Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BRUKSEL– “Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë vetpërmbajtje në menaxhimin e demonstrtave dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës, ”tha Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović në një deklaratë sot, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e përplasjet midis policisë dhe protestuesve pas vrasjes të një të riu nga policia gjatë ores policore natën të vendit javën e kaluar. “Përdorimi joproporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me demonstratat e tjera që u zhvilluan në Shqipëri në fillim të këtij viti,” shton ajo.
“Masat ndaj pandemisë COVID-19 nuk u japin autoriteteve “çek të bardhë” për të përdorur forcën në menaxhimin e grumbullimeve ,” thotë Komisioneri. Në këtë kontekst, ajo vë në dukje përdorimin e ujit, sprajit djegës dhe mjeteve të tjera që kanë çuar në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijët.
“Ndërsa e drejta për mbledhje paqësore mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, ndalimi nw parim i grumbullimeve publike dhe shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato shkelin rregullat e masave kufizuese , pa marrë në konsideratë perdorimin e mjeteve te tjera, duhet të shmangen. Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre. ”
Komisioneri rithekson që menaxhimi i demonstratave duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe pjesëmarrësit në demonstrata dhe duhet të synojë në de-përshkallëzimin e tensioneve. “Eshtë thelbësore të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e grumbullimeve dhe përdorimin proporcional të forcës.”
Autoritetet duhet në çdo kohë të demonstrojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të sanksionohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimi për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011. Veshja e etiketave të dukshme të identifikimit ndihmon në sigurimin e përgjegjësisë. Për më tepër, personat që pretendojnë të jenë viktima të sjelljes së keqe të policisë duhet të jenë në gjendje të paraqesin një ankesë për të marrë dëmshpërblim.
Duke vënë në dukje se shumica e personave të ndaluar janë liruar, Komisioneri u bën thirrje autoriteteve të shpejtojnë lirimin e çdo protestuesi paqësor të mbetur që mund të jetë akoma në paraburgim. Së fundmi, Komisioneri është i shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë demonstratat. “Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për tu informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës ”.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike deklaroi sot se raporti i “Transparency International” ka vërtetuar dhe konfirmuar të gjithë akuzat e bëra ndër vite nga Opozit...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e shfytëzoi takimin që pati në Farkë me familjet ku dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara, për të bërë edhe batuta...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”. Gjatë vizitës ku shkoi për të dorëzuar çelësat e e shtëpive të...
TIRANË- Sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cil...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar raportin e Eurostat në lidhje me ekonominë në Shqipëri, ku është cilësuar si vendi më i varfër...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur pas reagimeve të shumta në lidhje me deklaratën ku tha se fëmijët që protestuan do të trajtohen me psikolo...
Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet se çfarë mendimi ka për kryeministrin Edi Rama dhe ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm në ikje, Sandër Lleshaj ka komentuar nofkën që i kanë vendosur qytetarët dhe kundërshtarët politikë. Në një prononcim pë...
TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme për herë të parë ka bërë deklaratën bombë.I ftuar në emisionin Pressing në T7, ai ësh...
TIRANË- Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër LLeshaj, pavarësisht ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodian Rashës, është shprehur se Policia e Shtetit ësht...