Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA – Dietat e të pasurve dhe të famshmëve janë pafund magjepsëse, por në Silicon Valley, ku regjimi gjumit dhe punës intensive përplaset me trendet kaliforniane, miliarderët e teknologjisë i çojnë gjërat në një nivel krejt tjetër. Pavarësisht nëse është Jeff Bezos që ha një pako të tërë me biskota për mëngjes, apo Mark Zuckerberg duke ngrënë mish dhie të ftohtë të therur me lazer, dy mjeshtrat e teknologjisë e kanë arritur rrugën e tyre drejt majës me një regjim shumë të çuditshëm sipas DailyStar.
Nëse jeni duke kërkuar çelësin drejt suksesit, mund të mos e gjeni në skutat e Silicon Valley. Ngrënia e disa prej këtyre gjërave nuk ka gjasa t’ju bëjë shumë të pasur ose të suksesshëm, apo qoftë edhe më të shëndetshëm. Megjithatë njerëzit shumë të pasur dhe të suksesshëm i konsumojnë, dhe në fund të fundit, “ti je ajo çfarë ha.”
Në fund të viteve 1990, njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos pranoi se ai nuk kishte një regjim të mirë ushqimor. Në një intervistë, ai tha se hante një pako të tërë me biskota për mëngjes. “Kur gruaja ime dhe unë u martuam, unë kisha vite të tëra që haja një pako me biskota “Pillsbury” për mëngjes. Per tre muaj që kishim të martuar, ajo më pa ta bëja këtë çdo mëngjes derisa një ditë më pyeti nëse e dija sa gjëra të dëmshme kishte në të”. Njeriu më i pasur në botë i ka disa huqe të çuditshme.
Gjatë një takimi në mëngjes të vitit 2010 me drejtuesin e një biznesi teknologjie të sapokrijuar, Bezos thuhet se porositi një pjatë për mëngjes që kishte oktapod mesdhetar, proshutë, kos, hudhër të njomë dhe një vezë të zier. Bezos gjithashtu hëngri një iguanë të pjekur në “Explorers Club”, një darkë miliarderësh në 2018, ku gjithashtu kishte piton, tarantula dhe buburreca në menu. Gatimet u zgjodhën posaçërisht për të rritur ndërgjegjësimin për speciet e dëmshme.
Amazon CEO Jeff Bezos eats iguana at exclusive New York dinner event following an award ceremony attended by some of the world’s richest entrepreneurshttps://t.co/SzdzcBsO3a pic.twitter.com/9pXKZYBzls
— DAILY SABAH (@DailySabah) March 18, 2018
Me kalimin e viteve, ish-bashkëshortja Mackenzie Scott duket se e largoi Jeff-in nga biskotat dhe iguana, dhe e mësoi të shkonte në supermarketin organik Whole Foods dhe të hante avokado dhe pinte smoothie. Pas divorcit të tyre prej shumë miliardë dollarësh, megjithatë, duket se themeluesi i Amazon dhe ish-CEO ka rizbuluar dashurinë për ëmbëlsirat teksa ka instaluar një aparat akulloreje në shtëpinë në LA.
Themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg dikur ishte i njohur për sfidat ekstreme që i vendoste vetes çdo Vit të Ri. Në vitin 2011, Zuckerberg vendosi të hante mish vetëm nga kafshët që kishte vrarë me dorën e tij, ose do të bëhej vegjetarian. Ai ftoi CEO-n e Twitter, Jack Dorsey për darkë, i cili tha se Zuckerberg i serviri mish dhie të ftohtë që e kishte vrarë me armë lazer dhe më pas me një thikë.
“Ne shkuam në dhomën e ngrënies dhe ai serviri dhinë. Ishte e ftohtë. Nuk kam për ta harruar. E pyeta nëse i pëlqente dhe ai më tha që po. Unë thjesht hëngra sallatën time“, tha Dorsey.
Këtë vit, Zuckerberg pranoi në Facebook se ishte aq i zënë sa shpesh harronte të hante “A jeni emocionuar ndonjëherë aq shumë duke punuar për diçka saqë harroni të hani ushqim? Unë mendoj se kam humbur 10 kilogramë muajin e fundit nga kjo gjë“, tha ai në një postim.
Kurse Elon Musk tha se ai “gllabëron” shumicën e vakteve në pesë minuta dhe pranoi në një libër të vitit 2015 se nëse do të kishte një mënyrë që mos të hante për të punuar më shumë, do të kishte zgjedhur të mos hante. Shpesh ai nuk ha mëngjes dhe mjaftohet me një çokollatë “Mars”. Duket se ndërsa vitet për Musk kalojnë, në një episod të Joe Rogan, CEO i SpaceX tha se tani preferonte të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër dhe se po të ishte për të do preferonte të mos bënte fare aktivitet fizik.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË – Në datën 24 dhe 25 shtator në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, do të ngjitet në skenë komedia “Duke edukuar Ritën” e Willy Russell,...
TIRANË– Kandidimi i saj i mundshëm në krye të “Federatës Shqiptare të Futbollit’ ishte një nga temat më të përfolura në fushën e sportit në Shqipëri....
SHBA – Burri që dyshohet se kërcënoi me thikë Ariana Granden dhe u arrestua në shtëpinë e saj ka qenë një tmerr për muaj me radhë, dhe tani situata ka arr...
Dashi Nëse keni qenë vetëm prej një kohe të gjatë, mos e humbni shpresën: është një moment pozitiv për ndjenjat dhe historitë e reja. Nga ana tjetër, keni shans...
SHBA– Disa ditë më parë, u zbulua se Kanye West kishte tradhtuar ish-gruan e tij, Kim, menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre me një këngëtare të fashme...
SHBA – Aktorja amerikane Nicole Richie ishte duke festuar ditëlindjen e saj të 40-të kur një episod aspak i këndshëm i ka prishur festimet.Richie ka shpër...
TIRANË- Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur për mungesën e saj gjatë mbrëmjes gala të hapjes së Teatrit Kombëtar të Oper...
SHQIPERI– Dy herë në vit, toka mbulohet në mënyrë të barabartë si nga drita, ashtu edhe errësira. Sot, më 22 shtator, hyjmë në ekuinoksin e dytë dhe të fu...
SHBA– Festa e ditëlindjes së aktores amerikane Nicole Richie nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Ajo ishte duke fryrë qirinjtë në ditëlindjen e ...
TIRANË- Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur mbrëmjen e djeshme ekspozita me portrete nga Edvin Çelo. Tematikë e portreteve ishte anatomia...