Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dita e dytë e protestës së AMT/ Robert Budina: Do vijojmë me protestat, Sandër Lleshaj mendon se ka dalë jashtë fokusi, p
21 Dhjetor 2020, 18:26Nga DOSJA
TIRANË- Regjisori Rober Budina, i cili ka marrë pjesë në protestën që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar në të dytën ditën për shoqërimin e 4 aktivistëve me dhunë në komisariat, ka thënë se protesta do të vazhdojë në ditët e ardhshme por që do të jetë paqësore. Ai ka thënë në cdo rrugicë, shitet kollaj fare drogë dhe policët nuk janë aty, por këtu për të na ndaluar neve.
Ndërkohë i dha një mesazh të qartë ish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke i thënë se nuk ka mbetur jashtë fokusi pasi sipas tij, është përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Pavarësisht se teatri kombëtar u rrëzua me ne brenda, ishte arsyeja që kryeministri të legjitimohej. Nisur nga ky precedent, pretendojmë se edhe kjo që po ndodh sot, jemi të bindur që me këmbënguljen tonë dhe duke i treguar shqiptarëve që po jetojmë në diktaturë dhe duke u thënë që japim shembullin tonë që të sensibilizohen dhe kur të vijë dita, t’ia tregojnë me votë. Në cdo rrugicë, shitet kollaj fare drogë dhe policët nuk janë aty, por këtu për të na ndaluar neve. Ky drejtor policie me të cilin Shqipëria ka njohur periudhën më të errët, është një polici politike që është e interesuar për protestat. Shikoni si një ish ministër i Brendshëm që denigron policinë. Ne do të vijojmë me protestat tona se ka të bëjë dhe me denoncimin e shumë aferave korruptive të Teatrit Kombëtar dhe do të bëjmë ndjekje penale të policëve që prekën artistët. Ish ministri që mendon se ka dalë jashtë fokusi, është në fokusin tonë se ishte ai që shembi Teatrin Kombëtar. Protesta jonë nuk është thjesht fizike, por edhe institucionale sepse të drejtat e njeriut po shkelen.”- tha ai.
Të shtunën, Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martini dhe Gentjan Hasani, u shoqëruan me dhunë në komisariat. Aktori Neritan Liçaj është shprehur se ata u morën në komisariat pa asnjë arsye.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Brandon Bregu, 42-vjeçari i ekzekutuar në Spanjë me pesë plumba rezulton të jetë pjesë e një rrjeti droge që u shkatërrua pak javë më parë n...
TIRANË- Ndërhyrjet e paligjshme në katet e para të pallateve të periudhës së regjimit komunist për t’i kthyer në ambiente komerciale – shpesh të real...
TIRANË– Pas thuajse një viti në kërkim, arratia për Markelian Cungun ka marrë fund! Sot, Policia e Kosovës, në rrethana që ende nuk dihen, ka vënë në prang...
TIRANË– Pasditen e sotme aktivistët Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë organizuar një protestë para ministrisë së Brendshme, ashtu siç e kishin p...
Aktualitet21 Dhjetor 2020, 17:31
LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...
KOSOVË– Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu! Super hajduti që ishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh në Shqipëri, ku më e fundit është ajo e ja...
TIRANË– Një person i tretë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit Xhulio Prela por për publikun, mbeten ende mister ...
ELBASAN– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin pasditen e sotme ku në aksident jan përfshirë disa makina.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se d...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se është shpallur në kërkim një person i tretë për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Mësohe...