Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.
“Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat. Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.
“Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime. Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet. Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson.
Prishtina për njohje, Beogradi për kompromis
Ai tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë dhe të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
“Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë,” tha Wilson.
Këshilli Atlanik, më 29 korrik mbajti një samit virtual me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon.
Ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Ndërkaq, pas 20 muajsh ndërprerje, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dhe thanë se kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe për çështjet ekonomike.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Prej më shumë se 6 muajsh qindra shkencëtare dhe ekspertë të shëndetësisë janë në garë për prodhimin e vaksinës kundër virusit. Ndërkohë që ditë pas dite...
FLORIDA– Në Florida janë mbyllur të gjitha plazhet si shkak i uraganit Isaias që përfshiu zonën e Bahamas mëngjesin e kësaj të shtune.Sa i përket kësaj si...
KORE E JUGUT- Një vatër e re infeksionit është regjistruar në Kore të Jugut dhe shkak për këtë është bërë grumbullimi i njerëzve në një Kishë. Kështu autoritete...
Një gjykatë federale e apelit rrëzoi të premten dënimin me vdekje për Dzhokhar Tsarnaevin, i dënuar për shpërthimet gjatë Maratonës së Bostonit të vitit 2013.Su...
EUROPË– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se ka shenja të një “valë të dytë” të rasteve të koronavirusit ...
SHBA- është vendi më i goditur në të gjithë botën nga Covid-19 ku dita ditës rastet e reja rriten.Ditën e djeshme në Amerikë janë regjistruar 1,462 të vdekur ng...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat...
SHBA-Ditën e djeshme eksperti më i larë i sëmundjeve në Amerikë Anthony Fauci përpara një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve tha se vaksin...
TIRANË– Ekspertët e Shëndetësisë kanë bërë me dije prej përhapjes së virusit se të gjithë personat e prekur nga Covid-19 pas shërimit do të kenë shumë shqe...
SHBA– Doktor Joseph Varon nuk ka pasur asnjë ditë pushimi në muajin e kaluar. E premtja ishte java e 13-të e tij radhazi që drejtonte njësinë e koronavirusit në...