Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Aktualitet
Deputetë të arrestuar? Kuvendi tregon nëse ka marrë kërkesë nga SPAK
29 Mars 2022, 07:38Nga DOSJA
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë kërkesë për deputetë të arrestuar. Këtë e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live në ‘Neës24’, aty ku tregoi se ende nuk ka mbërritur kërkesë e tillë pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.
“Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, ku në rastin e ish-ministrit Koka dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës”, tha Lala në një lidhje live për ‘Neës24’.
DURRËS– Sindikata e Përgjithshme e Durrësit ka reaguar lidhur me helmimin e punonjësve në një ndërmarrje në autostradën Durrës-Tiranë. Kreu i Sindika...
MALËSI E MADHE– Zbulimi i dy shtëpive bari në Malësi të Madhe u raportua ditën e djeshme nga Dosja.al. Zbulimi i shtëpive të baritu u bë në kuadër të...
TIRANË– Zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike, Patrik Sadikaj ka reaguar për herë të parë pasi kolegët e tij e hoqën nga grupi i “Whatsappit”. Në...