Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VD-‘Dëshmova 5 orë para SPAK’/ Ç’tha Alqi Bllako para Komisionit Hetimor, si iku nga seanca
29 Mars 2022, 14:40Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako kërkohet që të arrestohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK pasi akuzohet se ka ‘gisht’ në aferën e inceneratorëve. Ai ishte një ndër personazhët e njohur që Komisioni Hetimor kërkoi të merrte në pyetje, bashkë me figura të tjera si kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri etj. Më 22 shkurt, ai kërkoi që përpara Komisionit të bënte një deklaratë, por nuk iu pranua nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku. Si pasojë, Bllako refuzoi të dëshmonte me pretendimin se është sekret hetimor e se gjithçka dinte e kishte thënë 5 orë para hetuesëve të SPAK. Ai deklaroi se nëse dëshmonte, do të shkelje sekretin hetimor.
Diskutimet e para një muaji në Komisionin Hetimor:
Alqi Bllako: Zonja Tabaku sapo përmendët konfliktin e rëndë të interesit meqë e përmendët. Më keni akuzuar me pa të drejtë për konflikt interesi dhe unë e bër të qartë që do firmos deklaratën.
Jorida Tabaku: Deklaratë këtu nuk mund të bëni këtu, duhet t’i përgjigjeni pyetjeve
Dhurata Çupi: Jeni ju i bindur që nuk përbën sekret hetimor sqarimi për konfliktin e interest?
Alqi Bllako: Do të doja të më jepni 3 minuta kohë për të folur për konfliktin e interest. Unë jam sot i angazhuar në politikë dhe kur u angazhova e mora parasysh baltën që mund të hidhej ndaj meje, por familja ime nuk e ka borxh të përbaltet në këët mënyrë. Është përmednur disa herë në ëktë komision. Megjithatë është në diskrecionin tuaj për ta vendosur, ka dhe medium të tjera për ta bërë këtë gjë.
Jorida Tabaku: Zoti Bllako nëse doni mund t’ju bëj disa pyetje, deklaratë nuk bëni dot këtu
Alqi Bllako: Atëherë unë po largohem.
Më herët, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi 9 urdhër-arreste lidhur me hetimet e inceneratorëve. Mes personave të tjerë të arrestuar janë edhe Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj dhe Erjon Murataj.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Kryesinë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:00. Ndërsa sot R...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se PS-ja nuk do t’i bëhet pengesë drejtësisë për deputetin Alqi...
TIRANË- Një sherr për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tiranë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin disa ditë më parë në zonën e Kombinati...
TIRANË– Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Lënda narkotike e pake...