LIVE UPDATES
Editorial

Dita e fundit e PD ashtu si e njohim, fati i opozitës dhe Fati i Ramës

10 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Dita e fundit e PD ashtu si e njohim, fati i opozitës dhe Fati i Ramës

NGA Enton ABILEKAJ

Përplasja e Kuvendeve nuk u shmang. Nesër në orën 10.00, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të mblidhen për të rimarrë Partinë Demokratike, në një proces të paprecedentë të mbledhjes së Kuvendit nga anëtarësia. Pas 1 jave Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin e tij, për ta bërë nul datën 11 dhe për ta çuar betejën politike në PD në një betejë proceduriale në kërkim të vulës, logos dhe selisë. Kështu ajo që sot është Partia më e madhe e opozitës, pritet të hyjë në një spirale krize që nuk dihet kur dhe si do të përfundojë.

Kriza nuk nisi në 9 shtator. Ditën që Basha pezulloi Berishën, vetëm sa njoftoi se nuk ishte më i tij. Jo vetëm Berisha, të gjithë ata që e mbështetën Lulzim Bashën, që nga korriku i 2013, duke menduar se ishte njeriu i Berishës, shpërthyen kundër tij. “Pabesia” si mëkati kryesor që i atribuohet kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike nuk ishte vetëm tek pezullimi i njeriut që e mori nga jashtë dhe i përcaktoi gjithë karrierën.

Pabesia nuk lidhej me Berishën, por me votuesit e tij, e milituesit e partisë Demokratike, që në 1990 u themelua si një organizatë multipartiake, për rrëzimin e komunizmit dhe pas 1992 u shndërrua në Partinë e Sali Berishës.

Me dorë të hekurt, i etur për pushtet sa më shumë e provonte atë, Berisha e spastroi PD nga gjithë rrymat, idetë dhe njerëzit që e kërcënonin dhe ndërtoi Berishizmin si praktikë të hakmarrjes politike, kontrollit personal dhe idolatrisë për liderin. Partia Demokratike, vetëm pak muaj nga rrëzimi i komunizmit, u shndërrua, nga forca progresive në një forcë regresive. Standartet demokratike gjendeshin më shumë te marksistët e PS se tek berishistët e PD.

Deri në 2013, kur Sali Berisha dha dorëheqjen, nuk pati asnjë zhvillim demokratik në PD. Kur Basha kandidoi dhe fitoi përballë Olldashit, ishte hera e parë që kishte një garë, në mos të barabartë, të denjë. Fitorja e Bashës, u shoqërua me urimin e hidhur të të ndjerit Sokol Olldashi: “Uroj të gjithë kryetarët për fitoren”.

Ishte ky “urim” që Lulzim Basha e quajti mallkim në intervistën e parë që dha pas pezullimit të Berishës. Dualizmi me Berishën, sipas tij, ishte fatkeqësia që e kishte shoqëruar në 8 vitet e drejtimit të partisë, ishte arsyeja e dështimeve të tij për t’u bërë lider dhe për të fituar zgjedhjet.

Po a ishte vërtetë faji i Sali Berishës?

Për ta shpjeguar këtë, shërben Edi Rama. Në 2005, kur Fatos Nano humbi zgjedhjet dhe u largua nga Partia, Rama u paraqit si kandidati më i fortë për kryetar të PS. U bashkua me Gramoz Rucin, për një platformë statutore të re, që do ta ndryshonte PS-në e Fatos Nanos. Platforma ra me urdhër të Nanos – në mungesë, por kjo nuk e pengoi Edi Ramën që të nesërmen të fitonte votat për kryetar, si kundërshtar i Liderit historik.

Me këtë status, të kundërshtarit të Nanos, Edi Rama kishte marrë mandatin për të mos e pranuar as në zyrë paraardhësin e tij, për ta spastruar partinë nga njerëzit e tij dhe për të mos e mbështetur në ambicien për President. Ai e fitoi partinë pa gënjyer askënd, me votat e tij kundër votave të Nanos, me një përballje të fortë që në fund i dha fitoren.

Që nga korriku i 2013, Lulzim Basha ka fituar vetëm 2 palë zgjedhje, ato brenda partisë. Në të treja rastet ka fituar si njeriu i Berishës, ka marrë votat e mbështetësve të Berishës, që kanë menduar se, pavarësisht dështimeve, ky është njeriu që lideri historik ka lënë për trashëgimtar. Me pushtetin e votave që u mori njerëzve të berishës në 13 qershor, pezulloi Berishën në 9 shtator dhe tani pyet: Çfarë ka ndryshuar? Me mandatin që mori në 13 qershor nga mbështetësit e Berishës, në 18 dhjetor do të përjashtojë Berishën. Nëse Basha donte të ndahej nga Berisha, e kishte mundësinë në Korrik 2013, në korrik 2017 dhe në qershor 2021 të kërkonte votat e tij, të dilte kundër paraardhësit, ta drejtonte vetë partinë dhe ta përjashtonte Berishën, siç bëri Rama me Nanon.

Edhe në këtë rast nuk do ishte e drejtë. Jo se Berisha nuk e meriton të largohet. Nuk duhej “non grata” për të përcaktuar qeverisjen e Berishës, si të korruptuar apo antidemokratike.

“Non grata” si dalje nga kurthi i opozitës – fasadë

“Non grata” ishte vetëm një kujtesë për shoqërinë që po rrinte në stanjacion, ishte një nxitje për të ecur përpara. Në kushtet kur PD humbi për herë të tretë zgjedhjet dhe prapë zgjodhi humbësin për kryetar, në kushtet ku opozita si e tërë nuk ndryshoi asgjë as pas 25 prillit, ku asnjë kryetar i asnjë partie nuk dha dorëheqjen pavarësisht dështimit, ku denoncimi i “masakrës elektorale” përfundoi në një fiasko amatore, “non grata” për Berishën, shërbeu si zgjim, si një kthesë e detyruar nga rruga pa dalje ku opozita e dorëzuar po e fuste prapë veten për të shërbyer si fasadë e Edi Ramës.

“Non grata” ishte një ftesë për të nisur një betejë. Lulzim Basha kishte 1 muaj kohë nga 19 maji deri në 13 qershor, për të bërë një betejë kundër Sali Berishës, që më në fund të ofronte dicka të re me rizgjedhjen. Por ai e zhvlerëzoi mundësinë, i mori votat Berishës dhe nxori non grata-n si armë për asgjësimin e tij, në shenjë falenderimi.

Pa votim, pa diskutime, pa dialog, basha mori një vendim arbitrar, jodemokratik, që e shndërroi Berishën nga pengesë që duhej tejkaluar, në viktimë të një vendimi të padrejtë. Pas mandatit të tretë si kryetar, Basha e përdori Berishizmin e PD-së për të përjashtuar vetë Berishën. Pjesa tjetër është e thjeshtë për t’u shpjeguar. Berisha për vetëmbrojtje, ia mori armët që i kishte dhënë dhe po e çmonton. Kundër berishizmit në PD tani ka dalë vetë Sali Berisha. Ai po lufton kundër vetes, kundër mënyrës së drejtimit që ka themeluar vetë dhe ia ka mësuar vetë Lulzim Bashës. Tani po kupton çfarë ferri ka ndërtuar për të tjerët, tani ka mundësinë të kërkojë falje për dëmet që i ka bërë Partisë Demorkatike dhe vendit, duke aplikuar berishizmin.

Escobar si shpërdorim i fishekut të fundit

Ardhja e Escobar nuk e ndihmoi dot Bashën të shpjegonte pse duhet të merrte një vendim arbitrar personal për pezullimin e Berishës. Në vend që të justifikonte ato që Basha kishte thënë për fakte që i kishte parë vetëm ai, Escobar tha se këto fakte duhet t’i gjejë drejtësia shqiptare. Zyrtari i lartë amerikan dha një mesazh të qartë kundër Berishës, por më të zbehtë se ai i ambasadores Kim dhe shumë më të butë se ai që mediat pranë pushtetit të Ramës dhe Bashës kishin propaganduar këto ditë. Ai e quajti qëndrimin ndaj Berishës një orientim që SHBA po bënte dhe deklaroi se u takon liderëve dhe popullit shqiptarë të zgjedhin.

Në fund fare, Berisha do të trajtohet si Milorad Dodik në Bosnje, sipas Escobar, por ky ishte një krahasim që nuk funksionon, jo vetëm për orientimin rus të liderit serb të Bosnjes, por edhe për rrezikun që paraqet ai për integritetin territorial të federatës.

Fati i PD-së ose më mirë fati i Ramës

Një komision ad interim do të marrë në dorë fatet e partisë pas Kuvendit të së shtunës. Kështu pretendojnë ata që do të mblidhen në Air Albania. Aty do të verifikohet kuorimi i delegatëve dhe do të merren vendime që selia e PD-së nuk i njeh. Kështu nuk do të njohë as komisionin, kështu nuk do të njohë asgjë që do të burojë nga 11 dhjetori. Në 18 dhjetor mund të përjashtohen ose jo ata që do të mblidhen në Air Albania, por e sigurtë është që PD do të ketë 2 parti.

Ata që do të mblidhen në 11 nuk do ta votojnë më Bashën, edhe sikur Berisha të tërhiqej nga politika. Ata kanë qenë gjithmonë kundër Bashës, por e kanë votuar atë si njeri të Berishës. Ata që do të mblidhen në 18 nuk do ta votojnë kurrë Berishën, sepse ata mbështesin largimin e tij, edhe kur ai është jodemokratik. Ka 2 parti tashmë, duhen 2 vula, dy logo, dy seli. Nëse për këtë do të ketë një betejë fizike apo ligjore, njësoj do të degradojë beteja politike për PD-në. Interesi do të humbasë, PD do të shpërbëhet ngadalë, ndërsa vendit do t’i duhet një opozitë e re.

Në rastin më të mirë beteja për logon, vulën dhe selinë do të marrë fund të garën e parë elektorale, që pritet të jetë në prill 2023, kur bëhen zgjedhet lokale. Kush fiton ato pak bashki që do të marrë PD-ja e përçarë, do të fitojë partinë. Pastaj çalë-çalë në 2025, për t’i siguruar Ramës një mandate të katërt.

Nëse nuk do të ketë një parti të re në opozitë, e gjitha kjo që po ndodhë, do t’i shërbejë vetëm Edi Ramës.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial gabriel escobar ne tirane lulzim basha sali berisha gabriel escobar ne tirane lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë