Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Djali i Aubameyang infekton “të gjithë” Arsenalin?! Xhaka i fundit prej tyre…
2 Shtator 2021, 10:11Nga DOSJA
ANGLI – Mesfushori kosovar i përfaqësueses zvicerane është një nga dhjetë lojtarët e Arsenalit deri më tani që ka rezultuar pozitiv me Covid. Që nga fillimi i sezonit, virusi ka shkaktuar shqetësimet të “Topçinjtë’.
Trajneri Mikel Arteta (39 vjeç) komenton situatën aktuale pas humbjes 2:0 në derbin e Londrës kundër Chelseas: “Që nga fillimi i sezonit, nëntë lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar me Covid 19″,- tha ai, për të përditshmen zvicerane “Blick”. “Shumica tyre janë emra të njohur në ekip. Të mërkurën, kapiteni i kombëtares Granit Xhaka ishte rasti i dhjetë i Arsenalit,” – thotë ai më tej.
Para tij ishjte rradha e Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Willian (33) të cilët munguan në fillim të sezonit. Pak para ndeshjes kundër Chelseas në ndeshjen e dytë, Ben White gjithashtu rezultoi pozitiv.
Ylli i sulmit të “Topçinjve”, Aubameyang pati probleme të mëdha me virusin. “Kapiteni ynë luftoi me Covid. Ai ishte i shtrirë në shtrat për një kohë shumë të gjatë dhe u desh shumë sforcim që ai të ulej në stol në ndeshjen kundër Chelseas,” – thotë Arteta. – “Nuk e di se nga vijnë kaq humë infektime.”
Ka spekulime të ndryshme në lidhje me arsyet pse kaq shumë lojtarë të Arsenalit janë prekur nga virusi. Sipas raporteve të mediave, disa nga lojtarët thuhet se janë infektuar nga djali i Aubameyang gjatë një feste.
Në verë, Arsenali u desh të anuloi turneun e tyre në SHBA për shkak të koronavirusit. Po tani, a kërcënohet edhe pjesmarrja e tyre në ndeshjet e kampionatit?
Trajneri Arteta mbeti i befasuar që ndeshja kudër Brentford nuk u shty pasi ekipi i tij kishte disa lojtarë të infektuar.
Nëse do të hedhësh një sy në rregulloren e Premier League për sezonin 2021/22 aty shkruhet: “Miratimi për të shtyrë një ndeshje të kampionatit nuk do të jepet nëse klubi që bën kërkesën ka 14 ose më shumë lojtarë në listë në gjëndje për të luajtur.”
Në miqësores e së mërkurës, ku Zvicra fitoi 2-1 ndaj Greqisë, Xhaka mungoi pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 dhe menjëherë u fut në karantinë. Kësisoj, mesfushori i Arsenalit do t’i mungojë Zvicrës edhe kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut në kualifikime e botërorit “Katar 2022”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Sot luhet dita e dytë e ndeshjeve të fazës së grupeve të kualifikueseve për kampionatin botëror “Katar 2022”. Në fushë do të zbresë edhe Kosova.Pas 2 hu...
ITALI – Ish mbrojtësi i Chelsea, David Luiz mund të ribashkohet me Maurizio Sarrin tek Lazio këtë sezon, me parametra zero. Merkatoja është mbyllur në Ita...
KOSOVE – Arritjet e shkëlqyera të përfaqësueses olimpike të Kosovës vazhdojnë të marrin frytet e punës dhe rezultateve.Së fundmi, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Ol...
ANGLI – Sulmuesi brazilian ka tronditur botën e futbollit me gjestin e tij. Willian i Arsenalit hoqi dorë nga 280 mijë euro që merrte në javë te “Topçinj...
POLONI – Sot, në orën 20:45, është dita e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëve është pikërisht në Varashavë.Me kuriozitet...
ITALI – Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin, teksa në dy ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdh...
ANGLI– Manchester City ishte pranë firmës me Cristiano Ronaldon, por vetëm në minutat e fundit telefonata e ish-trajnerit, Alex Ferguson ndryshoi gjith&cc...