Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Shenja që s’duhet të qëndrojë vetëm! Ditë optimiste në dashuri dhe punë, horoskopi ditor
27 Shkurt 2022, 06:00Nga DOSJA
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të dielen do të jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë falë ndikimit të Hënës. Mos qëndroni vetëm nëse prej disa kohësh keni qëndruar larg personave që pëlqeni. Ata që kërkojnë një punë, mund të gjejnë diçka por mund të ketë disa elementë që duhet të rishikohen. Nga ana tjetër, mund të mos mungojnë debatet.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj E diela është ditë mjaft e mirë për të dashuruarit që do të përjetojnë disa momente të vecantë. Në punë, një derë është mbyllur ose është gati të mbyllet, por mos u mërzisni se do të vijnë oferta të reja shumë shpejt.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Në dashuri ndiheni të fortë, ndërsa mund të keni takime interesante. Nëse punoni për një afat të caktuar, ju e dini se do të duhet të bëni gjithçka që është e mundur për të rinovuar një kontratë brenda tre muajve.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Nëse në romancën tuaj, të dy jeni të duruar, atëherë keni një marrëdhënie të fortë dhe për këtë do të shpërbleni njëri-tjetrin. Në punë ka pasiguri, lodhje dhe jeni në kërkim të zgjidhjeve, por jo gjithçka varet nga ju. Ndoshta jeni duke pritur për propozime ose ndryshime.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Mund të përjetoni pak tension, sidomos nëse prej disa kohësh keni pasur debate- Edhe në punë jeni të zemëruar. Nëse nuk merrni atë që dëshironi, mund të fajësoni ambientin.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Edhe këtë të diel, jeni shumë optimistë për të ardhmen, madje edhe në dashuri. Në punë situata e përgjithshme kërkon më shumë guxim.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Në dashuri, nëse i keni dhënë fund një lidhjeje, më në fund mund të mendoni për një të ardhme më të mirë. Në punë, filloni të bëni plane, ato mund të bëhen më të lehta për t’u menaxhuar pas javës së parë të marsit.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Ju jeni shenja më me fat për diele. Mos hezitoni të kaloni një ditë të bukur pranë partnerit/partneres ose dikujt që pëlqeni për të jetuar momente të veçanta. Në punë ka nga ata që duan ndryshime, ndërsa të tjerët nga ana tjetër janë të fokusuar tek puna aktuale.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Në dashuri dielen dhe të hënënjanë ditë të mira, por kujdes nga mosmarrëveshjet me ish-et. Do të keni edhe disa cështje të vogla ligjore për të zgjidhur. Në punë, mendoni për diçka të re, kini kujdes me blerjet e reja.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Kjo është periudha është e rëndësishme për ata që kanë në mendje të bëjnë një ndryshim në jetën sentimentale. Ka perspektiva të mira në punë. Nëse keni kohë që qëndroni në vend, bëni një kërkesë për të ndryshuar pozicion ose për tu ngritur në detyrë.
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Në dashuri keni Hënën që ju ndihmon në rikuperimin psiko-fizik. Edhe pse është një ditë kaotike në punë, shpesh në këto situata ju vijnë idetë më të mira.
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Situata në dashuri është e shkëlqyer. Falë ndikimit të Hënës, zgjidhja e problemeve do të bëhet brenda natës. Situata është e mirë edhe në punë.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV– Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia, ndërsa presidentit Volodymyr Zelensky ka fituar zemrat e t...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ndahet nga kryeministrit Edi Rama lidhur me inceneratorët. Në një takim elektral në Durrës...
TIRANË– Në puntatën e post “ Big Brother” debatet mes Big Mamës dhe Antonelës kanë degraduar duke iu drejtuar njëra-tjetrës me fjalë dhe ofendime të ...
TIRANË– Në puntatën e dytë të post “Big Brother VIP” vëmendjen e kanë marrë dhe një herë debate mes ish-dy konkurrentëve të Antonela Berishës dhe Arj...
Dashi Kini vëmendje në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Çiftet që kanë pasur probleme duhet të bëjnë kujdes. Në punë duhet të prisni edhe pak që ...
TIRANË– Aktori i humorit Donald Veshaj ka hequr dorë nga udhëtimi që do t’i lejonte të vizitonte disa vende të botës, që iu dhuruar nga Big Brother v...