6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Majlinda Bici ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan kalvarin e vuajtjeve që ajo dhe familja e saj kanë kaluar pas aksidentit të djalit të saj. Para 6 vitesh, Visari teksa ishte duke ecur me biçikletë u përplas nga një makinë dhe për 27 ditë përfundoi në gjendje kome.
Edhe pse gjendja e tij shëndetësore në dukje u përmirësua, pasojat e atij aksidenti u shfaqën më 29 Shtator 2015, kur djali i saj filloi të bëhej agresiv dhe të shkatërronte çdo gjë në shtëpi.
Ata shkuan tek një psikiatre dhe morën mjekim. Për rreth 5 muaj, djali ishte mirë dhe gjendja e tij dukej se po i kthehej normalitetit. Por krejt papritur një mëngjes, ai u largua nga dritarja dhe shkoi të hidhej në Urën e Shkozetit. Fatmirësisht policia e gjen dhe ai arriti të mbijetojë, pavarësisht se kishte pësuar thyerje të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.
Në studio, Majlinda tregon se ai ka tentuar edhe disa herë të tjera të vetëvritet dhe se aksidenti që pësoi i ka shkaktuar probleme të shumta psikologjike.
Majlinda Bici: Vazhdoi mirë gati një vit, në 29 Shtator të vitit 2015 në shtëpinë time u bë sebep një kompjuter, jo fike, jo ndize kompjuterin.
Mirela Milori: Po bënit debat me Visarin?
Majlinda Bici: Po ai thoshte do e lë në muzikë dhe kur të më zërë gjumi mua do ta fikësh. E fika, jo pse e fike. Po mirë e ndezim prapë, s’ka problem do rrimë. Thjesht ishte ai sebepi, se nuk ka lënë gjë në atë shtëpi, në atë dhomë pa e coptuar deri sa nxirrte shkumë nga goja.
Mirela Milori: Pra kaloi në agresivitet?
Majlinda Bici: Ajo natë ka qenë. Thjesht i kemi çuar një shishe ujë, unë shkova tek infermierja e lagjes, që t’i bënim një qetësues, por ajo nuk dëgjoi. Tha që ai ka marrë gjak dhe unë nuk mund ta bëj. Kur erdha ai ishte qetësuar, por në gjumë.
Mirela Milori: Ishit vetë të dy në shtëpi?
Majlinda Bici: Unë, burri dhe thirra dhe kunatën se nuk e përballonim dot, ai copëtonte shtëpinë. Të nesërmen e çuam tek psikiatrja në Durrës. Ajo më tha të shkoja në Tiranë. Edhe ajo i dha mjekim, ja vazhdova, komunikonim me të, u bë mirë për 3-4 muaj.
Mirela Milori: Çfarë të tha psikiatrja kur i the u soll kështu?
Majlinda Bici: Thjesht shko tek kjo e Tiranës, ajo e Tiranës tha do i bësh këtë mjekim. Mirë ishte deri në Korrik, kishte mërzitje, por jo shumë të mëdha, i përballonim. Kur erdhi puna ishte ushqimi, duket, s’duket, që të nxirrte preteks. Do ia plotësoje atij, kishim s’kishim ne. Gjithë natës kam qenë me të, i vura në 5 të mëngjesit për të ngrënë, edhe iku.
Mirela Milori: Ku iku? Iku nga shtëpia?
Majlinda Bici: Po, unë isha në kuzhinë, atëherë u nevrikosa i thashë ndaç haje, ndaç mos e ha, s’kam çfarë të bëj. Në 6 të mëngjesit, kam qenë në kuzhinë. Ai në dhomë të vet ka dalë nga dritarja. Unë gjithmonë kujtoja se ka hapur derën, por s’kam qenë në vete. I thashë burrit, çohu se ka ikur djali. U ngrit ta kërkonte, por në lagje ka shumë rrugica. Ai thjesht kishte shkuar tek Ura e Shkozetit dhe ishte hedhur.
Mirela Milori: Është hedhur? Ka tentuar…
Majlinda Bici: Po, të vetëvritet! Është hedhur dhe aty e ka gjetur policia. Unë duke kontaktuar me burrin dhe i them: A e gjete? Ai thotë jo. Kur vajti ora 8 e mëngjesit, merr doktoresha e kirurgjisë së reaminacionit në Durrës dhe më thotë: Ti je Majlinda? Se ai kishte rënë pa ndjenja, por kur kishte shkuar aty kishte reaguar, i kishte dhënë numrin e telefonit dhe emrin tim. Ti je Majlinda Bici? Po thashë unë. Hajde shikoje se çunin e ke këtu. Ai ishte coptuar, legeni i thyer, këmbët e thyera. Kam thënë vetëm çoje në Tiranë. Më tha nuk ka gjë për Tiranë, do mbahet këtu. E mbajtën 48 orë aty. Pastaj mungoi gjaku dhe thanë do çohet urgjentisht se s’ka gjak këtu. E çuan, gjendja ishte e rëndë. U vendos me aparaturat këtu. U bë mirë, për një javë, javën e dytë e kaluam në repart, por ishte agresiv dhe aty, thoshte më çoni në shtëpi, por këmba ishte në allçi, legeni ishte i thyer. E mbajtën dhe një javë, pastaj e solla në shtëpi me ambulancë. E mori veten.
Më tej në studio, Majlinda tregoi se gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë sepse ajo dhe burri nuk mund të punojnë, se duhet të kujdesen për djalin, i cili vazhdon të jetë agresiv.
Majlinda Bici: Kunata ime më ndihmon shumë. Unë mbaj një telefon “Nokia” që i çoj zile, kur ai agresohet se thotë: Më lini të vdes apo të ngrihem. Si mund ta lësh? Ne po e përjetojmë përditë këtë fjalë.
Mirela Milori: Ka pasur tentativa të tjera që ai të vetvritet?
Majlinda Bici: Ka patur, unë edhe kur i vë bukën, thikë përpara nuk i vë. Edhe pirun, që ka marrë frikë nuk i vë, thjesht lugë, pjatat, por edhe ato kur e shoh që s’është mirë i vendos edhe kallçuk.
Marrë nga tvklan.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë. Në një...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Task-Forcën shëndetësore, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se në Shqipëri...
TIRANË- Najada Çobo, shefe e Repartit të Infektivit në QSUT, nga mbledhja e task-forcës shëndetësore ka thënë se në Shqipëri ka pasur një rast të dy...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur sot task-forcën shendetësore për herë të dytë, ku ka bërë publike masat e marra për koronavirusin. Në reagimin...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot për hërë të dytë task-forcën shendetësore, për të treguar edhe njëherë masat e marra k...
Shqipëri-Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet me fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin. Sipas një studimi...
SHBA– Në qytetin Çikago, sivjet është hapur katedra e parë e Albanalogjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta LAJM. Katedra ësht...
TIRANË-Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe të dhimbshme të familjes Çekrezi. Kryefamiljarja, Anila, treg...
TIRANË- Është shënuar viktima e parë nga virusi i gripit të zakonshëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje k...
TIRANË- Viti 2019 ishte një vit i vështirë për kompanitë publike të sektorit energjetik i përkufizuar nga një situatë hidrike jo e favorshme, importe të la...