All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Arsim falas?! Albana Vokshi nxjerr të kundërtën: Drejtoresha e Jeronim de Radës iu kërkon prindërve të japin para për la

29 Janar 2021, 10:58 Nga DOSJA
Arsim falas?! Albana Vokshi nxjerr të kundërtën: Drejtoresha e
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar sot se të gjitha familjet që kanë fëmijë në shkolla, janë të detyruar të kontribuojnë me para për të siguruar nevojat emergjente të shkollës. Vokshi ka publikuar disa mesazhe që drejtoresha e Shkollës “Jeronim De Rada” iu ka dërguar prindërve, ku iu kërkon të japin para për rregullimin e laboratorëe dhe departamenteve. Vokshi deklaroi se kjo është e kundërta e asaj që Kushtetuta e vendit, detyron për autoritetet që të sigurojnë arsim falas, ndërsa nga ana tjetër edhe bashkia e Tiranës, mbledh çdo muaj në faturat e ujit, taksën e shkollimit, që shkon sipas demokrates në vlerën e 30 milionë dollarëve.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI NGA “SHKOLLA Jeronim De Rada”

Jam sot këtu para shkollës 9 -vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë. Të gjithë e mbajnë mend që në 13 shtator kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nxitoi që të inauguronte me bujë rikonstruksionin e kësaj shkolle me fondet e vendit mik, të Katarit. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 57, pika 5 përcakton se “Arsimi i detyruar dhe arsimi i mesëm në shkollat publike në Shqipëri është falas”. Por a është vërtetë falas ky arsim në Shqipëri?

Le ta nisim me atë që ne, qytetarët e Tiranës, paguajmë çdo muaj, taksën për infrastrukturën e arsimit. Çdo familjar, çdo prind paguan çdo muaj bashkë me faturën e ujit 1500 lekë. Çdo biznes, që nga biznesi i vogël, i mesëm apo biznes i madh paguan nga 40 mijë deri në 370 mijë lekë për infrastrukturën arsimore të shkollave. Pra, deri më sot, në 5 vite janë mbledhur deri në 50 milionë dollarë për infrastrukturën shkollore e cila duhet të ishte e dedikuar për ndërtimin e 17 shkollave të reja, në mënyrë që fëmijët të mos mësonin me 2, 3 apo 4 turne, apo për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për mësimin e nxënësve në shkollat e Bashkisë së Tiranës.

Janë mbledhur 30 milionë dollarë, por sot kur jemi në semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021, nxënësit mësojnë ende me 2, 3 apo 4 turne. Shumica e shkollave në Tiranë nuk kanë sistem të përshtatshëm ngrohjeje. Ku kanë shkuar pra 30 milionë dollarë që janë mbledhur nga Bashkia Tiranë? Dhe nuk mjaftohen me kaq, çdo ditë kërkojnë të fusin duart në xhepin e prindërve, të fusin duart në buxhetin e familjeve.

Unë këtu kam disa mesazhe që drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada”, iu ka dërguar një grupi prindërish ku shpjegon se cilat janë nevojat emergjente të shkollës në mënyrë që të sigurohet, sikurse drejtoresha e përcakton në mesazhin e saj, “për zhvillimin sa më të mirë të procesit mësimor ashtu edhe mbi nevojat e shkollës.” Çfarë kërkon drejtoresha?

Drejtoresha thotë që “Departamenti i Matematikës ka nevojë imediate për mjetet didaktike në ndihmë të mësimdhënies; për raportor, kompas”. “Departamenti i Gjuhës Shqipe ka nevojë për tabelat bazë të Gramatikës dhe të Gjuhës Shqipe”. “Departamenti i Historisë dhe Gjeografikë ka nevoja për harta si dhe mjete bazë për mësimin”. “Departamenti i Fiskulturës ka nevojë për topa dhe për mjete të tjera sportive”. Ai i shkencave ka nevojë për mjete laboratorike dhe didaktike. Secila klasë duhet të ketë në këndin e saj të veçantë lidhur me ekspozimin e projekteve dhe punëve të nxënësve. Departamenti i arsimit fillor, ka nevojë për magnetofon, videoprojektorë që lidhen me zhvillimin e orëve të ndryshme muzikore, si gjuhës së huaj, muzikës etj. Projektet ndër lëndore sipas dapartamenteve të cilat kanë lidhje me bazën materiale që do të përdoret, printime, foto, korniza etj, biblioteka e shkollës që ka nevojë për etiketa, për skedat e librave dhe kartelat e anëtarësisë, libër inventari si edhe vulë për librat.

Shkolla ka nevojë për printer. Sikurse e shihni, këto nevoja bazike për një mësimdhënie cilësore nuk i siguron qeveria por duhet që t’i sigurojnë prindërit. Para ka në buxhetin e shtetit për plotësimin e të gjitha këtyre nevojave dhe për sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme, por paratë vidhen, ato shkojnë në parajsa fiskale, ato shkojnë për një turizëm luksoz me mish floriri në restorantet më të shtrenjta në Dubai dhe nuk merret asnjë masë të kenë kushte të përshtatshme, të ngrohta për të bërë mësim. Asnjë qindarkë investime nga qeveria për fëmijët, asnjë masë e marrë për të mbrojtur mësuesit. Të braktisur, të keqtrajtuar, të keqshfrytëzuar, dhjetëra orë të papaguara në javë dhe për më tepër të mashtruar për gjoja rritje të pagave nga kryeministri Edi Rama. Por kur është boll, është boll. Kësaj duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër të lidhur me bandat, për një kryeministër të lidhur me mafian dhe krimin.

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë nevojë për një kryeministër të dijes, për një kryeministër të arsimit. Pas 25 prillit Partia Demokratike do ta shndërrojë arsimin në prioritet të prioriteteve. Në fund të mandatit të PD-së, çdo shkollë në të gjithë Shqipërinë do të ketë kushte të përshtatshme dhe infrastrukturë moderne të standardizuar integruese me standarde ndërkombëtare të aksesueshme për çdo fëmi. Prindërit nuk do të kenë më shqetësimin se ku do të mësojnë fëmijët e tyre pasi shkollat do të jenë vënde të sigurta të dijes, argëtimit, pushimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe një vakt ngrënie.

PD do t’i japë vendin që meriton me respekt dhe dinjitet që meritojnë të gjithë mësuesit, duke filluar që nga rritja reale e pagave. Do të rriten pagat e mësuesve 60%. Me pjesëmarrjen më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit më 25 prill ne do të çlirohemi një herë e mirë nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar, e korruptuar, për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim. Së bashku ne do ta sjellim këtë ndryshim.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi arsimi ne tirane prinderit paguajne arsimin albana vokshi arsimi ne tirane prinderit paguajne arsimin


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen