LIVE UPDATES
Bota

Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

15 Janar 2021, 08:17 Nga DOSJA
Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

SERBI- Autoritetet e Serbisë kanë premtuar në parim që dialogu me opozitën do të fillojë shumë shpejt. Janari është përmendur si kohë e fillimit, por tani po shihet se autoritetet po përdorin sërish armën e vjetër tashmë tradicionale politike, zvarritjen. Autoritetet e Serbisë thonë tani se ky dialog mund të fillojë në pranverë. Flitet për prill apo maj, që do të thotë se ky lloj dialogu do të zgjaste vetëm pak, për shkak të pushimeve të verës.

Gara me kohën

Justifikimet e dëgjuara rreth kësaj teme për Dushan Spasojeviqin, nga Fakulteti i Shkencave Politike, dëshmojnë se asnjë nga palët nuk e ka kuptuar seriozisht domosdoshmërinë e dialogut të brendshëm. Ndërsa gazetari Gjorgje Vlajiq thotë për DW,  se ai mendon që – “qeveria nuk e do aspak këtë dialog me opozitën dhe se ky dialog do të shtyhet deri në momentin kur të shpallen zgjedhjet. Qeveria me këto retorika vetëm do të tregojë një vullnet të mirë për bisedime, por në fakt nuk e dëshiron atë.”

Kuvendi i Serbisë njofton se ata janë duke punuar me opozitën, në një platformë për zgjedhje të drejta dhe të lira. Në opinion janë publikuar pjesë të dokumenteve jozyrtare, ku thuhet se po punohet për prezantimin e barabartë të subjekteve politike. Por ngjarjet e fundit në organizatën për prezantimin e barabartë, zgjedhja e njerëzve kryesorë nga subjekte të caktuara dhe dorëheqja e disa të tjerëve, dëshmojnë se gjërat po ecin mbrapsht.

Mundësitë e vogla për marrëveshje

Dushan Spasojevqi thotë për DW se gjërat në Serbi gjithmonë fillojnë nga e para: “Ne kishim kërkesat e ekipit të ekspertëve, rekomandimet e CRTE, kemi disa rekomandime të tjera të organizatave joqeveritare, patëm rekomandime pas negociatave në Fakultetin e Shkencave Politike. Mendoj se tashmë ka një analizë të qartë të asaj që është e gabuar dhe çfarë duhet të ndryshohet, por mendoj se disa kërkesa nuk janë formuluar mirë”. Edhe Gjorgje Vlajiq është skeptik se mund të ketë marrëveshje mes pozitës dhe opozitës në Serbi për kushtet e zgjedhjeve.

Kushte për zgjedhje

Fokusi në negociatat mes pozitës dhe opozitës është vënë tek liria e mediave dhe puna e Rregullatorit për Mediat Elektronike REM. Por zhvillimet e fundit brenda REM tregojnë se qeveria nuk është e gatshme për kompromis dhe se REM mbron me vendosmëri interesat e mediave të regjimit.

Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, cili ka për qëllim që të luajë rolin e kryenegociatorit në anën e qeverisë, ka nxitur edhe më shumë skepticizmin për gatishmërinë e qeverisë për marrëveshje me opozitën. Daçiq tha se dialogu midis qeverisë dhe opozitës nuk është një temë që kërkon shumë nxitim, se kjo është një “punë anësore” për qeverinë. Sipas tij, opozita nuk duhet të mashtrohet se dialogu mund të zëvendësojë zgjedhjet. Dushan Spasojeviq mendon se – “kjo është një taktikë e vjetër e qeverisë, e cila beson se gjithçka është në rregull në Serbi dhe se nuk është e qartë pse opozita po proteston. Ndaj ky dialog do të jetë më shumë si një cirk që e kemi tani në parlament”.

Këtu shohim shumë qartë qëndrimin e qeverisë ndaj opozitës, vëren Gjorgje Vlajiq. Duket sikur ata janë duke thënë “këto janë kushtet për zgjedhje, e ju nëse doni mund të merrni pjesë, nëse nuk doni, ky është vendimi juaj politik”.

Vuk Jeremiq mendon se opozita duhet të dërgojë në dialog një ekip të përbashkët. Por analistët thonë se ky qëndrin nuk është real, për shkak të përçarjeve brenda opozitës. Opozita në Serbi po shpenzon më shumë kohë për harmonizimin e qëndrimeve mes vete, sesa për përmirësimin e kushteve. Ndërkohë që ende po mendohet se cila është strategjia më e mirë e opozitës, pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme apo bojkotimi i tyre. Ka analistë që thonë se me një bojkot tjetër, opozita do të shkatërronte veteveten edhe më shumë, por kushtet për zgjedhje nuk janë të mira.

marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota situata politike ne serbi situata politike ne serbi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës