LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia ekskluzive e 7-vjeçares: Kemi fjetur me mamin e vdekur në një krevat

2 Shkurt 2022, 22:26 Nga DOSJA
Dëshmia ekskluzive e 7-vjeçares: Kemi fjetur me mamin e vdekur

Top Story, ka siguruar dosjen me dëshmitë rreth ngjarjes. Sipas dokumenatve të togave blu, vajza ka qënë me nënën për të mbledhur kanoçe, ditën që Shpëtimi e ekzekutoi. Ky i fundit ka hyrë në një lokal me vajzën e vogël ndërsa pjesa tjetër e familjes ka shkuar për të mbledhur hekurishte. Pasi kanë mbledhur një thes kanë shkuar në shtëpi. Shpëtimi nuk ishte kthyer ende. Ato kanë dalë përsëri për të mbledhur kanoçe. Kur janë kthyer herën e dytë e kanë gjetur Shpëtimin në gjumë. Ai është zgjuar dhe ka filluar të pyeste se ku ishin.

“Babi u ngrit nga krevati dhe më pas e rrafi mamin. Babi e rrafi me duar dhe me dërrasa, me shkop me hekra. Mami i thoshte mos më rrif se do bëhesh pishman. Kur ra përdhe babi e ngriti mamin dhe e coi te krevati. Mami kishte gjak te hunda. Ajo i tha më co në spital. Më pas fjetëm te krevati babi, unë motra dhe mami. Ne kemi vetëm një krevat në shtëpi. Kur u ngrit babi në mëngjes më tha se mami ka vdekur,”- u shpreh vajza 7 vjecare

Sipas ekspertizës mjeko – ligjore, rezultoi se Manushaqja kishte 48-72 orë që kishte ndërruar jetë. Gjatë kësaj kohe Shpëtimi sëbashku me dy vajzat e mitura kishin fjetur në një krevat me Manushaqen e vdekur. Një situatë horror që kanë përjetuar dy vajzat e mitura. Shpëtimi është munduar që të krijojë një alibi për të humbur gjurmët e ngjarjes. Një natë pasi kishin fjetur në një krevat me kufomën nisen drejtë qytetit të Sarandës. Shpëtimi me dy vajzat e mitura qëndroi një natë te vëllai i tij. Aty ka rrëfyen krimin që ka kryer dhe kërkoi ndihmë.

Pasi kthehet në shtëpinë ku kishte braktisur kufomën e bashkëshortes, njofton fqinjën e tij. Shpëtimi inskenon sikur natën që nuk ka qënë në shtëpi i kanë vrarë bashkëshorten. Por dëshmia e vajzës së madhe do ta detyrojë që të pranojë krimin e kryer.

“Bashkëshortja ime më tradhtonte. Mu më kishte mërzitur shumë sjellja e saj dhe kur ka ardhur në shtëpi e kam qëlluar me pëllëmbë. Ajo u përplas në mur dhe ra në tokë. Njëra dorë dhe njëra këmbë i ranë në zjarr. Unë e mora në krah dhe e vura në krevat por ajo nuk kishte më shenja jete. Koka i ishte çarë dhe unë ia mjekova me raki,”-u shpreh Shpëtim Çeliku.

Kjo është një pjesë nga dëshmia që Shpëtim Çeliku ka dhënë për uniformat blu. Por këto do të rezultonin më pas gënjeshtra. Sipas ekzaminimit mjeko ligjor dhe autopsisë, Manushaqja ishte torturuar e më pas ishte mbytur deri sa ndërroi jetë.

Sipas të dhënave dhe këqyrjes së kufomës konfirmohet se ajo është dhunuar. Janë evidentuar plagë të shumta në kokë, fytyrë dhe në trup. Viktima ka plagë me thellësi deri në koçkë, janë konstatuar gjymtyrë të thyer, djegje në organet gjenetale si dhe në qafë ka brazda të strangulimit. Pra nuk ka qënë vetëm një shuplakë siç ka pretenduar në fillim autori. Këto plagë janë shkatuar nga mjete të forta prerëse, siç është edhe sqepari që është sekuestruar si provë në vendin e ngjarjes.

Ajo që është më e frikshme në gjithë këtë vrasje është fakti që Manushaja ishte shtatzanë. Fetusi i saj, një djalë i shëndetëshëm 6 mujash, nuk do të vinte dotë në jetë pasi babai vendosi që ti vrasë nënën. Ky baba ka detyruar dy vajzat e mituar 3 dhe 7 vjeç që të flenë në një krevat të larë në gjak, me kufomën e nënës së tyre. Por për këtë krim monstruoz Shpëtim Çeliku do të dënohej vetëm 25 vite.

Manushaqe Balla, me mbiemrin e vajzërisë prehet në fshatin e lindjes, në Babje të Librazhdit. Ndërsa dy vajzat e mituar janë strehuar nga shteti në fshatin SOS.

Marrë nga TopChannel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet librazhd manushaqe balla librazhd manushaqe balla

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit