LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjedia me 3 të vdekur brenda pusit në Berat/ Ulërima e thirrje për ndihmë, me lot në sy familjarët tregojnë çastet e

8 Maj 2020, 08:14 Nga DOSJA
Tragjedia me 3 të vdekur brenda pusit në Berat/ Ulërima e thirrje

Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën në mënyrë tragjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e kishin të pamundur t’u jepnin ndihmë tre personave që humbën jetën brenda në pus.berat 

Ata tregojnë ngjarjen me lot në sy, ndërsa thanë për mediat se ndoshta mund t’i shpëtonin, por prania e gazit nën tokë rrezikonte edhe jetën e atyre që do të futeshin aty. Shtetasi Sokol Simoni, banor i fshatit ku ndodhi tragjedia, tregon për media se e ka parë të gjithë ngjarjen nga afër.

Ai është shprehur se kishte parë Neim Hoxhën që të vraponte për të shpëtuar kushëririn dhe xhaxhain e tij, që kishin mbetur në pus. Por kur fqinji, Sokol Simoni, ishte afruar, ishte tepër vonë pasi ata kishin ndërruar jetë të tre.

“Pashë Neim Hoxhën që vrapoi për të shpëtuar xhaxhain dhe kushëririn e tij. Unë vrapova të merrja litarët. Kur kthehem, ai kishte hyrë. I bërtita, por ai nuk u përgjigj. Thirra disa herë ‘Kape litarin Neim’, pastaj pashë që ngriu”, ka thënë Sokol Simoni.berat tragjedia2

Ndërkohë, të tjerë familjarë kanë treguar se kanë parë tmerr me sy.

“Ishte e frikshme të shikoje familjen tënde aty brenda në pus, duke dhënë shpirt dhe ne nuk mund të futeshim. E provuan dy nipat të shpëtonin Kamberin, por e pësuan edhe ata. Kamberi hyri që në mëngjes, pasi pusi kishte shteruar ujin dhe ai do ta pastronte. Pa kaluar shumë kohë, filloi të ankohej se nuk po ndihej mirë dhe që po i merreshin mendtë. Aty kërkuam ndihmë pasi unë, grua, nuk mundesha dot të futesha në pus. Sa kanë ardhur çunat, u futën me radhë, por edhe ata ngelën aty brenda. Kush do t’i nxirrte, i thërrisnim, por asnjë nga ata s’po reagonte. U asfiksuan të gjithë atje brenda. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, e kishin pastruar herë të tjera, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur zonja e shtëpisë.

MORTI

Tri shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e djeshme në fshatin Dyshnik të Beratit, ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit. Vëllai i viktimës 75-vjeçar, Neki Hoxha, është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha, i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë, menjëherë është futur nipi (djali i motrës), Gentian Golashi, dhe më pas djali i vëllait, Neim Hoxha, por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi, çuni i motrës, Gentiani, ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër, Neimi, dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak, mbi një orë. Më takuan rrugës zjarrfikësit, madje iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin”, është shprehur Neki Hoxha.

Marrë nga PANORAMA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat bllokohen ne pus berat bllokohen ne pus

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit