LIVE UPDATES
Aktualitet

Dje grabitej në rrugë sot tek barku i avionit, si u sofistikuan vjedhjet e bankave 4 vitet e fundit

10 Prill 2019, 06:59 Nga DOSJA
Dje grabitej në rrugë sot tek barku i avionit, si u sofistikuan

TIRANË- Grabitja e një makine në dalje të një banke në kryeqytet, në shkurt të vitit 2015, ishte e para e një serie vjedhjesh të mjeteve të transportit të parave, me destinacion aeroportin e Rinasit. Po atë vit, në dhjetor 2015, objektivi i sulmit ishte një automjet në rrugën që të çon për në Rinas. Në qershor 2016, grabitësit u “zhvendosën” në Aeroportin e Rinasit, ku sulmuan brenda tij makinën e transportit të parave. Në shkurt 2017-n, ndodhi një tjetër grabitje në Qafë Kashar, ku sërish ishin objektiv mjetet që transportonin paratë në aeroport.  Për të mbërritur në ngjarjen e pestë, ditën e djeshme, ku krimi arriti kulmin dhe paratë u grabitën nga barku i avionit, që ishte gati për t’u nisur drejt Vjenës.

Ekspertët e sigurisë bankare thanë për Monitor se krimi në Rinas i ka ezaruruar të gjitha fazat gjeografike, ka filluar në qytet, ka vazhduar në Qafën e Kasharit, në ambientet e aeroportit dhe së fundmi edhe brenda avionit. Gjëja e vetme që ka mbetur të shpresohet është që ndonjë ditë të mos merret avioni peng me pasagjerë brenda!

Ekspertët shpjegojnë disa nga arsyet se pse grabitësit arrijnë me kaq lehtësi të vjedhin valutën që bankat transportojnë jashtë vendit me qëllim investimin e parave të lira në bankat e huaja.

Së pari, nga një ngjarje në tjetrën nuk ka pasur shtim të masave të sigurisë dhe  kjo e inkurajon krimin të veprojë më tej.

Së dyti, zbatimi i udhëzimeve të ministrave të brendshëm, fillimisht ai numër 308 i miratuar në maj 2017 dhe udhëzimi i ri në mars 2018, që disiplinojnë lëvizjen e mjeteve të transportit të parave në Rinas, nuk janë zbatuar me korrektësi, ndërsa ka pasur mungesa ose trajnim të pamjaftueshëm të punonjësve të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF-ve) që kyejnë këtë proces (kjo gjithsesi nuk lidhet me ditën e djeshme, ku grabitja ndodhi brenda në avion).

Në rastin e fundit, skenari ishte ndryshe nga grabitjet e tjera. Pasi janë lënë paratë brenda në aeroport, shoqëritë e sigurimit fizik janë larguar dhe vlerat janë futur në barkun e avionit dhe grabitësit i kanë marrë në procesin e fundit. Pra është siguria brenda aeroportit që ka ceduar, duke filluar nga masat në kargo, doganë, e aeroport, policia private e aeroportit dhe policia e shtetit, në një rast që ekspertët e sigurisë fizike e cilësojnë si skandaloz.

Grabitja ishte e mirëmenduar, pasi është studiuar momenti i fundit, si dhe janë përdorur kamuflazhe të Policisë Tatimore për të humbur gjurmën për të mos tërhequr vëmendjen.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se duhet të ngrihet task forcë për të verifikuar ngjarjen dhe element e përgjegjësit që kanë çuar në cedimin e sigurisë së një prej institucioneve më strategjike në vend. Më pas duhet të mendohet për të shtuar masat e sigurisë në të gjithë vektorët e transportit të mjeteve monetare.

Në procesin e transportit të parave, aktorët e parë janë bankat, Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe kompanitë e sigurimit, që sigurojnë transportin. Këto të fundit, thonë ekspertët, janë dhe hallka më e dobët dhe nuk kanë peshë, ndryshe nga vendet e tjera të Europës.

Aktorët e dytë lidhen me pjesën e transportit, ku përfshihen SHPSF-të dhe policia e shtetit.

Faktori i tretë janë masat e sigurisë brenda në aeroport, në kargo, doganë, ku rol kanë policia private e aeroportit dhe policia e shtetit. Nisur dhe nga ngjarja e qershorit 2016, siguria brenda ambienteve të Rinasit mbetet shumë e dobët.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se në vendet e tjera, përgjithësisht paratë ngarkohen në avionë në xhepa të veçantë të aeroportit dhe jo siç ndodh në Shqipëri, ku pasi hidhen valixhet, në një cep vendosen dhe paratë që transportohen nga bankat.  Kjo metodë vë në rrezik edhe sigurinë e pasagjerëve të avionit.  Ata sugjerojnë që bankat të përdorin chartera të veçantë për të lëvizur vlerat.

Brumbulli: Ka shumë pikëpyetje në këtë mes!

Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave thotë se kjo ngjarje ishte jashtë juridiksionit të bankave.

“Nga informacioni rezulton që është vjedhur te barku i avionit, kjo është shumë e rëndë nuk ka të bëjë me bankat”, pohon ai, duke shtuar se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur. “Si ka mundësi të hyjnë mjete në një zonë kaq të kufizuar, duke pasur brenda njerëz të armatosur dhe të panjohur”, pohon ai.

Brumbulli thotë se pas ngjarjeve të ndodhura më parë janë shtuar masat e sigurisë në transportin e vlerave monetare, por në rastin konkret, shqetësimi kufizohet në zonën e sigurisë së Rinasit.

“Avioni ishte i mbushur me njerëz dhe një makinë pa targa futet shumë kollaj, ka shumë pikëpyetje në këtë mes”, shton ai.

Pse bankat transportojnë paratë jashtë

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipër për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SwissZyrich duke i konvertuar në Eur ose dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicer, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një trasanksion i thjeshtë këmbimi cash.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore që është shërbim që e ofrojnë kompanitë Ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdisshëm dhe për këtë arsye disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën.

Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 milione euro te vjedhura admir murati grabitja ne rinas grabitjet e parave grabitjet e parave në rinas 10 milione euro te vjedhura admir murati grabitja ne rinas grabitjet e parave grabitjet e parave në rinas

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë