“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
31 vite nga ‘8 dhjetori’/ Basha tek ArTurbina: S’e shkulëm dot mentalitetin komunist
8 Dhjetor 2021, 06:35Nga DOSJA
TIRANË– Në Ditën Kombëtare të Rinisë, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një aktivitet me demokratët në ambientet e ArTurbina. Në organizimin e sotëm, Basha mblodhi në panel disa nga figura të njohura të Partisë Demokratike, shkrimtarë, studiues, publicistë, historianë, për të diskutuar lidhur me ‘8 dhjetorin’, ndërsa edhe vetë mbajti një fjalë nga shkallët e godinës, pa u ngjitur në skemë.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, e konsideroi këtë 8 dhjetor si një ditë që duhet kërkuar falje për atë pjesë të përgjegjësisë që sipas tij i ka mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes ku ishte 31 vite më parë.
“Kërkoj sot faljen si kryetar i Partisë Demokratike në emër të Partisë Demokratike, në emër të demokratëve shqiptarë për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tona, pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë,“- tha kryedemokrati.
Ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha tha se u desh rreshtimi i Shteteve të Bashkuara në krah të Partisë Demokratike që të mundej komunizmi. Lëvizja Studentore e vitit 1990, sipas Bashës arriti të rrëzojë sistemin, por jo të zhbëjë mentalitetin komunist. Pas tij, ish-studenti i lëvizjes së dhjetorit 1990, Spiro Cura, dha një mesazh në 31-vjetorin e kësaj lëvizjeje, duke u ndalur te slogani i saj “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe duke e cilësuar atë një thirrje e kërkesë të rinisë. Po ashtu, “ish-dhjetoristi” Cura tregoi një detaj të asaj dite, 8 dhjetor 1990, duke shpjeguar dhe se si triumfoi ideja e Azem Hajdarit për rrëzimin e regjimit komunist.
Pas skandalit që denoncoi Gazetasi.al, ku rezultoi se moshat e treta në polici po dalin përdorues droge dhe kur këto rezultate janë fiktive, Policia e Shtetit k...
TIRANË – Policia e Shtetit ka bërë të mundur të parandalojë një vrasje në kryeqytet, teksa ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të t...
TIRANË– Sali Berisha ka mbajtur “Foltoren” e fundit në sheshin “Demokracia” në Qytet Studenti, poshtë shtatores së Azem Hajdarit. Në kuadër të Ditës ...
TIRANË – Një atentat i mirëfilltë mafios, që ishte planifikuar të kryhej në Tiranë ndaj Prend Palucës, është parandaluar në kohë nga Policia e Lezhës...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i sotëm në Lezhë, ku personit që kishin vendosur në shënjestër, nuk e kishte për herë të parë vrasjen. Sipas...
TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Për këtë ditë ka pasur urime nga politikanët, por jo vetëm. I pari ka qenë Kryeministri Edi Rama, i ...