LIVE UPDATES
Politike

Deputetja e PD-së zbulon makthin që përjetoi gjatë protestës: Isha e frikësuar

10 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA
Deputetja e PD-së zbulon makthin që përjetoi gjatë

TIRANË- E tillë ishte protesta e ditës së shtunë për Eralda Tason, deputeten e PD-së në Fier, e cila këtë mandat ulet për herë të parë në Parlament. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bano tregon se si e përjetoi ditën e shtunë që nga momenti i nisjes nga Fieri e deri në mbyllje të ditës. Bano thotë se fillimisht nuk patën asnjë shqetësim kur u thyen xhamat e parë, por më vonë kur dhuna agravoi deputetët kërkuan ndërhyrjen e Policisë. Ndërkaq, ajo shtoi se nëse do të ishin vetëm demokratët, ata do t’i kishin pritur për diskutim në sallën e mbledhjes, por sipas saj, agresorët nuk ishin demokratë.

Znj. Bano, si nisi dita juaj të shtunën, në çfarë ore u nisët nga Fieri për në selinë e PD-së?

Jam nisur rreth orës 7 nga shtëpia ime në Fier dhe kam mbërritur në seli rreth orës 9:45.

Nga cila anë e selisë mundët të hynit në sallën ku ishit lajmëruar për mbledhjen? Kishin nisur të mblidheshin simpatizantë të z. Berisha kur ju erdhët në seli?

Kur kam mbërritur në oborrin e Selisë Demokratike, vura re se kishin nisur të mblidheshin protestuesit e parë dhe gjithashtu vura re prezencën e medias në oborr. M’u bë me dije se mund të futesha nga dera anësore dhe ashtu veprova.

Biseduat me kolegët para protestës, diskutuar për pritshmëritë?

Pasi u futa në Selinë Demokratike, kemi qëndruar fillimisht në hollin e selisë. Isha e shoqëruar nga kolege dhe kolegë të tjerë. Ishim aty sepse pritshmëritë tona ishin për një protestë paqësore. Demokratët gjithmonë janë njohur për protesta paqësore dhe kërkesat e tyre gjithmonë kanë qenë të qarta. Unë pikërisht këtë prisja. Një artikulim të qartë dhe paqësor të protestave, sepse në të vërtetë, sa herë zhvillohet një protestë, edhe artikulimi i arsyes ose qëllimeve gjithmonë ndryshon. Prisnim që demokratët, edhe pse kishim marrë sinjalizim për dhunë të mundshme, të kuptonin se armiku nuk jemi ne me njeri-tjetrin, por se me bukën tonë po tallet Edi Rama.

Në çfarë ore nisi mbledhja të shtunën me kryetarin e Partisë Demokratike?

Mbledhja nisi rreth orës 10:15. Në të ishin të pranishëm disa grupe interesi, si Grupi Parlamentar, kryetarët e degëve, delegatë të Këshillit Kombëtar, si dhe strukturat e degëve. Aty ishin të pranishëm të gjithë ata që vërtet kanë besim se Shqipëria duhet të shohë drejt së ardhmes.

Si ishte atmosfera brenda grupit që ishit dje në mbledhje teksa jashtë protestuesit shtoheshin minutë pas minute?

Ka kohë që Partia Demokratike është e hapur për t’u njohur. Koha e klaneve dhe e prapaskenave apo e skenarëve ka kaluar. Do të gënjeja qytetarët nëse do të thosha se nuk kishte aspak frikë. Shumë prej nesh aty brenda ishin dhe janë prindër. Ndoshta nuk mund të shprehem për të gjithë ata që ishin aty, por di të them se kur kanë nisur aksionet e para të dhunës, isha e frikësuar, por jo për veten. Vazhdoj të them, se demokratët e vërtetë nuk dinë të përdorin dhunën si mjet. Nëse flasim më pas për frymën e grupit që ishte mbledhur, edhe pse dhuna dhe presioni nga jashtë po përshkallëzonin, në çdo moment ne ishim të gatshëm që të uleshim me qytetarët tanë. Ata janë dhe vazhdojnë të jenë demokratët tanë dhe ne vazhdojmë të jemi një familje e madhe.

Cilat ishin reagimet e para tuat dhe të kolegeve dhe kolegëve të tu në momentin qe u sulmua kati i parë? Cilat qenë diskutimet e para mes jush?

Ishim shumë të habitur. Siç përmenda dhe më parë, ne nuk prisnim një mbledhje që të kalonte në dhunë, dhe për më tepër, ne të ndiheshim të rrezikuar në ndonjë lloj forme nga ata që ne quajmë familja jonë. Në momentin që nisi thyerja e xhamave, nga kryetari i Partisë Demokratike na u tha se nuk kishim arsye për t’u shqetësuar. Siç përmenda edhe më parë, edhe pse ne kishim marrë sinjale se do të kishte individë të cilët do të kërkonin t’i jepnin drejtim dhune kësaj mbledhjeje të demokratëve, asnjë nga ne nuk ndihej i rrezikuar me jetën.

Ndërsa protestuesit gjuanin me gurë në dritaren e sallës që ndodheshit ju, pati kërkesa nga ana juaj që të lajmërohej Policia? Në çfarë ore është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të Policisë?

Në fillim, kur nisi situata, ne nuk menduam se do të ishte e nevojshme ndërhyrja e Policisë. Ndaj, fillimisht nuk pati kërkesa apo përpjekje për të lajmëruar Policinë. Kur ne vumë re se individë të caktuar po kërkonin që të tjetërsonin çdo gjë dhe se po kalonin në dhunë, u kërkua ndërhyrja e Policisë. Duhet theksuar se Policia vonoi në ndërhyrje dhe se pati një reagim shumë të dobët nga ana e tyre. Ishte e vërtetë se aty 99% e atyre që ishin mbledhur nuk kishin qëllim dhune, por ama individët të cilët kishin ardhur vetëm me atë qellim, mund të identifikoheshin lehtësisht dhe menaxhimi i situatës ishte një dështim nga ana e Policisë së Shtetit. Dukej sikur kishin marrë urdhra për të mos reaguar edhe nëse kjo mbledhje e demokratëve të përshkallëzonte. Di vetëm që ata kanë ardhur rreth 45 minuta me vonesë nga momenti i njoftimit.

Në momentin që ndërhyri Policia te protestuesit poshtë, ju ku ndodheshit?

Ne kemi qenë përgjatë gjithë kohës në katin e dytë të selisë.

Forcat blu ndërhynë edhe me gaz lotsjellës. A depërtoi edhe në katin ku ndodheshit ju gazi? Si vepruat, pati panik? Ju personalisht si e shmangët?

Unë mendoj se ndërhyrja me gaz ishte e panevojshme dhe është një nga mjetet që nuk duhet kurrë të përdoret. Individët e dhunshëm ishin lehtësisht të identifikueshëm dhe kjo mund të ishte shmangur totalisht, por Policia jonë e kërkon protagonizmin edhe aty ku nuk ka vend. Gazi ka depërtuar dhe në katin e dytë ku ne po zhvillonim takimin dhe pati shumë pasoja shëndetësore te ne. Disa patën marrje mëndsh dhe të vjella. Panik pati sepse, siç thashë, ne nuk prisnim që këta individë të përshkallëzonin dhunën dhe të përdornin mjete të ndryshme dhe gurë. Kishim frikë për jetën tonë nga ky grup i strukturuar dhune. Nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur gazin që u përdor nga Policia. Ndiheshim të zënë në kurth jo vetëm nga ky grup dhune, por dhe nga Policia barbare. Pjesa e demokratëve të vërtetë ishin distancuar nga dhuna. Dhunën aty e ka përshkallëzuar një grup barbar dhe të cilët ishin porositur për të sjellë dhunë. Ne distancojmë demokratët e vërtetë nga ai grup i dhunshëm.

Jeni përballur edhe më parë me situata të ngjashme? Si do ta mbani mend ditën e djeshme?

Nuk është hera ime e parë që përballem më një situatë të tillë. Gazin lotsjellës dhe dhunën e kam parë thuajse në të gjitha protestat që ka organizuar opozita dhe shoqëria civile. Ditën e djeshme do ta kujtoj me trishtim të madh, sepse nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë që kjo situatë të krijohej mes demokratëve. Vizioni dhe misioni im personal është një shoqëri e cila ka një dialog konstruktiv dhe një shoqëri që e di se e vetmja pengesë për dialog konstruktiv është vetëm Edi Rama. Këta individë të nxitur nga Sali Berisha nuk janë demokratët tanë. Këta janë individë me precedentë penalë, të cilët dhunën e kanë mënyrë jetese, ndaj edhe unë këmbëngul që t’i ndaj nga familja jonë demokratike. Dita e djeshme kisha disa momente të cilat do të jenë gjithmonë të ngulitura në memorien time. Një prej tyre ishte dhe qetësia e grupit të mbledhur, të cilët kurrë nuk barazuan demokratët me dhunuesit e porositur. Qetësia që gratë demokrate treguan dhe forca me të cilën secila prej nesh po përballej me të panjohurën.

Marrë nga: Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen