqiptarët të kenë të mundur referendumet për të gjitha çështjet me rëndësi kombëtare dhe që prekin interesin publik.
Që vota e emigrantëve të vlejë.
Që të depolitizohet një herë e mirë administrata zgjedhore.
Që asnjë mjet e aset i administratës publike mos përdoret për fushatë.
Që të bëhet transparenca e plotë e financimit të partive politike nëpërmjet auditit ndërkombëtar. 
• Të sanksionohet një herë e mirë kontrrolli dhe hetimi i plotë i koncesioneve të dhëna në vend, sidomos nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
• Miratimi i kontratave koncesionare dhe PPP-ve, në rastet kur detyrimet buxhetore kalojnë një periudhë katër vjeçare të mos kryhet më me vendim qeverie (VKM), por me ligj nga Parlamenti.
• Heqje e lejes koncesionare për rastet e e evazionit fiskal nëpërmjet transferimit të kapitalit, që në Shqipëri ka krijuar miliona euro dëme.
• Ndalimin e pjesëmarrjes në tenderimet publike të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale offshore, si dhe në çdo licencë, që jepet për shfrytëzimin e pasurive kombëtare.
• Vetting në politikë

Po asnjë nga këto elementë nuk dëgjova të artikulohet nga ndërkombëtarët këtu a thua se raportet i marrin të gatshme nga sirtarët e paraardhësve të tyre. Për këto a kanë mendim, sugjerime? Se që Shqipërinë e duam të qetë, pa probleme, me parlament funksional e mirëqënie ekonomike ua themi ne. Veç nëse vendosni të bëni arbitrin, nuk mund të bëni dot as tifozin që rri me kurriz derisa të dëgjojë ne altoparlant rezultatin e as të jepni rezultate në tavolinë. Sa kohë as opozita s’mund të pretendojë fitore në tavolinë, askush nuk mund të japë verdikte nga e njëjta tavolinë.

Ndeshjen duhet ta garantoni me të njëjtat standarde si në çdo vend europian. Ky është misioni, që na keni prezantuar qysh ditën e parë kur thërritëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por me vepra, ngjan se po na thoni: “E duam Europën si Shqipëria”. 
Atëherë hiqeni fanellën e arbitrit dhe deklarohuni lojtarë. Në të kundërt a mundeni dy fjalë për sa më sipër???

Kujtojmë se delegacioni i PE-së njëzëri u shfaq kundër vendimit të Opozitës për djegien e mandateve, ndërsa apeluan për dialog dhe protesta paqësore. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe në shqipëri djegia e mandateve te opozites sonila meço delegacioni i pe në shqipëri djegia e mandateve te opozites sonila meço

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë