LIVE UPDATES
Ekonomi

Denoncimi: Më dekorojnë dhe më japin certifikata për punë në nëndetëse, më penalizojnë në pension!

25 Qershor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Denoncimi: Më dekorojnë dhe më japin certifikata për

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e një ish-ushtaraku, i cili ka punuar në nëndetëse për më shumë se 20 vite. Hysni Bajrami thotë se ka ka punuar në Flotën Detare nga viti 1970 deri në vitin 1992, ku është nxjerrë në lirim.

“Në vitin 1996 kam dalë në pension, kam marrë pension pleqërie. Unë kam punuar në nëndetëse, në Flotë Detare, madje kam marrë edhe dekorata. Puna jonë ka qenë tejet e vështirë, pasi unë kam pasur gradën nënoficer dhe polumbar. Ligji e përcaktonte se me një punë të tillë, dilje 50 vjeç në pension. Kam punuar në nëndetëse në Durrës dhe Shëngjin” thotë z.Bajrami.

Më tej pohon se, problemi aktual, për të cilin i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” është se s’merr dot pension suplementar. “Të gjithë shokët e mi marrin pension suplementar, kurse unë s’marr. Në vitin 1996 unë dorëzova dokumentin nga reparti që specifikohej se grada ishe nënoficer dhe polumbar. Me këtë punë kishte ligj se dilje në pension 50 vjeç. Dhe unë ashtu dola. Deri tani marr pension pleqërie, s’kam as suplementar. Kam kërkuar te Sigurimet Shoqërore në Durrës, më thonë se i kanë dërguar shkresa arkivit të ushtrisë. Kjo i kthen përgjigje se s’gjejmë dosje në arkivë. Atëherë e konfirmuan, kurse tani jo. Ushtria ka dalë për skrap” thotë Hysniu.

Bashkë me denoncuesin, gazetarët shkojnë dhe interesohen pranë Sigurimeve Shoqërore në Durrës. Ai thotë se në vitin 1978 ka marrë një medalje pune, me një dekret nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

“Është reguar punëtor i palodhur dhe i disiplinuar. Këmnëgul për plotësimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara, duke u bërë shembull për të tjerët” thuhet në këtë mdealje të punës, të firmosur nga Haxhi Lleshi. Ndërkohë, në dhjetor të vitin 2019, z.Hysni bajrami merr nga Komanda e Forcës Detare, në Ministrinë e Brendshme, edhe një certifikatë mirënjohje. “I jepet z.Hysni Bajrami. Falendërim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në Forcën Detare” thuhet në këtë certifikatë, e firmosur nga z.Artur Meçollari. “Moralisht më vlerësojnë, financiarisht jo. Më japin medalje dhe certifikata, por te Sigurimet Shoqërore kthejnë përgjigje se nuk ka dosje” thotë Hysniu.

Gazetarët e Fiks Fare u interesuan te Sigurimet Shoqërore në Durrës, ku specialistja që është marrë me rastin thotë se në vitin 1996, kur ka dalë në pension z.Hysni Bajrami, ka dorëzuar një dokument që thotë se është n/oficer dhe polumbar, pra një profesion i vështirë. Ai ka bërë kërkesë për suplement në pension, sipas edhe parashikimeve ligjore. “I kemi kërkuar Qendrës së Personelit të Rekrutimit, pranë Ministrisë së Brendshme, informacion për z.Bajrami dhe na kanë kthyer përgjigje se ‘ka mangësi në dokumentacion përsa i përket periudhës si nënoficer aktiv’. Nëse na konfirmojnë gradën dhe pozicionin, atëherë z.Bajrami e përfiton këtë suplement” thotë specialistja. Pyetjes se, në vitin 1996 kur doli në pension, a i është konfirmuar pozicioni dhe grada, specialistja thotë se “në vitin 1996 i është konfirmuar, ndërsa aktualisht jo”. Pra, ndryshe nga medaljet dhe certifikatat, në dokumentet që kanë efekt financiar, Ministria e Mbrojtjes i kthen përgjigje negative ish-ushtarakut Hysni Bajrami.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale hysni bajrami hysni bajrami

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje