“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Operacioni i SPAK, Basha: Rezultat i punës profesionale të PD, nuk është e mjaftueshme
29 Mars 2022, 09:07Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të SPAK për inceneratorët. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, ish-kryedemokrati shkruan se e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i punës profesionale të Partisë Demokratike, nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar. Më tej, Basha shton se të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme pasi urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë janë ministrat dhe kryeministri.
‘Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie. Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri.‘- shkruan Basha.
MALËSI E MADHE– Zbulimi i dy shtëpive bari në Malësi të Madhe u raportua ditën e djeshme nga Dosja.al. Zbulimi i shtëpive të baritu u bë në kuadër të...
TIRANË– Zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike, Patrik Sadikaj ka reaguar për herë të parë pasi kolegët e tij e hoqën nga grupi i “Whatsappit”. Në...
TIRANË– Drejtori i Politikave në ministrinë e mjedisit, Pëllumb Abeshit pritet të arrestohet nga policia e shtetit. Abeshi, ish-anëtar i Komisionit p...